Maqedonia e Veriut, sipas drejtorit të agjencisë së inteligjencës, Erolld Musliu, është në shënjestër të sulmeve hibride ruse dhe kineze.
Ndërsa Maqedonia e Veriut përjeton një rritje të numrit të turistëve, ka një tendencë shqetësuese që vizitorët të kalojnë më pak ditë në vend. A po kontribuon në këtë çështje buxheti modest i shtetit prej 30 mijë eurosh për promovimin e turizmit?
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk e respektojnë Ligjin për pastërti publike që ndalon hedhjen e mbetjeve të duhanit në vende publike, si në stacione autobusi, parqe dhe hapësira të tjera publike.
Më pak se 30 për qind e shqiptarëve me të drejtë vote dolën për të votuar të mërkurën, sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të Maqedonisë së Veriut (KSHZ).
Kandidatja opozitare Gordana Siljanovska – Davkova e ka fituar bindshëm rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut të mërkurën, dhe do të përballet me presidentin aktual, Stevo Pendarovski, në balotazh muajin e ardhshëm.
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut u janë drejtuar të mërkurën kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e shtetit.
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut mbahen për herë të parë brenda javës dhe jo si zakonisht të dielave kur është ditë pushimi.
Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nuk beson se vendi do të mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, siç deklarojnë shumë përfaqësues të partive tjera politike.
Kandidatja për presidente të Maqedonisë së Veriut nga radhët e VMRO DPMNE-së, Gordana Silanovska-Davkova, është kundër ndryshimeve kushtetuese, që janë kusht në procesin e integrimit të këtij vendi në Bashkimin Evropian.
Deklarata e shefit të diplomacisë maqedonase, Bujar Osmani, se do të iniciojë largimin e Maqedonisë së Veriut nga Ballkani i Hapur, ka nxitur reagime të shumta, pasi më shumë vlerësohet si deklaratë për fushatë elektorale.
“Të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për dokumente të reja presin më shumë se afati ligjor prej 15 ditësh, i cili është i paraparë me Ligjin për dokumentet personale", thotë Avokati i Popullit i Maqedonisë së Veriut.
Në Shkup, mjekët specializantë po protestojnë për zgjidhjen e statusit gjatë periudhës së ngritjes profesionale.
Shfaq më shumë