Kosova dhe SHBA-ja zotohen për zbatimin e marrëveshjes së Uashingtonit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryeshefi ekzekutiv i Koorporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA, Adam Boehler, nënshkruan një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës mirëpresin "përfundimin e shpejtë të një marrëveshjeje të re për nxitjen e investimeve Kosovë-SHBA". Kjo deklaratë u tha se do të përshpejtojë zbatimin e marrëveshjes së Uashingtonit për normalizim ekonomik, të arritur më 4 shtator, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Facebook Forum