Arton Konushevci është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Mali i Zi ka përjetuar një rritje të incidenteve të dhunshme kundër emigrantëve turq që nga fundjava, duke përfshirë vandalizëm, sulme fizike dhe kërcënime verbale për linçim. Pse po sulmohen turqit?
Gjysma e afatit kushtetues për formimin e Qeverisë së re të Kosovës ka kaluar, ndërsa në skenën politike të vendit mbizotëron paqartësia.
Diagnostikimi i hershëm në Kosovë po përmirësohet, por komunitetet joshumicë mbeten të izoluara.
Dhjetëra gra të prekura nga kanceri i gjirit, prej të gjitha vendeve të Kosovës, janë mbledhur më 15 tetori Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Ato po prisnin që të merrnin nga një protezë gjiri. Kanceri i gjirit është lloji më i shpeshtë i kancerit te gratë.
Albin Kurti ka afat deri më 26 tetor për të siguruar 61 vota në Kuvend dhe për të propozuar përbërjen e Qeverisë së re.
Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur, me akuza për kërcënime dhe shkelje të hapësirës ajrore.
Dronë të dyshuar serbë fluturojnë mbi Kosovë, ndërsa një sulm ndaj policëve ndodh në Jarinjë. Deklaratat e Vuçiqit për “përgatitje për luftë” dhe akuzat e Osmanit për “taktika ruse” rrisin frikën e përshkallëzimit.
Ndërsa Qeveria në detyrë e Kosovës ndan miliona euro për studentë para zgjedhjeve, spitalet rajonale përballen me mungesë shtretërish, aparaturash dhe stafi mjekësor.
Dy vjet pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, lufta në Gazë vazhdon, kriza humanitare është përkeqësuar dhe numri i të vrarëve ka arritur në mbi 67.000.
Shtëpia e Bardhë ka paraqitur një plan të ri, të mbështetur nga Izraeli, për t’i dhënë fund luftës në Gazë, ku role të rëndësishme parashihen të luajnë presidenti amerikan, Donald Trump, dhe ish-kryeministri britanik, Tony Blair.
Serbia balancon midis Rusisë, Kinës dhe Perëndimit, ndërsa fqinjët e saj mbështeten kryesisht te bashkëpunimi me shtetet anëtare të NATO-s. Analistët thonë se këto aleanca të kundërta, në një formë ose tjetër, pasqyrojnë rivalitetin global në Ballkanin Perëndimor.
Njohësit e drejtësisë shpalosin skenarët e mundshëm.
Shtatori solli fillimin e vitit të ri shkollor në Kosovë, por për shumë nxënës, klasat nuk janë më vende ku mund të mësosh paqësisht.
Edhe pse Kuvendi miratoi Ligjin për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, kontestimi në Gjykatën Kushtetuese ka lënë ende qytetarët të pambrojtur, ndërsa premtimet politike për këtë çështje vazhdojnë të mbeten vetëm në letër.
Qytetarët e Kosovës përballen me mungesën e sigurimeve shëndetësore funksionale, duke u detyruar që t'i mbulojnë vetë shpenzimet
Jellena Gjukanoviq, serbe nga Mitrovica e Veriut, doli më 16 shtator para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku mohoi akuzat për spiunazh në favor të Agjencisë serbe të Inteligjencës (BIA).
Ballkani Perëndimor po përjeton një valë të re të bashkëpunimit dhe modernizimit ushtarak.
Ballkani Perëndimor po përjeton një valë të re të bashkëpunimit dhe modernizimit ushtarak. Nga Franca deri në SHBA, vendet e rajonit furnizohen me armë nga partnerë të ndryshëm, ndërsa Serbia dallon: ajo bashkëpunon edhe me Kinën dhe Rusinë.
Kërcënimi i ekstremizmit të dhunshëm për Kosovën nuk lidhet më me frontet e Lindjes së Mesme, por me botën online. Përmes rrjeteve sociale, ideologjitë radikale po gjejnë mënyra të reja për t’u shpërndarë, duke synuar kryesisht të rinjtë.
Lista Serbe, që shihej si instrument për integrimin e serbëve në shoqërinë kosovare, u shndërrua në nxitëse të largimit të tyre nga ky proces. Analistët thonë se e ardhmja e kësaj partie, që ka mbështetjen e Beogradit, është e paqartë.
Shfaq më shumë