Dita e Forcës: Qytetarët njihen me ushtarët dhe armatimin e FSK-së
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ekspozoi armë dhe pajisje në kazermën "Adem Jashari", në Prishtinë, më 27 nëntor, në Ditën e Forcës. Udhëheqësit e lartë shtetërorë, qytetarë dhe nxënës të shkollave fillore dhe fëmijë kopshtesh shkuan që të shihin nga afër ushtarët dhe pajisjet e tyre. FSK-ja aktualisht është në proces të transformimit në ushtri. Qeveria e Kosovës ka thënë se në katër vjetët e fundit janë investuar mbi 400 euro vetëm për blerjen e pajisjeve të reja për FSK-në.
13
Kamionë që përdoren nga FSK-ja u ekspozuan në Ditën e Forcës.
14
Një ushtar i FSK-së përshëndet fëmijët në kazermën "Adem Jashari".
15
Përveç autoblindave, kamionëve, armëve, FSK-ja ka blerë edhe dronë nga SHBA-ja dhe Turqia, të cilat nuk u ekspozuan gjatë 27 nëntorit.
16
Një pjesëtare e FSK-së.