Kryeministrja e Serbisë për herë të parë në Kosovë
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, më 5 shtator zhvilloi vizitën e parë në Kosovë, prej se është zgjedhur në krye të ekzekutivit serb më 2017. Në Mitrovicë të Veriut – komunë e banuar me shumicë serbe – ajo tha se dëshiron të përçojë mesazhe paqeje e stabiliteti. Sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, Bërnabiq tha se shpreson në gjetjen e “një kompromisi të caktuar”.