Festa kuqezi në Prishtinë
Qytetarët në Kosovë po festojnë 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit kombëtar shqiptar. Në sheshet e Prishtinës dhe në rrugët e kryeqytetit të Kosovës janë vendosur flamuj kuqezi, por edhe flamuj të Kosovës. Në Kosovë kjo ditë nuk është festë zyrtare, por çdo vit shpallet ditë pushimi nga Qeveria.
5
Një makinë me flamurin kombëtar shqiptar kalon pranë ndërtesës ku ndodhen disa ministri.
6
Në Kosovë, 28 nëntori nuk është festë zyrtare, por Qeveria çdo vit, përmes një vendimi të posaçëm e shpall këtë ditë si ditë pushimi.
7
Flamuj kombëtarë shqiptarë të vendosur në sheshin e Prishtinës.
8
Një lokal në Prishtinë i stolisur me flamurin e Shqipërisë dhe atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.