Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, pret përgjigje nga Brukseli se si do të vijojnë negociatat me Bashkimin Evropian (BE) nëse miratohen ndryshimet kushtetuese dhe nëse do të vlejnë me zbatim të prolonguar.
Shtegtimi vjeshtor i zogjve është në zhvillim e sipër - miliona janë duke fluturuar nga Evropa dhe Azia në Afrikë. Një prej ndalesave të rëndësishme në rrugëtimin e tyre të gjatë është Kriporja e Ulqinit, në skajin jugor të Malit të Zi.
Hetimi ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili u arrestua më 21 tetor nën akuzat për korrupsion, nisi pas një kallëzimi të ngritur në vitin 2018 nga Romeo Kara, jurist pranë institucionit Operatori i Shpërndarjes së Energjisë.
Qeveria dhe institucionet lokale në Maqedoninë e Veriut nuk u kushtojnë vëmendje të duhur çështjeve të ndryshimeve klimatike, mbrojtjes së mjedisit, si dhe ekosistemeve natyrore, thonë aktivistët që merren me mbrojtjen e mjedisit në këtë vend.
Prokuroria tha se pasi përfunduan hetimet ndaj Ndrecës, ai u njoftua të premten përmes avokatit të tij se ngarkohet me veprën penale, shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike.
Fronti Demokratik prorus (DF) në Mal të Zi paralajmëroi zëvendëskryeministrin e këtij vendi, Nik Gjeloshaj, se mund të përjashtohet nga Qeveria, pasi ai kundërshtoi nismat për përfshirjen e dyshtetësisë dhe të serbishtes si gjuhë zyrtare.
Von der Leyen është duke qëndruar për një vizitë në Shkup, si pjesë e turneut të saj në Ballkanin Perëndimor, ku e përsëriti se zgjerimi i BE-së mbetet një nga prioritetet kryesore të saj.
Marrëveshja e re e nënshkruar në samitin e Procesit të Berlinit parasheh bashkëpunim më të mirë rajonal dhe mobilitet më të madh të studentëve në Ballkanin Perëndimor, por qytetarët e nacionalitetit shqiptar në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në Serbi përballen me probleme të vjetra.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von Leyen, më 23 tetor do të qëndrojë në Tiranë, në ndalesën e parë të turneut të saj në shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK), mëngjesin e 23 tetorit.
Departamenti amerikan i Shtetit tha se Uashingtoni mbështet përpjekjet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit në Shqipëri (SPAK).
Ministri i Brendshëm në Shqipëri, Ervin Hoxha, e ka konsideruar të pashmangshëm shoqërimin me forcë të ish-presidentit, Ilir Meta.
Shfaq më shumë