Përderisa shpërthimi i dhunës në perëndim të Sirisë ka ngritur pikëpyetje lidhur me aftësinë e qeverisë kalimtare për të kontrolluar fraksionet e lidhura me të, dhuna ka vënë në qendër të vëmendjes edhe përfshirjen ruse dhe iraniane në çështjet siriane.
Sulmet izraelite kanë vrarë tetë persona në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, thanë zyrtarët palestinezë, teksa armëpushimi i brishtë me Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – gjerësisht është ende në fuqi.
Zyrtarë të lartë rusë për raketa dhe specialistë të mbrojtjes ajrore udhëtuan për në Iran vitin e kaluar, teksa Republika Islamike zgjeroi bashkëpunimin e saj ushtarak me Moskën.
Ekipi negociator i Izraelit u nis të hënën për në Katar për bisedime që synojnë zgjatjen e armëpushimit në Gazë, pasi autoritetet ndërprenë furnizimin me energji elektrike të territorit palestinez për të rritur presionin ndaj Hamasit, grupit të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.
Një ditë më herët, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, e hodhi poshtë kërkesën e Shteteve të Bashkuara për bisedime.
Luftimet mes besnikëve të Assadit dhe forcave të sigurisë të Qeverisë së siriane – e cila udhëhiqet nga lideri rebel i shndërruar në president të përkohshëm Ahmed al-Sharra – shpërthyen më 6 mars në provincën bregdetare Latakia.
Rebelët jemenas, Huthi, kërcënuan se do të rinisin sulmet ndaj anijeve izraelite, nëse furnizimet me ndihmë në Gazë nuk rinisin për katër ditë.
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se i ka dërguar një letër liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, duke i propozuar bisedime për arritjen e një marrëveshjeje lidhur me programin bërthamor të Teheranit.
Myslimanët në Lindjen e Mesme po kremtojnë muajin e shenjtë të Ramazanit në rrethana të jashtëzakonshme. Ramazani shihet si një kohë reflektimi fetar dhe adhurimi, bamirësie dhe bashkimi, pasi besimtarët agjërojnë nga lindja e diellit deri në perëndim të diellit.
Izraeli ka ndalur hyrjen e të gjitha mallrave dhe furnizimeve në Rripin e Gazës më 2 mars dhe ka paralajmëruar për “pasoja shtesë” nëse Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – nuk pranon një propozim të ri për të zgjatur fazën e parë të një armëpushimi
Në rundin e fundit të bisedimeve për fazën e dytë të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – nuk është bërë asnjë përparim.
Hamasi, grupi palestinez i shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, i ka liruar gjashtë pengje izraelite – të fundit të gjalla prej një grupi prej 33 personash që ishte planifikuar të liroheshin në fazën e parë të armëpushimit për luftën në Gazë.
Shfaq më shumë