Lagështi, rrjedhje uji dhe mungesë hapësire në barnatoren qendrore të QKUK-së
Hapësirat e barnatores qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë të ngushta dhe të papërshtatshme për të punuar. Aty nuk ka zyra të mjaftueshme për farmacistët dhe stafin përcjellës. Në dhomat ku janë të sistemuara barnat, janë të vendosurat edhe tavolinat e punës për stafin. Radio Evropa e Lirë ju sjell pamje brenda ambienteve të barnatores, ku shihet se ka lagështi dhe rrjedhje të ujit nga gypat e ujit, ata të ujërave të zeza dhe të ngrohjes.
![Gjithashtu, në mungesë të hapësirave farmacistët vendosin garderobën e tyre aty ku ruhen pakot me barna. ](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-92b0-08db5223f2d5_w1024_q10_s.jpg)
9
Gjithashtu, në mungesë të hapësirave farmacistët vendosin garderobën e tyre aty ku ruhen pakot me barna.
![Xham i thyer brenda hapësirës ku ruhen infuzionet. ](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-9a71-08db52167e5b_w1024_q10_s.jpg)
10
Xham i thyer brenda hapësirës ku ruhen infuzionet.
![Barnat në sektorin e narkotikëve. Barnatorja përbëhet nga gjashtë sektorë: sektori i narkotikëve, sektori i anestetikëve, sektori i terapisë specifike dhe citostatikëve, sektori i materialit medicinal-shpenzues, sektori i infuzioneve, si dhe sektori i penjve kirurgjik, dezinfektuesve dhe produkteve e materialeve tjera.](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-fb0b-08db52166a29_w1024_q10_s.jpg)
11
Barnat në sektorin e narkotikëve.
Barnatorja përbëhet nga gjashtë sektorë: sektori i narkotikëve, sektori i anestetikëve, sektori i terapisë specifike dhe citostatikëve, sektori i materialit medicinal-shpenzues, sektori i infuzioneve, si dhe sektori i penjve kirurgjik, dezinfektuesve dhe produkteve e materialeve tjera.
Barnatorja përbëhet nga gjashtë sektorë: sektori i narkotikëve, sektori i anestetikëve, sektori i terapisë specifike dhe citostatikëve, sektori i materialit medicinal-shpenzues, sektori i infuzioneve, si dhe sektori i penjve kirurgjik, dezinfektuesve dhe produkteve e materialeve tjera.
![Ambienti para hyrjes në dhomen e ftohtë, aty ku kërkohet të ruhen barnat në temperatura të ulëta. ](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-5c66-08db52166a10_w1024_q10_s.jpg)
12
Ambienti para hyrjes në dhomen e ftohtë, aty ku kërkohet të ruhen barnat në temperatura të ulëta.