Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pas letrës së dërguar liderëve të lartë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, ku shprehu shqetësimin për mosrespektimin e Marrëveshjes së Ohrit, të hënën me një letër të ngjashme i është drejtuar edhe kreut të Qeverisë maqedonase, Hristijan Mickoski.