Ndërlidhjet

Irani përgatitet për përgjigje të ashpër nga Izraeli pas sulmit më të madh ndonjëherë ndaj tij

Iranianët mblidhen në Teheran për të festuar sulmin e madh raketor kundër Izraelit më 1 tetor.
Iranianët mblidhen në Teheran për të festuar sulmin e madh raketor kundër Izraelit më 1 tetor.

Irani i hodhi gati 200 raketa balistike drejt Izraelit, duke e kryer sulmin më të madh si kurrë ndonjëherë ndaj armikut të vet të përbetuar.

Sulmi i 1 tetorit ishte më i madh dhe më i guximshëm se sulmet e papritura të Iranit kundër Izraelit në prill. Këtë herë, Teherani gjithashtu përdori raketa më të përparuara dhe nuk dha paralajmërime të dukshme para kryerjes së sulmit.

Dëmet e përgjithshme dhe viktimat që sulmi raketor i Iranit i ka shkaktuar ende janë të paqarta. Por, Izraeli është zotuar se do të përgjigjet shumë ashpër.

Ekspertët kanë thënë se hakmarrja e Izraelit me gjasë do të jetë më e fuqishme seç ishte në prill - kur u përgjigj kryesisht butësisht - duke e ditur se sa i madh ishte sulmi më i fundit nga Irani.

“Izraeli natyrisht se do t’ia japë një goditje shumë më të rëndë Iranit”, tha Ali Vaez, drejtor i Projektit për Iranin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.

Pasojat nga breshëria e raketave që lëshoi Irani ndaj Izraelit

Një veturë e mbuluar me dheun që është përhapur nga fuqia e përplasjes së një rakete në Tel Aviv. Fotoja është bërë mëngjesin e 2 tetorit pasi Irani nisi një breshëri raketash mbi Izraelin një ditë më parë.
1/10 Një veturë e mbuluar me dheun që është përhapur nga fuqia e përplasjes së një rakete në Tel Aviv. Fotoja është bërë mëngjesin e 2 tetorit pasi Irani nisi një breshëri raketash mbi Izraelin një ditë më parë.
Pas një sulmi iranian që me sa duket përfshinte raketa hipersonike, izraelitët u zgjuan më 2 tetor për të parë dëmet e shkaktuara. Sipas ushtrisë izraelite, Irani gjuajti më shumë se 180 raketa balistike në drejtim të Izraelit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një restorant i dëmtuar në Tel Aviv.

Rreth 180 raketa, duke përfshirë ato që Irani tha se ishin armë hipersonike, u lëshuan mbi Izraelin në mbrëmjen e 1 tetorit në mes të një konflikti në rritje në Lindjen e Mesme.
2/10 Një restorant i dëmtuar në Tel Aviv.

Rreth 180 raketa, duke përfshirë ato që Irani tha se ishin armë hipersonike, u lëshuan mbi Izraelin në mbrëmjen e 1 tetorit në mes të një konflikti në rritje në Lindjen e Mesme.
Pas një sulmi iranian që me sa duket përfshinte raketa hipersonike, izraelitët u zgjuan më 2 tetor për të parë dëmet e shkaktuara. Sipas ushtrisë izraelite, Irani gjuajti më shumë se 180 raketa balistike në drejtim të Izraelit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një burrë fotografon një ndërtesë në Hod HaSharon, afër Tel Avivit, e cila u shkatërrua në sulmin e 1 tetorit.
3/10 Një burrë fotografon një ndërtesë në Hod HaSharon, afër Tel Avivit, e cila u shkatërrua në sulmin e 1 tetorit.
Pas një sulmi iranian që me sa duket përfshinte raketa hipersonike, izraelitët u zgjuan më 2 tetor për të parë dëmet e shkaktuara. Sipas ushtrisë izraelite, Irani gjuajti më shumë se 180 raketa balistike në drejtim të Izraelit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Disa burra duke inspektuar një makinë të dëmtuar në Tel Aviv.

Shkalla e dëmeve nga sulmet iraniane mbetet e paqartë. Një palestinez dihet se është vrarë nga një copë e raketës, në Bregun Perëndimor të Jerikos.
4/10 Disa burra duke inspektuar një makinë të dëmtuar në Tel Aviv.

Shkalla e dëmeve nga sulmet iraniane mbetet e paqartë. Një palestinez dihet se është vrarë nga një copë e raketës, në Bregun Perëndimor të Jerikos.
Pas një sulmi iranian që me sa duket përfshinte raketa hipersonike, izraelitët u zgjuan më 2 tetor për të parë dëmet e shkaktuara. Sipas ushtrisë izraelite, Irani gjuajti më shumë se 180 raketa balistike në drejtim të Izraelit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Palestinezët në Ramallah mblidhen rreth një rakete që ra pas sulmit iranian.
5/10 Palestinezët në Ramallah mblidhen rreth një rakete që ra pas sulmit iranian.
Pas një sulmi iranian që me sa duket përfshinte raketa hipersonike, izraelitët u zgjuan më 2 tetor për të parë dëmet e shkaktuara. Sipas ushtrisë izraelite, Irani gjuajti më shumë se 180 raketa balistike në drejtim të Izraelit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Ekipet izraelite të urgjencës inspektojnë gropën e krijuar nga përplasja e një rakete iraniane pasi ajo goditi fillimisht ndërtesën e një shkolle në qendër të Izraelit.
6/10 Ekipet izraelite të urgjencës inspektojnë gropën e krijuar nga përplasja e një rakete iraniane pasi ajo goditi fillimisht ndërtesën e një shkolle në qendër të Izraelit.
Pas një sulmi iranian që me sa duket përfshinte raketa hipersonike, izraelitët u zgjuan më 2 tetor për të parë dëmet e shkaktuara. Sipas ushtrisë izraelite, Irani gjuajti më shumë se 180 raketa balistike në drejtim të Izraelit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Raketat e hedhura nga Irani mund të shiheshin në qiell nga qyteti verior i Izraelit, Baqa al-Gharbiyye.
7/10 Raketat e hedhura nga Irani mund të shiheshin në qiell nga qyteti verior i Izraelit, Baqa al-Gharbiyye.
Pas një sulmi iranian që me sa duket përfshinte raketa hipersonike, izraelitët u zgjuan më 2 tetor për të parë dëmet e shkaktuara. Sipas ushtrisë izraelite, Irani gjuajti më shumë se 180 raketa balistike në drejtim të Izraelit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Izraelitët strehohen në një kanal në përpjekje për t'u mbrojtur nga sulmet e 1 tetorit.

Dy baza ajrore izraelite u shënjestruan në sulmet dhe disa raketa ranë pranë selisë së agjencisë izraelite të spiunazhit Mossad në Tel Aviv.
8/10 Izraelitët strehohen në një kanal në përpjekje për t'u mbrojtur nga sulmet e 1 tetorit.

Dy baza ajrore izraelite u shënjestruan në sulmet dhe disa raketa ranë pranë selisë së agjencisë izraelite të spiunazhit Mossad në Tel Aviv.
Pas një sulmi iranian që me sa duket përfshinte raketa hipersonike, izraelitët u zgjuan më 2 tetor për të parë dëmet e shkaktuara. Sipas ushtrisë izraelite, Irani gjuajti më shumë se 180 raketa balistike në drejtim të Izraelit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një burrë në Teheran mban një pankartë me mbishkrimin "Ne do ta zhdukim Izraelin" ndërsa turmat në kryeqytetin iranian festonin nisjen e sulmeve me raketa.

Izraeli është zotuar se do t'u përgjigjet sulmeve, derisa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se “Irani bëri një gabim të madh dhe do të paguajë për të”.
9/10 Një burrë në Teheran mban një pankartë me mbishkrimin "Ne do ta zhdukim Izraelin" ndërsa turmat në kryeqytetin iranian festonin nisjen e sulmeve me raketa.

Izraeli është zotuar se do t'u përgjigjet sulmeve, derisa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se “Irani bëri një gabim të madh dhe do të paguajë për të”.
Pas një sulmi iranian që me sa duket përfshinte raketa hipersonike, izraelitët u zgjuan më 2 tetor për të parë dëmet e shkaktuara. Sipas ushtrisë izraelite, Irani gjuajti më shumë se 180 raketa balistike në drejtim të Izraelit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një grua iraniane mbush makinën e saj me karburant ​​në Teheran mes frikës se një sulm izraelit mund të synojë infrastrukturën e industrisë së naftës të Iranit.
10/10 Një grua iraniane mbush makinën e saj me karburant ​​në Teheran mes frikës se një sulm izraelit mund të synojë infrastrukturën e industrisë së naftës të Iranit.
Pas një sulmi iranian që me sa duket përfshinte raketa hipersonike, izraelitët u zgjuan më 2 tetor për të parë dëmet e shkaktuara. Sipas ushtrisë izraelite, Irani gjuajti më shumë se 180 raketa balistike në drejtim të Izraelit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide

Rreziku i nxitjes së hakmarrjes nga Izraeli

Irani e përshkroi sulmin e tij të 1 tetorit si hakmarrje ndaj Izraelit për ofensivën në Liban dhe për luftën shkatërruese njëvjeçare në Rripin e Gazës, si dhe për vrasjen rishtazi të aleatëve kryesorë të Teheranit në rajon.

Forcat izraelite e nisën ofensivën tokësore në Libanin jugor më 1 tetor, pas një jave bombardimesh të pareshtura dhe shkatërruese.

Sulmet ajrore izraelite në Bejrut më 27 shtator e vranë Hassan Nasrallahun, liderin e Hezbollahut, grupit të armatosur dhe partisë politike që kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor dhe që mbështetet nga Irani.

Izraeli e ka asgjësuar lidershipin dhe i ka shkatërruar aftësitë luftarake të Hezbollahut, aleatit më të afërt dhe kyç të Iranit në strategjinë e Teheranit për ta luftuar Izraelin.

Izraeli zotohet për hakmarrje pas sulmit raketor nga Irani Izraeli zotohet për hakmarrje pas sulmit raketor nga Irani
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:55 0:00

Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.

Ndërkohë, Ismail Haniyeh, lideri politik i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – u vra nga një sulm i dyshuar izraelit në Teheran, në korrik.

Ekspertët kanë thënë se trysnia e brendshme për t’iu përgjigjur Izraelit dhe pozita e dobësuar e Iranit në rajon, e detyruan Teheranin të veprojë.

"Irani duket se ka arritur në përfundimin se kostoja e mosveprimit ishte më e madhe sesa rreziqet e ndërmarrjes së veprimeve", tha Vaez.

"Nuk ka dyshim se Teherani është i vetëdijshëm për rreziqet, jo vetëm duke e përsëritur, por duke e zgjeruar sulmin raketor kundër Izraelit, duke nxitur kështu një hakmarrje izraelite që duket se sigurt do të ndodhë", shtoi ai.

Sulm i madh, përgjigje e ashpër

Sulmi i Iranit me raketa dhe dronë ndaj Izraelit në prill, i parë i drejtpërdrejtë ndonjëherë ndaj armikut të tij, ishte shumë i parashikuar. Irani gjithashtu përdori dronë me rreze të gjatë veprimi dhe raketat më të vjetra në atë sulm.

Nëse krahasohet me sulmin e atëhershëm, sulmi i Iranit më 1 tetor ishte “shumë substancial”, tha Fabian Hinz, hulumtues nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike në Londër.

Njerëzit qëndrojnë mbi mbetjet e një rakete iraniane në shkretëtirën Negev, pranë Aradit, Izrael, më 2 tetor.
Njerëzit qëndrojnë mbi mbetjet e një rakete iraniane në shkretëtirën Negev, pranë Aradit, Izrael, më 2 tetor.

Dëshmitë fillestare sugjerojnë se Irani përdori raketat balistike, të cilat arritën në Izrael brenda disa minutash, tha ai për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë.

Qëllimi i mundshëm, tha Hinz, ishte t’i jepte Izraelit kohë të kufizuar për t'u përgatitur.

Në prill, Izraeli iu përgjigj sulmit të Iranit duke goditur një sistem radari të mbrojtës ajror në qytetin qendror iranian, Isfahan.

Por, ekspertët paralajmërojnë se hakmarrja izraelite këtë herë pritet të jetë shumë më e ashpër.

Zyrtarë izraelitë janë cituar nga mediat duke thënë se Izraeli mund të godasë zona strategjike brenda Iranit, duke përfshirë objektet energjetike.

Një sulm i mundshëm izraelit ndaj ndonjë objekti nafte ose gazi në Iranin e pasur me energji, do të ishte spektakolar për t’u parë, por i padëmshëm nga pikëpamja strategjike, tha Farzin Nadimi, hulumtues në Institutin e Uashingtonit për Studime të Lindjes së Mesme.

Sulmi ndaj ndonjë objekti bërthamor do të sillte më shumë rreziqe dhe do të duhej të ishte shumë i madh, duke marrë parasysh se infrastruktura kryesore bërthamore e Iranit ndodhet thellë nën tokë, tha ai.

Sulmet që synojnë objektet bërthamore të Iranit, të cilat Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara thuhet se i kanë ushtruar, mund ta detyrojnë Teheranin të armatosë programin e vet bërthamor, kanë paralajmëruar ekspertët.

“Pa marrë parasysh se cili është synimi [i Izraelit], një goditje e tillë është e destinuar ta detyrojë Teheranin të hakmerret, duke nxitur sulme me raketa balistike që mund ta shtyjnë tërë rajonin drejt humnerës”, tha Vaez.

Përgatiti: Ekrem Idrizi
Hannah Kaviani dhe Mohammad Zarghami të Radios Farda kontribuuan në këtë shkrim.
Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG