Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, të mërkurën prezantoi një studim të quajtur “Kosova në sytë e investitorëve të huaj”. Ky studim ka për qëllim që të kuptojë perceptimin e kompanive të huaja për Kosovën dhe ambientin e saj afarist. Në këtë prezantim ishte i pranishëm edhe ambasadori i SHBA-së, në Kosovë, Kristofer Dell, i cili tha se edhe zgjedhjet parlamentare do të ndikojnë në perceptimet e investitorëve për mjedisin biznesor.
Kosova ka kapacitete të mjaftueshme për investitorët e huaj dhe për këtë Qeveria amerikane dëshiron që në Kosovë të ketë një demokraci dhe ekonomi të fortë, në mënyrë që Kosova të bëhet model stabiliteti në rajon, tha Kristofer Dell, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Dell theksoi se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 12 dhjetorit do të ndikojnë në perceptimet e investitorëve për rreziqet e zhvillimit të biznesit në Kosovë.
Dell shprehu bindjen se investitorët do të kërkojnë informatat që mbështesin dyshimet e tyre se Kosova është një vend i korruptuar dhe pa sundim të ligjit, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës të dëshmojnë se këto dyshime janë të pabazuara.
“Ne duhet të punojmë për ta përmirësuar këtë, duke i treguar botës se ka demokraci në Kosovë, se ka sundim të ligjit dhe se njerëzit e saj janë të përkushtuar për të ndërtuar, mbrojtur dhe shijuar lirinë”, u shpreh Dell duke u bërë thirrje të pranishmëve që të mbikëqyrin procesin zgjedhor më 12 dhjetor në Kosovë.
Këto komente Dell i bëri gjatë prezantimit të një studimi të quajtur “Kosova në sytë e investitorëve të huaj”, përgatitur nga Oda Ekonomike Amerikane në Prishtinë.
Ky studim është realizuar më 49 kompani të huaja, që operojnë në rajonin Evropës Juglindore e që nuk janë të pranishme në Kosovë.
Lekë Musa, kryeshef ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, tha se në bazë të studimit, 60 për qind e kompanive kanë njohuri mesatare për ambientin afarist në Kosovë, ndërsa 30 për qind nuk kanë aspak njohuri në këtë ambient.
“Kemi intervistuar kompani nga 10 shtete në rajon, kryesisht anëtare të Odave Ekonomike Amerikane, për të marrë një qëndrim apo vështrim se çfarë mendojnë për ambientin afarist në Kosovë”.
“Mendoj se mesazhi më i mirë është se Kosova mbetet dhe është vend, për të cilin ka interes, mirëpo natyrisht ajo që është esenciale, ka një mesazh se çfarë duhet përmirësuar ambientin dhe për të ngritur atraktivitetin, si një vend potencial për të investuar”, theksoi Musa.
Me gjithë interesimin e kompanive të huaja për të investuar në Kosovë, në raport thuhet se investitorët potencialë, që janë duke hezituar, theksojnë përmirësimin e mjedisit ligjor dhe luftimin e burokracisë.
Por, ministri në dorëheqje i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, tha se përkujdesja ndaj investitorëve, si vendorë, ashtu edhe të huaj, është interes kombëtar.
Për këtë, shtoi Shala, do të merren masa konkrete për tejkalimin e barrierave burokratike.
“Ju, si qytetarë, dhe ne si institucione të Kosovës, jemi shumë të interesuar për të ditur saktë diagnozën se ku janë elementet e dobëta dhe ku janë ato që kanë shënuar progres”, tha Shala.
Ndryshe, perceptimet e veta për mjedisin biznesor në raport i paraqitën edhe investitorët vendorë dhe ndërkombëtar që kanë investuar në Kosovë.
Ismet Bojku, menaxher në kompaninë vendore “Devolli Group”, tha se Kosova është vend i sigurt edhe për investitorët e huaj.
“Unë Kosovën e shoh, them me një gjuhë popullore ‘mal të paprerë’. Do të thotë këtu ka resurse shumë të pashfrytëzuara, natyrore, njerëzore dhe të gjitha të tjerat. Por, nga vetë ngurrimi i investitorëve të huaj, shihet se ata e shohin një pasiguri, e cila nuk qëndron”, pohoi Bojku.
Ndryshe, në një raport të Bankës Botërore të quajtur “Të bërit biznes” për vitin 2011, Kosova është radhitur në vendin e 173 –të sa i përket mbrojtjes se investitorëve, nga 183 shtetet ku bëhen këto matje.
Lexoni edhe këto: Politika dhe investimet
Si të rikthehen investitorët?

Ne duhet të punojmë për ta përmirësuar këtë, duke i treguar botës se ka demokraci në Kosovë...

Mendoj se mesazhi më i mirë është se Kosova mbetet dhe është vend, për të cilin ka interes...