Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut të mërkurën shfuqizoi “Balancuesin” – mekanizmin që rregullonte përfaqësimin “e drejtë dhe adekuat” të komuniteteve në institucionet shtetërore. Ky vendim prek edhe punësimet në administratën publike.
Nuk dihet nëse burgu i Idrizovës do të ketë ndërtesa të reja për rreth 500 të burgosur pas skadimit të lejes së ndërtimit, me gjithë huan prej 25 milionë eurosh nga Banka për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës të miratuar që para dhjetë vjetësh.
Maqedonia e Veriut është ndër vendet e para në listë për numrin e personave që kërkojnë azil në Gjermani, por gjithashtu është në krye për numrin e personave që janë kthyer në vendin e tyre.
Opozita maqedonase paralajmëroi për një rrezik të mundshëm nga hyrja e kompanisë hungareze 4IG në tregun telekomunikues të Maqedonisë së Veriut për shkak të bashkëpunimit që ka me kompaninë kineze, Huawei.
Emri i partisë më të madhe në pushtet në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE, ka një muaj që figuron si shoqatë (person juridik) në regjistrin e vetëm të taksapaguesve në Serbi.
Këtë javë Qeveria e Maqedonisë së Veriut, që u krijua nga koalicioni i partive VMRO-DPMNE-VLEN-ZNAM, shënon 100-ditëshin e parë të punës.
Oda Ekonomike dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore nuk kanë asnjë detaj mbi mënyrën se si do të shpërndahen 250 milion eurot që Qeveria i ka paralajmëruar si hua nga Hungaria e që do të destinohen për zhvillimin e bizneseve.
Para takimit kokë më kokë me homologun e tij maqedonas, Hristijan Mickoski, Orban, qëndroi pranë qendrës së shtypit në hotelin e Ohrit, ku mëngjesin e së premtes nisi një konferencë ndërqeveritare.
Më 15 tetor, Shqipëria do të hapë kapitullin e parë të negociatave me Bashkimin Evropian, duke u ndarë nga Maqedonia e Veriut e cila nuk ka përmbushur kushtin për ndryshimin e Kushtetutës, në mënyrë që të fusë në preambulën e saj komunitetin bullgar.
Nënat e ardhshme shprehen të tronditura nga informacionet se çdo e nënta vdekje e të porsalindurve në Maqedoninë e Veriut, është pasojë e ajrit të ndotur.
Në agjendën e seancës parlamentare në Maqedoni të Veriut është interpelanca ndaj kryetarit të Parlamentit, Afrim Gashi.
Interpelanca ndaj kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, do të jetë pika e parë e rendit të ditës në seancën plenare që do të mbahet më 3 shtator.
Shfaq më shumë