Ndërlidhjet

A mund t’i shfrytëzojë Irani përplasjet sektare për të rikthyer ndikimin në Siri?

Luftëtarët beduinë në fshatin Busra al-Harir, në veriperëndim të qytetit Suveida, 22 korrik 2025.
Luftëtarët beduinë në fshatin Busra al-Harir, në veriperëndim të qytetit Suveida, 22 korrik 2025.

Në mes të përleshjeve vdekjeprurëse midis luftëtarëve druzë dhe milicive beduine në provincën Suveida, në jug të Sirisë, lind pyetja: a mund t’i shfrytëzojë Irani këto përplasje sektare për të rikthyer ndikimin që ndërtoi gjatë një dekade luftë civile?

Për vite me radhë, komandantët iranianë dhe përfaqësuesit e tyre mbështetën Qeverinë e Bashar al-Assadit, duke e kthyer Sirinë në një korridor tokësor, që lidhte grupet aleate në Irak dhe Liban.

Por, që nga rrëzimi i papritur i dinastisë Assad në dhjetor të vitit të kaluar dhe tërheqja e pjesshme e forcave ruse, dominimi i Teheranit u dobësua.

Tani, presidenti i përkohshëm i Sirisë dhe ish-udhëheqësi rebel, Ahmed al-Sharaa, po përballet me vështirësi në kontrollimin e fraksioneve të ndryshme, duke krijuar mundësi - por edhe rreziqe - për Teheranin në jug të vendit.

Dhuna e fundit shpërtheu pas rrëmbimit të një tregtari druz dhe hakmarrjeve me rrëmbime të tjera, që shpejt çuan në përleshje të përgjakshme.

Të dyja palët kryen sulme dhe vrasje hakmarrëse.

Kur forcat qeveritare siriane ndërhynë, ato u akuzuan për mbështetjen e beduinëve - çfarë shkaktoi përplasje të drejtpërdrejta me luftëtarët druzë.

Ato u akuzuan edhe për vrasje të jashtëligjshme, plaçkitje dhe zjarrvënie në zonat ku jeton komuniteti druz.

Kjo është një pakicë fetare, e përqendruar në jug të Sirisë, që ka traditë vetëqeverisjeje dhe marrëdhënie të ndërlikuara me shtetin.

Më 19 korrik u arrit një armëpushim mes Qeverisë, milicive druze dhe fisit beduin, i cili i ndaloi luftimet që zgjatën për një javë dhe shkaktuan mbi 1.000 viktima.

Aktualisht, armëpushimi po mbahet, por me vështirësi.

Metodat e vjetra

Strategjia afatgjate e Iranit mbështetet më pak në dislokime të hapura ushtarake dhe më shumë në krijimin e milicive lokale.

Kur dhuna shpërtheu në pjesën perëndimore të Sirisë në mars, disa e akuzuan Teheranin për nxitjen e trazirave, duke vënë në dukje se disa udhëheqës të milicive ishin trajnuar nga Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC).

Në të njëjtën kohë, zyrtarët iranianë përpiqen të paraqiten si mbrojtës të sovranitetit sirian, duke i dënuar sulmet ajrore izraelite dhe duke paralajmëruar kundër ndërhyrjes perëndimore.

Qëllimi nuk është thjesht ushtarak - Irani synon edhe rindërtimin e kapitalit politik mes sirianëve të lodhur nga lufta dhe të shqetësuar për dominimin e huaj.

Megjithatë, Teherani përballet me pengesa të mëdha.

Druzët, që janë shumicë në Suveida, vazhdojnë të jenë shumë mosbesues ndaj Iranit dhe përfaqësuesve të tij shiitë.

Fiset lokale sunite, të përfshira në luftërat e tyre të brendshme, tregojnë pak interes për mbështetje nga jashtë.

Sfidat dhe rreziqet

Për ta vështirësuar edhe më shumë pozicionin e Iranit, është përfshirja më aktive e Izraelit në rajon.

Që nga rënia e Assadit, forcat izraelite i intensifikuan sulmet ndaj objektivave - që dyshohet se ishin të lidhura me Iranin - pranë Lartësive të pushtuara të Golanit, duke u zotuar se do të pengojnë çdo përpjekje për rikthimin e ndikimit.

Zyrtarët izraelitë, madje, i justifikuan disa sulme ndaj pozicioneve siriane si mbrojtje të druzëve.

Situatën e komplikon edhe më shumë peizazhi i përçarë lokal në Siri, ku besnikëritë ndryshojnë shpesh dhe sundimi i komandantëve lokalë bën që fitoret e Iranit të jenë kalimtare.

Aleatët iranianë në disa vende të tjera - sidomos Hezbollahu në Liban - janë dobësuar tashmë nga humbjet e mëdha në luftimet e fundit me Izraelin.

Por, përtej Sirisë, ata i intensifikuan aktivitetet.

Rebelët Huthi në Jemen rikthyen sulmet në Detin e Kuq - pas disa muajsh në paqe - duke goditur dy anije tregtare.

Në Irak, milicitë proiraniane dyshohen për ndërprerjen e prodhimit të naftës në rajonin e Kurdistanit.

Në muajt e fundit, forcat siriane dhe ushtria libaneze kapën edhe disa dërgesa me raketa që po shkonin në adresë të Hezbollahut, i cili është shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe vende të tjera perëndimore.

Kur Irani dhe Izraeli ishin miq të mirë

Diplomati iranian, Reza Saffinia, duke përshëndetur ushtarët izraelitë teksa arrinte te rezidenca e presidentit të parë të Izraelit, Chaim Weizmann, afër Tel Avivit, më 1950.

Atë vit, Irani u nda nga fqinjtë arabë, duke njohur joformalisht shtetin e ri hebraik.
1/12 Diplomati iranian, Reza Saffinia, duke përshëndetur ushtarët izraelitë teksa arrinte te rezidenca e presidentit të parë të Izraelit, Chaim Weizmann, afër Tel Avivit, më 1950.

Atë vit, Irani u nda nga fqinjtë arabë, duke njohur joformalisht shtetin e ri hebraik.
Para se revolucioni ta rrëzonte monarkinë iraniane më 1979, Teherani dhe Tel Avivi shkëmbenin turistë dhe mallra, në vend të raketave dhe dronëve. (Përgatiti: Trim Haliti)
David Ben Gurion (majtas), kryeministër i parë i Izraelit, duke u takuar me diplomatin iranian, Reza Saffinia (me kostumin me vija), në një ndejë të organizuar nga një delegacion iranian në Jerusalem, më 1950.

Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve do të bëheshin aq të ngrohta, saqë do të kishte fluturime të përditshme ndërmjet Teheranit dhe Tel Avivit. Fshehtas, Irani dhe Izraeli madje punuan bashkë për krijimin e një sistemi raketor.
2/12 David Ben Gurion (majtas), kryeministër i parë i Izraelit, duke u takuar me diplomatin iranian, Reza Saffinia (me kostumin me vija), në një ndejë të organizuar nga një delegacion iranian në Jerusalem, më 1950.

Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve do të bëheshin aq të ngrohta, saqë do të kishte fluturime të përditshme ndërmjet Teheranit dhe Tel Avivit. Fshehtas, Irani dhe Izraeli madje punuan bashkë për krijimin e një sistemi raketor.
Para se revolucioni ta rrëzonte monarkinë iraniane më 1979, Teherani dhe Tel Avivi shkëmbenin turistë dhe mallra, në vend të raketave dhe dronëve. (Përgatiti: Trim Haliti)
Lopë qumështore duke u futur në një avion transportues për t'u dërguar në Iran, në një bazë ajrore izraelite, më 1965.

Përderisa Izraeli përfitoi nga nafta iraniane, Teherani siguroi ekspertizën izraelite në teknologjitë bujqësore dhe ushtarake.
3/12 Lopë qumështore duke u futur në një avion transportues për t'u dërguar në Iran, në një bazë ajrore izraelite, më 1965.

Përderisa Izraeli përfitoi nga nafta iraniane, Teherani siguroi ekspertizën izraelite në teknologjitë bujqësore dhe ushtarake.
Para se revolucioni ta rrëzonte monarkinë iraniane më 1979, Teherani dhe Tel Avivi shkëmbenin turistë dhe mallra, në vend të raketave dhe dronëve. (Përgatiti: Trim Haliti)
Burra nga Lindja e Mesme dhe nga Afrika duke dëgjuar një ligjëratë për bujqësi në një qendër edukative në Beit Berl, në veri të Tel Avivit, më 1971.
4/12 Burra nga Lindja e Mesme dhe nga Afrika duke dëgjuar një ligjëratë për bujqësi në një qendër edukative në Beit Berl, në veri të Tel Avivit, më 1971.
Para se revolucioni ta rrëzonte monarkinë iraniane më 1979, Teherani dhe Tel Avivi shkëmbenin turistë dhe mallra, në vend të raketave dhe dronëve. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një martesë hebraike në një vend të panjohur në Iran, në vitet '50.

Ceremonia u udhëhoq nga rabini Shlomo Cohen Tzedek (në mes, djathtas).
5/12 Një martesë hebraike në një vend të panjohur në Iran, në vitet '50.

Ceremonia u udhëhoq nga rabini Shlomo Cohen Tzedek (në mes, djathtas).
Para se revolucioni ta rrëzonte monarkinë iraniane më 1979, Teherani dhe Tel Avivi shkëmbenin turistë dhe mallra, në vend të raketave dhe dronëve. (Përgatiti: Trim Haliti)
Mundës nga Izraeli dhe Irani duke luftuar gjatë edicionit të shtatë të Lojërave Makabiane, në Tel Aviv, Izrael, në gushtin e 1965-tës. Lojërat mbahen çdo katër vjet dhe janë të hapura për atletët hebraikë nga e mbarë bota.

Hebrenjtë kanë qenë të pranishëm në Iran prej shekujsh. Në vitet '70, rreth 100.000 hebrenj jetonin në vend. Më 2012 besohej se kishin mbetur vetëm 8.756.
6/12 Mundës nga Izraeli dhe Irani duke luftuar gjatë edicionit të shtatë të Lojërave Makabiane, në Tel Aviv, Izrael, në gushtin e 1965-tës. Lojërat mbahen çdo katër vjet dhe janë të hapura për atletët hebraikë nga e mbarë bota.

Hebrenjtë kanë qenë të pranishëm në Iran prej shekujsh. Në vitet '70, rreth 100.000 hebrenj jetonin në vend. Më 2012 besohej se kishin mbetur vetëm 8.756.
Para se revolucioni ta rrëzonte monarkinë iraniane më 1979, Teherani dhe Tel Avivi shkëmbenin turistë dhe mallra, në vend të raketave dhe dronëve. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një fotografi e shkrepur nga fotografi izraelit, Benno Rothberg, shfaq një koleg të tij duke iu afruar gërmadhave të Persepolit, kryeqytetit të lashtë të Perandorisë Persiane, më 1968.
7/12 Një fotografi e shkrepur nga fotografi izraelit, Benno Rothberg, shfaq një koleg të tij duke iu afruar gërmadhave të Persepolit, kryeqytetit të lashtë të Perandorisë Persiane, më 1968.
Para se revolucioni ta rrëzonte monarkinë iraniane më 1979, Teherani dhe Tel Avivi shkëmbenin turistë dhe mallra, në vend të raketave dhe dronëve. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një anije-cisternë iraniane duke arritur një një port izraelit, më 1975.

Pas Luftës Gjashtëditore, më 1967, armiqësitë e arabëve me Izraelin dhe aleatët e tij çuan në një krizë ndërkombëtare nafte.

Nafta iraniane ishte shpëtimtare për Izraelin asokohe.
8/12 Një anije-cisternë iraniane duke arritur një një port izraelit, më 1975.

Pas Luftës Gjashtëditore, më 1967, armiqësitë e arabëve me Izraelin dhe aleatët e tij çuan në një krizë ndërkombëtare nafte.

Nafta iraniane ishte shpëtimtare për Izraelin asokohe.
Para se revolucioni ta rrëzonte monarkinë iraniane më 1979, Teherani dhe Tel Avivi shkëmbenin turistë dhe mallra, në vend të raketave dhe dronëve. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një udhëtar izraelit (majtas) duke pirë një gllënjkë pranë punëtorëve afër lumit Shat al-Arab, në Iranin perëndimor, në vitet '50.

Izraelitët që jetonin në Iran para revolucionit të 1979-tës thoshin se nuk iu bënte fort përshtypje shtypja që shahu ia bënte popullit të vet.

"Ata nuk ankoheshin, dhe ne nuk ndërhynim", kujtonte një burrë izraelit, në një film për periudhën para revolucionit.

"Ne s'jemi të verbër, e dinim se në çfarë realiteti jetonim, por s'ishte puna jonë", thoshte ai.
9/12 Një udhëtar izraelit (majtas) duke pirë një gllënjkë pranë punëtorëve afër lumit Shat al-Arab, në Iranin perëndimor, në vitet '50.

Izraelitët që jetonin në Iran para revolucionit të 1979-tës thoshin se nuk iu bënte fort përshtypje shtypja që shahu ia bënte popullit të vet.

"Ata nuk ankoheshin, dhe ne nuk ndërhynim", kujtonte një burrë izraelit, në një film për periudhën para revolucionit.

"Ne s'jemi të verbër, e dinim se në çfarë realiteti jetonim, por s'ishte puna jonë", thoshte ai.
Para se revolucioni ta rrëzonte monarkinë iraniane më 1979, Teherani dhe Tel Avivi shkëmbenin turistë dhe mallra, në vend të raketave dhe dronëve. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një fotografi e shkrepur nga fotografi izraelit, Benno Rothberg, shfaq arkeologë të paidentifikuar duke punuar në provincën Gilan të Iranit, më 1968.
10/12 Një fotografi e shkrepur nga fotografi izraelit, Benno Rothberg, shfaq arkeologë të paidentifikuar duke punuar në provincën Gilan të Iranit, më 1968.
Para se revolucioni ta rrëzonte monarkinë iraniane më 1979, Teherani dhe Tel Avivi shkëmbenin turistë dhe mallra, në vend të raketave dhe dronëve. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një ekspozitë botimesh iraniane, në një panair librash në Jerusalem, më 1963.
11/12 Një ekspozitë botimesh iraniane, në një panair librash në Jerusalem, më 1963.
Para se revolucioni ta rrëzonte monarkinë iraniane më 1979, Teherani dhe Tel Avivi shkëmbenin turistë dhe mallra, në vend të raketave dhe dronëve. (Përgatiti: Trim Haliti)
Ekipi i shahut i Iranit (majtas) gjatë ballafaqimit me homologët amerikanë, gjatë Olimpiadës Botërore të Shahut, në Haifa, Izrael, më 1976.
12/12 Ekipi i shahut i Iranit (majtas) gjatë ballafaqimit me homologët amerikanë, gjatë Olimpiadës Botërore të Shahut, në Haifa, Izrael, më 1976.
Para se revolucioni ta rrëzonte monarkinë iraniane më 1979, Teherani dhe Tel Avivi shkëmbenin turistë dhe mallra, në vend të raketave dhe dronëve. (Përgatiti: Trim Haliti)
Previous slide
Next slide

Këto veprime tregojnë se Irani dëshiron ta ruajë ndikimin e tij përmes rrjetit të milicive dhe aleatëve, si pjesë e strategjisë së tij për të frenuar kundërshtarët.

Edhe nëse dërgesat e mëdha dhe të rregullta të armëve nuk janë më të mundshme, Irani dëshiron të tregojë se mbetet me ndikim.

Tash për tash, qasja e Teheranit ndaj Sirisë pritet të jetë me hapa të vegjël dhe në mënyrë të tërthortë, për shkak të mungesës së burimeve dhe vëmendjes më të madhe që i kushtohet.

Në vend të veprimeve dramatike, do të mbështetet në transferime të fshehta armësh dhe në përpjekje për të rindërtuar aleanca lokale.

Por, derisa Izraeli vëzhgon, përpjekjet e Iranit për të rifituar ndikim të madh në Siri, nuk do të jenë të lehta.

Përgatiti: Valona Tela
Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG