Vetëm për 40 për qind të 180 mijë banorëve sa llogaritet se ka Prishtina zyrtarisht, mund të ketë furnizim me ujë, edhe nëse mbizotëron thatësirë tërë vitin.
Për mbi njëqindmijë kryeqytetas, të cilët furnizohen nga liqeni i Batllavës, e jo nga ai i Badocit, kompanitë si Ujësjellësi Rajonal i Prishtinës dhe Ibër-Lepenci nuk ju japin garanci për ujë.
Drejtori ekzekutiv i Ibër Lepencit, Hajdar Beqa shpjegon se ujë ka mjaft për t’i dhënë Prishtinës liqeni i Ujmanit në veri të Kosovës, por mungojnë kapacitetet për furnizim të kryeqytetit.
Prishtina, sipas tij, del se ka sistem për të furnizuar me ujë një të tretën e popullsisë.
“Mund ta them lirisht që nuk do të ketë krizë me ujë në Prishtinë, sa i përket kësaj pjese që furnizohet nga liqeni i Badocit. Flasim nëse duhet edhe një vit, edhe një vit do ta furnizojmë Badocin”, thotë ai.
Prishtina po përballet me reduktime të ashpra të furnizimit me ujë të pijshëm, për shkak të shterjes së dy liqeneve akumuluese, Batllavës dhe Badocit.
Kompania e Ujësjellësit Rajonal të Prishtinës, ka imponuar reduktime të cilat dallojnë varësisht se nga cili liqe vjen uji.
Javë më parë ka nisur mbushja e liqenit të Badocit nga liqeni i Ujmanit, ku uji përshkon dhjeta kilometra, që pompohen nga stacionet, njëri në Besi e tjetri në Graçanë.
Zëdhënësja e ujësjellësit rajonal Arieta Mjeku thotë se reduktimet janë ashpërsuar, që nga 10 shkurtit, për shkak të nivelit të ulët në liqene, dhe se moti do të diktojë se si do të del Prishtina nga gjendja emergjente.
“Ujë 24 orë pa ndërprerë do të kemi vetëm kur të përfundojë fabrika për trajtimin e ujit në Shkabaj, e cila do të fillojë së ndërtuari në qershor në këtij viti. Dhe sipas parashikimeve teknike, do të përfundojë në qershor 2016. Vetëm në vitin 2016 e tutje, do të kemi ujë 24 orë pa ndërprerë”, thotë ajo.
Ajo bën të ditur se kjo kompani ka nisur të shtjellojë ankesat e konsumatorëve, për reduktimet e fundit, por se përveç se Badoci po mbushet nga Ujmani lajme të tjera të mira nuk ka.
“Ne kemi filluar reduktime shtesë të ujit të pijshëm në mënyrë që t’i ruajmë edhe këto rezerva të ujit që i kemi, edhe për periudhat vijuese. Tashmë liqenin e Badocit, përveç të reshurave që i patëm, i është shtuar edhe uji nga liqeni i Ujmanit, që vjen nga kanali i Ibër Lepencit”, shton Mjeku.
Kush i paguan 50 mijë euro në muaj për Badocin?
Sjellja e ujit nga liqeni verior për Prishtinën, nuk nënkupton se do të mbushet edhe liqeni i Badocit. Të paktën kështu thotë drejtori i sistemit Ibër-Lepenc, i cili shpjegon se prurjet po konsumohen direkt nga fabrikat e ujit, e jo përmes liqenit.
“Liqeni i Badocit nuk do të mbushet nga Ujmani. Ne do t’i furnizojmë të gjitha kërkesat e ujësjellësit të Prishtinës nga Ujmani. Realisht nëse e marrin kështu në shifra, kapacitetet e fabrikës janë 450 litra në sekondë, dhe aq ujë ne sjellim nga liqeni i Ujmanit. Mbushja e Badocit varet nga kushtet atmosferike”, shpjegon Hajdar Beqa.
Por kjo punë ka edhe shpenzime, të cilat vlerësohet të jenë afro 50 mijë euro.
“Kjo ka një kosto, një kosto operacionale. Diku në bazë të analizave tona, është rreth 50 mijë / 60 mijë euro në muaj, që na kushton. Kosto shtesë. Me ato para, paguhet energjia elektrike, në dy stacionet pompike. Në stacionin e Besisë, dhe në stacionin e Graçanës. Dhe, për punët shtesë që ndodhin, do të thotë, për me ardh uji nga liqeni i Ujmanit. Sepse flasim për një distancë gjeografike që është 100 kilometra nga dy liqenet”, thotë ai.
Për ujin e liqenit verior, në bazë të marrëveshjes mes Ibër-Lepencit dhe Ujësjellësit Rajonal Prishtina, shpenzimet i bart kjo e fundit.
Arieta Mjeku thotë se kompania e saj nuk i ka paret për ta paguar ujin e Ujmanit.
“Realisht ne po kërkojmë donacione që të paguajmë këto shpenzime. Por jemi në bisedime edhe me qeverinë e Kosovës, me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik që të na ndihmojnë rreth pagesës për ujin”, thotë ajo.
Mjeku argumenton se borxhi i konsumatorëve ndaj ujësjellësit është multi-milionësh, dhe se për shkak të krizës financiare edhe është e detyruar të kërkoj donacion.