Zvarritjet në njohjen e pavarësisë së Kosovës, paralajmërimet për bisedime ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, situata e krijuar pas dorëheqjes së presidentit Sejdiu dhe paralajmërimet për zgjedhje të parakohshme, janë disa nga arsyet që po zvarrisin investimet e huaja në vend, thonë njohës të çështjeve ekonomike.
Eksperti Ibrahim Rexhepi thotë se ambienti politik në Kosovë nuk është në favor të investitorëve të huaj.
“Në kohën e fundit, ngecja më e madhe është në planin e brendshëm. Në fakt, janë çështjet e zgjedhjeve, është dorëheqja e presidentit, është një krizë e pashpallur, që kanë lënë në pritje shumë projekte dhe shumë ide. Do të thotë, edhe investitorët janë në pritje të vendimeve dhe ecjeve të mëtutjeshme në Kosovë“, thotë Rexhepi.
Mejdi Bektashi, profesor në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, thotë se kërkesë kryesore e investitorëve potencialë është stabiliteti i plotë politik, por edhe siguria për investime.
“Problemet politike rreth zgjedhjeve të reja dhe bisedimet e ardhshme me Republikën e Serbisë ndikojnë në zvarritjen, respektivisht abstenimin e shumë investitorëve për të investuar në Kosovë”.
“Në fund të fundit, çdo investitor kërkon stabilitet të plotë politik, siguri të plotë për investimin e tij, që nënkupton edhe krijimin e kushteve më të mira ekonomike”, thekson Bektashi.
Ndërkaq, Ibrahim Rexhepi thotë se diplomacia kosovare nuk ka shfrytëzuar në favor të sajin shpalljen e pavarësisë e as mendimin pozitiv të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë - vendime këto që, sipas tij, kanë ndikim shumë të madh tek investitorët e huaj.
Rexhepi thotë se autoritetet kompetente, në kuadër të aktiviteteve lobuese për njohjen e Kosovës, duhet të lobojnë edhe për investime.
“Vetvetiu, problemet janë të ndërlidhura. Çdo njohje e Kosovës rezulton me një afërsi me shtetin që e njeh dhe ftesë për investitorët e atij vendi”, deklaron Rexhepi.
Bazuar në potencialet ekzistuese të Kosovës, pritjet e zyrtarëve qeveritarë dhe të ekspertëve të ekonomisë kanë qenë që pas zgjidhjes së statusit të Kosovës, do të rritet dukshëm interesimi i investitorëve të huaj, që kapitalin e tyre ta shfrytëzojnë në Kosovë.
Por, që nga shpallja e pavarësisë së vendit, investimet e huaja kanë mbetur në nivel solid.
Madje, në një raport të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës thuhet se në tre vjetët e fundit, investimet e huaja kanë pësuar rënie të vazhdueshme.
Ndërsa, sipas raportit të fundit të Bankës Botërore, Kosova konsiderohet ende një vend i pasigurt për investitorët e huaj.
Lexoni edhe këto:
Limani: Politikat e Qeverisë e çojnë Kosovën në krizë
Rritja ekonomike zvogëlohet, pesimizmi rritet