Lagështi, rrjedhje uji dhe mungesë hapësire në barnatoren qendrore të QKUK-së
Hapësirat e barnatores qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë të ngushta dhe të papërshtatshme për të punuar. Aty nuk ka zyra të mjaftueshme për farmacistët dhe stafin përcjellës. Në dhomat ku janë të sistemuara barnat, janë të vendosurat edhe tavolinat e punës për stafin. Radio Evropa e Lirë ju sjell pamje brenda ambienteve të barnatores, ku shihet se ka lagështi dhe rrjedhje të ujit nga gypat e ujit, ata të ujërave të zeza dhe të ngrohjes.
![Tavani i dëmtuar nga rrjedhja e ujit. Barnatorja qendrore bashkëpunon edhe me barnatoret e spitaleve të përgjithshme për këmbimin e informacioneve lidhur me stokun farmaceutik që disponojnë, sidomos atij me afat më të shkurtër të qëndrueshmërisë.](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-ccef-08db5216a2d3_w1024_q10_s.jpg)
5
Tavani i dëmtuar nga rrjedhja e ujit.
Barnatorja qendrore bashkëpunon edhe me barnatoret e spitaleve të përgjithshme për këmbimin e informacioneve lidhur me stokun farmaceutik që disponojnë, sidomos atij me afat më të shkurtër të qëndrueshmërisë.
Barnatorja qendrore bashkëpunon edhe me barnatoret e spitaleve të përgjithshme për këmbimin e informacioneve lidhur me stokun farmaceutik që disponojnë, sidomos atij me afat më të shkurtër të qëndrueshmërisë.
![Në anën e djathtë të korridorit kryesor të barnatores, si pasojë e lagështisë është krijuar një vrimë. Pranë saj shihet edhe një çezmë, e cila përdoret për pastrimin e dyshemesë - aty ku ruhen barnat. ](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-aaf0-08db5216997a_w1024_q10_s.jpg)
6
Në anën e djathtë të korridorit kryesor të barnatores, si pasojë e lagështisë është krijuar një vrimë. Pranë saj shihet edhe një çezmë, e cila përdoret për pastrimin e dyshemesë - aty ku ruhen barnat.
![Në mungesë të hapësirës, po në këtë korridor, pakot me medikamente janë të vendosura mbi njëra-tjetrën. ](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-7184-08db5216bfcd_w1024_q10_s.jpg)
7
Në mungesë të hapësirës, po në këtë korridor, pakot me medikamente janë të vendosura mbi njëra-tjetrën.
![Në korridor, një punëtor mundohet ta gjejë hapësirë për t'i vendosur edhe disa pako me barna. ](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-713c-08db5216b529_w1024_q10_s.jpg)
8
Në korridor, një punëtor mundohet ta gjejë hapësirë për t'i vendosur edhe disa pako me barna.