Dita e Forcës: Qytetarët njihen me ushtarët dhe armatimin e FSK-së
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ekspozoi armë dhe pajisje në kazermën "Adem Jashari", në Prishtinë, më 27 nëntor, në Ditën e Forcës. Udhëheqësit e lartë shtetërorë, qytetarë dhe nxënës të shkollave fillore dhe fëmijë kopshtesh shkuan që të shihin nga afër ushtarët dhe pajisjet e tyre. FSK-ja aktualisht është në proces të transformimit në ushtri. Qeveria e Kosovës ka thënë se në katër vjetët e fundit janë investuar mbi 400 euro vetëm për blerjen e pajisjeve të reja për FSK-në.
9
Fëmijë të veshur me rroba të stilit ushtarak dhe me kapele me emblëm e UÇK-së fotografohen së bashku me një ushtar të FSK-së.
10
Armë të ekspozuara në kazermën e FSK-së. Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përmes një video-mesazhi në Ditën e Forcës tha se "Ushtria e Kosovës është historia jonë e suksesit".
11
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, që vizitoi kazermën "Adem Jashari", tha se FSK-ja garanton paqen në Kosovë.
"Ditë e lumtur për të gjithë ne për shkak se me FSK-së, me këtë ushtri të pajisur kaq mirë dhe gjithnjë e më shumë, brezat e ri do të jenë të sigurt të jetojnë në paqe, të zhvillohen e të lulzojnë", u shpreh ai.
"Ditë e lumtur për të gjithë ne për shkak se me FSK-së, me këtë ushtri të pajisur kaq mirë dhe gjithnjë e më shumë, brezat e ri do të jenë të sigurt të jetojnë në paqe, të zhvillohen e të lulzojnë", u shpreh ai.
12
Fëmijët duke u fotografuar me pjesëtarët e FSK-së.