Ndërlidhjet

Sa janë të realizueshme kërcënimet e Iranit për largim nga traktati bërthamor dhe bllokada në Hormuz?

Tym në depon e naftës Shahran në veriperëndim të Teheranit, më 16 qershor 2025.
Tym në depon e naftës Shahran në veriperëndim të Teheranit, më 16 qershor 2025.

Mes një fushate ajrore përshkallëzuese izraelite kundër Iranit, sa shkojnë e shtohen thirrjet në Teheran për tërheqje të Iranit prej Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT) dhe mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, njërës prej rrugëve kryesore në botë për transportim të naftës.

Armiqtë e përbetuar kanë sulmuar njëri-tjetrin prej 13 qershorit, pasi Izraeli ka nisur sulm të pashembullt kundër qendrave bërthamore të Iranit, bazave ushtarake dhe zonave të banimit, me qëllim të dëmtimit të programit bërthamor të Teheranit dhe eliminim të udhëheqësisë së lartë ushtarake.

Shkatërrime në Teheran pas sulmeve të Izraelit

Njerëzit shikojnë një ndërtesë të dëmtuar pas sulmeve izraelite në Teheran, më 13 qershor.
1/8 Njerëzit shikojnë një ndërtesë të dëmtuar pas sulmeve izraelite në Teheran, më 13 qershor.
Izraeli thotë se ka ndërmarrë sulme ndaj objekteve bërthamore në Iran më 13 qershor. Sulmet ndodhën gjatë natës dhe u raportuan edhe në kryeqytetin Teheran. Fotografitë dhe pamjet nga vendngjarja tregojnë shpërthime dhe ndërtesa të dëmtuara.
Njerëzit mblidhen rreth një ndërtesë të dëmtuar pas sulmeve izraelite në Teheran.
2/8 Njerëzit mblidhen rreth një ndërtesë të dëmtuar pas sulmeve izraelite në Teheran.
Izraeli thotë se ka ndërmarrë sulme ndaj objekteve bërthamore në Iran më 13 qershor. Sulmet ndodhën gjatë natës dhe u raportuan edhe në kryeqytetin Teheran. Fotografitë dhe pamjet nga vendngjarja tregojnë shpërthime dhe ndërtesa të dëmtuara.
Ekipet e shpëtimit punojnë jashtë një ndërtese që u godit nga një sulm izraelit në kryeqytetin iranian.
3/8 Ekipet e shpëtimit punojnë jashtë një ndërtese që u godit nga një sulm izraelit në kryeqytetin iranian.
Izraeli thotë se ka ndërmarrë sulme ndaj objekteve bërthamore në Iran më 13 qershor. Sulmet ndodhën gjatë natës dhe u raportuan edhe në kryeqytetin Teheran. Fotografitë dhe pamjet nga vendngjarja tregojnë shpërthime dhe ndërtesa të dëmtuara.
Inspektimet kanë konfirmuar dëme të mëdha pas shembjes së ndërtesave.
4/8 Inspektimet kanë konfirmuar dëme të mëdha pas shembjes së ndërtesave.
Izraeli thotë se ka ndërmarrë sulme ndaj objekteve bërthamore në Iran më 13 qershor. Sulmet ndodhën gjatë natës dhe u raportuan edhe në kryeqytetin Teheran. Fotografitë dhe pamjet nga vendngjarja tregojnë shpërthime dhe ndërtesa të dëmtuara.
Sulmet shkaktuan dëme të mëdha në disa ndërtesa.
5/8 Sulmet shkaktuan dëme të mëdha në disa ndërtesa.
Izraeli thotë se ka ndërmarrë sulme ndaj objekteve bërthamore në Iran më 13 qershor. Sulmet ndodhën gjatë natës dhe u raportuan edhe në kryeqytetin Teheran. Fotografitë dhe pamjet nga vendngjarja tregojnë shpërthime dhe ndërtesa të dëmtuara.
Ekipet e emergjencës në vendin e sulmit izraelit.
6/8 Ekipet e emergjencës në vendin e sulmit izraelit.
Izraeli thotë se ka ndërmarrë sulme ndaj objekteve bërthamore në Iran më 13 qershor. Sulmet ndodhën gjatë natës dhe u raportuan edhe në kryeqytetin Teheran. Fotografitë dhe pamjet nga vendngjarja tregojnë shpërthime dhe ndërtesa të dëmtuara.
Zjarrfikës në rrugët e Teheranit.
7/8 Zjarrfikës në rrugët e Teheranit.
Izraeli thotë se ka ndërmarrë sulme ndaj objekteve bërthamore në Iran më 13 qershor. Sulmet ndodhën gjatë natës dhe u raportuan edhe në kryeqytetin Teheran. Fotografitë dhe pamjet nga vendngjarja tregojnë shpërthime dhe ndërtesa të dëmtuara.
Rrënojat mbushën disa rrugë në Teheran.
8/8 Rrënojat mbushën disa rrugë në Teheran.
Izraeli thotë se ka ndërmarrë sulme ndaj objekteve bërthamore në Iran më 13 qershor. Sulmet ndodhën gjatë natës dhe u raportuan edhe në kryeqytetin Teheran. Fotografitë dhe pamjet nga vendngjarja tregojnë shpërthime dhe ndërtesa të dëmtuara.
Previous slide
Next slide

Shumë komandantë të profilit të lartë të Gardës Revolucionare Islamike dhe shkencëtarë bërthamorë janë vrarë në sulme. Ministria e Brendshme e Iranit ka thënë se si pasojë e sulmeve janë vrarë 224 njerëz, përfshirë fëmijë.

Autoritetet izraelite kanë raportuar për 24 persona të vrarë, përfshirë civilë.

Izraeli ka thënë se e ka nisur sulmin, sepse e ka kuptuar që Irani është javë, nëse jo ditë, larg posedimit të armës bërthamore. Irani hedh poshtë këtë pretendim dhe insiston që programi i tij bërthamor është për qëllime paqësore.

Mbrojtja ajrore e Izraelit duke goditur në ajër raketat iraniane mbi Tel Aviv, më 15 qershor.
Mbrojtja ajrore e Izraelit duke goditur në ajër raketat iraniane mbi Tel Aviv, më 15 qershor.

Parlamenti i Iranit është duke çuar përpara një projektligj për tërheqje prej Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore, ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baqaei, më 16 qershor. Zyrtarët iranianë janë duke kërcënuar edhe me mbyllje të Ngushticës së Hormuzit, nëse vazhdojnë sulmet.

Mirëpo, ekspertët paralajmërojnë se kërcënimet e Teheranit mund të jenë më tepër teatër politik, sesa ndonjë ndryshim i madh.

Tërheqja nga Traktati: Më shumë zhurmë sesa kafshim?

Ligjvënësi iranian i linjës së ashpër, Hamid Rasaee, ka thënë përgjatë fundjavës se nuk ka asnjë kuptim që shteti të jetë pjesë e Traktatit për Mospërhapje të Armëve Bërthamore, pasi ai ka dështuar që t’i mbrojë qendrat bërthamore iraniane prej sulmeve.

Një tjetër ligjvënës, Mohammad Mannan, ka thënë se një projektligj me prioritet të lartë do t’i dorëzohet parlamentit, me kërkesë për largim nga traktati.

Pavarësisht retorikës së nxehtë në Teheran, ekspertët kanë thënë se Irani ka pak mundësi që të largohet aq shpejt.

“Tani për tani, Irani nuk duket se ka mundësi për t’u tërhequr prej Traktatit për Mospërhapje të Armëve Bërthamore, pavarësisht rritjes së presonit prej ligjvënësve të linjës së ashpër”, ka thënë Hamidreza Azizi, hulumtues në Institutin Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe ato të Sigurisë, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Edhe nëse Parlamenti e miraton projektin, ai duhet të miratohet nga Këshilli i Gardianëve. Pjesëtarët e këtij organi për mbikëqyrje kushtetuese në Iran emërohen - direkt apo indirekt - nga lideri suprem, Ajatollah Ali Khamenei, komandanti i përgjithshëm i ushtrisë, i cili e ka fjalën e fundit në të gjitha çështjet e mëdha shtetërore.

Azizi argumenton se tërheqja prej traktitit do ta shkatërronte mbrojtjen ligjore të Iranit.

“Deri më tani Teherani e ka mbrojtur veten në skenën ndërkombëtare me arsyetimin se veprimet e Izraelit janë të paligjshme. Largimi prej Traktatit për Mospërhapje të Armëve Bërthamore do ta dëmtonte krejtësisht në këtë drejtim”.

Më 2010, Khamenei e ka lëshuar një vendim ligjor – fatva – duke e shpallur gjë të “ndaluar” me rregullat e Islamit, përdorimin e armëve bërthamore, dhe kështu ka deklaruar se Irani nuk do t’i posedojë ato.

Zyrtarët iranianë e kanë përmendur shpesh këtë dekret si dëshmi që Republika Islamike nuk ka synim që t’i zhvillojë armët bërthamore.

Megjithatë, analistët argumentojnë se ky vendim ligjor nuk përbën pengesë serioze që Irani të posedojë bombë.

Ata besojnë se Irani mund të kryejë gjithë punën e nevojshme derisa vendimi të jetë në fuqi, dhe më pas Khamenei mund ta tërheqë atë në të ardhmen, nëse merret ndonjë vendim për të ecur përpara.

Baqaei ka thënë më 16 qershor se pavarësisht përpjekjeve legjislative për të iniciuar tërheqjen e Iranit nga traktati, Teherani nuk synon të ketë armë bërthamore.

Dëmet ndaj objekteve iraniane nga sulmet izraelite

Dëme janë vërejtur në hyrjet e tuneleve të një objekti në Kermanshah, në Iranin perëndimor. Mendohet se ky objekt shërben si bazë raketore iraniane.
1/6 Dëme janë vërejtur në hyrjet e tuneleve të një objekti në Kermanshah, në Iranin perëndimor. Mendohet se ky objekt shërben si bazë raketore iraniane.
Pamjet satelitore, të nxjerra më 15 qershor nga kompania Maxar, shfaqin objektet që janë goditur nga sulmet izraelite në disa zona të Iranit.
Godina të shkatërruara përreth hyrjes së objektit në Kermanshah.
2/6 Godina të shkatërruara përreth hyrjes së objektit në Kermanshah.
Pamjet satelitore, të nxjerra më 15 qershor nga kompania Maxar, shfaqin objektet që janë goditur nga sulmet izraelite në disa zona të Iranit.
Një ndërtesë magazinimi e shkatërruar në objektin në Kermanshah.
3/6 Një ndërtesë magazinimi e shkatërruar në objektin në Kermanshah.
Pamjet satelitore, të nxjerra më 15 qershor nga kompania Maxar, shfaqin objektet që janë goditur nga sulmet izraelite në disa zona të Iranit.
Godina të dëmtuara nga sulmet në një objekt ushtarak në Bid Kaneh, në veriperëndim të Iranit.
4/6 Godina të dëmtuara nga sulmet në një objekt ushtarak në Bid Kaneh, në veriperëndim të Iranit.
Pamjet satelitore, të nxjerra më 15 qershor nga kompania Maxar, shfaqin objektet që janë goditur nga sulmet izraelite në disa zona të Iranit.
Një ndërtesë që ishte në shënjestër në bazën ushtarake, në Bid Kaneh.
5/6 Një ndërtesë që ishte në shënjestër në bazën ushtarake, në Bid Kaneh.
Pamjet satelitore, të nxjerra më 15 qershor nga kompania Maxar, shfaqin objektet që janë goditur nga sulmet izraelite në disa zona të Iranit.
Pamje nga objekti i pasurimit të uraniumit në Natanz – një nga pikat kyç të programit bërthamor të Iranit – tregojnë disa ndërtesa të shkatërruara.
6/6 Pamje nga objekti i pasurimit të uraniumit në Natanz – një nga pikat kyç të programit bërthamor të Iranit – tregojnë disa ndërtesa të shkatërruara.
Pamjet satelitore, të nxjerra më 15 qershor nga kompania Maxar, shfaqin objektet që janë goditur nga sulmet izraelite në disa zona të Iranit.
Previous slide
Next slide

Ngushtica e Hormuzit: Rreziqe të mëdha, shanse të vogla

Mediat dhe disa zyrtarë të linjës së ashpër e kanë përmendur sërish mundësinë e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit – vendim që kërcënon gati një të pestën e furnizimeve botërore me naftë.

Megjithatë, Gregory Brew, analist i lartë për Iranin dhe çështje të naftës në Grupin e Euroazisë – me seli në Nju Jork – ka thënë se ky është një kërcënim që Teherani vështirë se do ta jetësojë.

“Mbyllja e Ngushticës është karta e fundit e madhe në duart e Iranit”, ka thënë Brew në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“Ai mund të vendosë bllokadë ujore përmes raketave balistike me rreze të shkurtër, anijeve detare dhe minave”.

Mirëpo, tentimet për të bllokuar këtë ngushticë strategjike do të kenë pasoja të konsiderueshme, sikurse nxitja e “menjëhershme” e përgjigjes nga Shtetet e Bashkuara dhe Këshilli Bashkëpunues i Gjirit.

“Nëse lufta me Izraelin do të jetë shumë e dëmshme, lufta me Shtetet e Bashkuara dhe ato të Gjirit do të jetë edhe më e ashpër”, ka thënë Brew.

Në aspektin ekonomik, mbyllja e Ngushticës së Hormuzit do të dëmtonte edhe Iranin, sepse ai vetë e shfrytëzon për të eksportuar naftë, kryesisht në Kinë.

“Për aq kohë që kjo situatë të vazhdojë, nuk besoj se do të jetësohen këto kërcënime”, ka thënë Brew.

Përgatiti: Krenare Cubolli
Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG