Çdo ditë në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit në Shqipëri pastrohen shiritat për të restauruar filmat që janë në rrezik për t’u shkatërruar. Ky proces ka nisur para 12 vjetësh dhe është dashur bashkëpunim me studio kinematografike në disa vende të botës, deri në Indi.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha në Kuvend se nga Shqipëria nuk janë transportuar mbetje të rrezikshme në Tajlandë apo Kinë.
Beleri, 51 vjeç, ishte arrestuar dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023 në Himarë, një qytet i banuar edhe me popullsi greke në jug të Shqipërisë.
Prej disa vitesh Pirro Içka punon si pedagog në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin “Fan Noli” në Korçë - qytet pranë Pogradecit - por për asnjë çast nuk e ka lënë pas dore pasionin e tij për të bërë art me dru.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha të hënën se më 2027, Shqipëria do të mirëpresë samitin e NATO-s. Këto komente Rama i bëri gjatë konferencës së ambasadorëve, që po mbahet në Tiranë.
Me pasaportën në xhep sot çdo turist i huaj mund të vizitojë Shqipërinë, por në kohën e regjimit komunist kjo nuk mjaftonte.
Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo, ka fituar zgjedhjet për kryetar të Himarës. Në zgjedhjet e mbajtura të dielën, më 4 gusht, ai fitoi mbi 1.400 vota më shumë se kundërkandidati i tij, Petro Gjikuria.
Më 1 gusht pritej që në Gjadër të Shqipërisë të hapej qendra për pritjen e strehimit të migrantëve, që shpëtohen në det, por kjo qendër nuk pritet të jetë funksionale edhe për disa javë.
Autoritetet në Shëngjin thanë se situata me zjarre është drejt përmirësimit. Prefektura e Lezhës njoftoi se gjatë natës janë shuar disa vatra zjarri, që shpërthyen nga pasditja e së shtunës.
Me votat e shumicës, Ervin Hoxha u emërua ministër i Brendshëm, Piro Vengu ministër i Mbrojtjes dhe Petrit Malaj ministër i Financave. Ndërsa, Taulant Balla, u emërua ministër i Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin.
Flakët në Malin e Shëngjinit kanë nisur që nga e shtuna pasdite dhe zjarri është rindezur në mëngjesin e hënës. Për shkak të erës, izolimi i vatrave të zjarrit aktualisht është i pamundur.
Propozimet për ndryshime në Qeverinë e Shqipërisë i kanë lënë të habitur ministrat në detyrë, që nuk ishin në dijeni se do të kishte ndryshime, dhe analistët, që prisnin të dëgjonin arsyet prapa ndryshimeve të propozuara.
Shfaq më shumë