Një agjenci qeveritare e Shteteve të Bashkuara, e themeluar më 2008, për t’i vlerësuar përpjekjet amerikane për të mbështetur Afganistanin, e ka dorëzuar raportin e 68-të, njëherësh i fundit, në Kongres – në të cilin përmenden shpërdorime dhe “korrupsion i përhapur” .
Pak kohë pasi i dha Rusisë një afat prej dhjetë ditësh për ta ndalur luftën në Ukrainë, presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi qartë më 31 korrik se Shtetet e Bashkuara do të “vendosin sanksione” ndaj Moskës
Përhapja e luftërave, armiqësive rajonale dhe përshkallëzimeve ushtarake vitet e fundit i ka bërë qiejt e botës më të rrezikshëm dhe më të paparashikueshëm se në çdo kohë që nga Lufta e Ftohtë.
Për ukrainasit që jetojnë vazhdimisht nën kërcënimin e luftës, kënaqësitë e zakonshme në kohë paqeje, sikurse pushimet verore, janë të parezistueshme.
Qyteti bregdetar i Odesës në Detin e Zi është i mbushur me turistë këtë verë, pavarësisht rrezikut nga sulmet me dronë dhe raketa ruse. Një banore lokale e krahasoi Odesën me “Monakon gjatë ditës dhe Afganistanin gjatë natës”.
Në parashikimet se cili do të jetë shteti i radhës që do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, bastin mendojnë se e fitojnë ata që e përmendin emrin e Malit të Zi, duke marrë parasysh se është duke negociuar me vite dhe ka avancuar më shumë se të gjitha vendet tjera kandidate.
Një organizatë shtetërore në Rusi është duke kryer teste “neuroprofilizimi” në 10.000 fëmijë dhe adoleshentë për t’i identifikuar liderët dhe “anti-liderët”, me qëllim të rritjes së ndjenjës së patriotizmit dhe nxitjes së të rinjve drejt roleve ku performojnë më mirë.
Lëshimi i “aktit udhëzues” për vuajtjen e dënimit me burg është dokumenti që Millorad Dodik, president i entitetit të Republikës Sërpska (RS) në Bosnjë e Hercegovinë, pritet ta marrë nga Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës, pas pranimit zyrtar të aktgjykimit përfundimtar.
Në natën mes 27 dhe 28 korrikut, një grup burrash të maskuar i dëbuan me forcë studentët që kishin bllokuar Universitetin Shtetëror në Novi Pazar. Ata ishin të shoqëruar nga rektorja Zana Doliçanin.
Më 31 korrik dhe 1 gusht, qindra zyrtarë dhe politikanë do të mblidhen në Finlandë për të shënuar 50-vjetorin e Aktit Final të Helsinkit.
Stërvitjet dhjetëditore e njësive speciale të ushtrive të Serbisë dhe Kinës është mbajtur në provincën Hebei në veri të Kinës, pavarësisht paralajmërimeve që Brukseli i kishte bërë Beogradit.
Njoftimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për shkurtimin e afatit për Rusinë që të pajtohet për një armëpushim në Ukrainë nga 50 ditë në “10-12 ditë” është përballur me pothuajse heshtje të plotë nga Kremlini
Shfaq më shumë