Fyeu UÇK-në: Tremijë euro gjobë, dy vjet dëbim nga Kosova për zyrtarin serb
Ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq, u dënua me gjobë prej 3.000 eurosh dhe me dëbim nga Kosova për dy vjet. Dënimi me gjashtë muaj burgim iu zëvendësua me gjobë, pasi ai e pranoi fajësinë në një marrëveshje me Prokurorinë Speciale të Kosovës. Popoviq u akuzua se më 18 korrik, në Hoçë të Madhe të Rahovecit, i quajti “terroristë” ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmbajtja
-
8 dhjetor 2025Kriza e thatësisë: Irani synon të blejë ujë nga fqinjët
-
7 dhjetor 2025Projektet e dhëndrit të Trumpit ndezin polemika në Beograd
-
4 dhjetor 2025Si po përpiqet Moska të krijojë një sistem paralel bankar?