Ndërlidhjet

Kuvendi i Kosovës.
Kuvendi i Kosovës.

Konstituohet Kuvendi pavarësisht kundërshtimeve të Listës Serbe

•Deputetët e Kuvendit të Kosovës e zgjodhën Nenad Rashiqin nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb, pasi të nëntë deputetët e Listës Serbe nuk i siguruan votat e nevojshme.

•Lista Serbe e kundërshtoi këtë hap dhe konsideroi se janë bërë shkelje kushtetuese.

•Me gjithë kundërshtimet, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e shpalli Kuvendin të konstituuar.

•Seanca konstituive u mbajt pas publikimit të aktgjykimit të plotë nga Kushtetuesja

•Dështimi për ta bërë Kuvendin pas zgjedhjeve të 9 shkurtit e ka zhytur vendin në krizë.

08:57

Mirëmëngjesi nga Radio Evropa e Lirë,

Sot do ta mbulojmë drejtpërdrejt vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku deputetët pritet të votojnë për ta zgjedhur nënkryetarin e pestë nga pakica serbe për ta përmbyllur përfundimisht konstituimin e organit ligjvënës.

Na ndiqni!

09:05

Çfarë tha Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e plotë?

Gjykata Kushtetuese vendosi se zgjedhja e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb është e domosdoshme për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Paraprakisht, kryetari i ri i Kuvendit, Dimal Basha, e kishte shpallur të konstituuar Kuvendin në mënyrë të njëanshme.

Kushtetuesja gjithashtu tha se votimi në pako për nënkryetarët e Kuvendit nuk është i imponueshëm, por mund të realizohet me dakordim ndërmjet grupeve parlamentare.

Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit - ishte ankuar pikërisht për këtë pikë të procedurës, duke pretenduar se mosvotimi në pako i dy nënkryetarëve nga pakicat, përbënte shkelje.

Kuvendi i ka zgjedhur kryetarin, tre nënkryetarët shqiptarë dhe nënkryetarin nga pakica joserbe tashmë, por ka dështuar ta zgjedhë atë nga pakica serbe - me gjithë vazhdimet e pafundme të seancës së nisur më 15 prill.

Deputetët do të kenë tani 12 ditë kohë, sipas urdhrit të gjykatës më të larët të vendit, për ta zgjedhur nënkryetarin serb dhe për ta bërë Kuvendin e ri përfundimisht.

Megjithatë, gjykata nuk ka sqaruar as në aktgjykimin e fundit të saj se çfarë ndodh tutje nëse nuk zgjidhet nënkryetari serb dhe Kuvendi nuk konstituohet brenda 12 ditëve afat.

09:38

Time Kadrijaj: Nuk do ta votojmë asnjë kandidat

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka bërë të ditur se partia e saj nuk do të votojë për asnjë kandidat për nënkryetarin serb të Kuvendit të Kosovës.

“Nuk e votojmë asnjë. Ata që e kanë bllokuar [Kuvendin] le ta zhbllokojnë. Ne kemi dashur t’i japim epilog. Asnjëherë nuk është politizuar kështu zgjedhja e një nënkryetari”, tha ajo për gazetarë.

E pyetur nëse do të votonin për Nenad Rashiqin nga partia Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Kadrijaj u përgjigj jo përsëri.

AAK-ja i ka 5 ulëse në Kuvend.

Kadrijaj theksoi se qëllimi i Lëvizjes Vetëvendosje, në vazhdimësi, ka qenë që të mos konstituohet Kuvendi.

"Ju e dini që ka bërë minimumin e përpjekjeve për sigurimin e votave, qoftë edhe për kryetarin e Kuvendit. Ne kemi dashur t’i japim epilog për ta tejkaluar këtë gjendje. E keni parë që në mënyrë arbitrare, pa ndonjë mocion apo marrëveshje, është ndarë votimi i nënkryetarëve të komunitetit joshumicë, në mënyrë që t’i shkaktojë këto kauza të Albin Kurtit”, tha ajo.

Time Kadrijaj.
Time Kadrijaj.
09:39

Bahtiri: Rashiq do të zgjedhet nënkryetar

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Agim Bahtiri, tha se ai dhe deputetët e tjerë nga partia e tij nuk do të votojnë për askënd tjetër nga komuniteti serb përveç për Nenad Rashiqin për postin e nënkryetarit të Kuvendit.

“Sigurisht që Rashiq do të zgjedhet. Gjërat kanë ndryshuar. Janë vetëdijësuar”, tha Bahtiri, para seancës, kur u pyet nëse kanë siguruar vota të mjaftueshme për Rashiqin, pas dështimit në seancën e fundit.

Rashiqi, nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, është i vetmi deputet serb që nuk është pjesë e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, që gëzon nëntë nga dhjetë ulëset në Kuvend të rezervuara për këtë komunitet.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG