Bizneset dhe qytetarët në Kosovë paguajnë tarifa shumë më të larta për transferet bankare ndërkombëtare, pasi vendi nuk është pjesë e Zonës së Vetme të Pagesave në Euro (SEPA).
Christopher Hill ka dëshmuar për tre ditë në mbrojtjen e Hashim Thaçit, i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Gjykata Speciale në Hagë.
Millan Vukashinoviq nga Leposaviqi dyshohet se u plagos dhe u rrëmbye më 1 nëntor nga persona të maskuar, pa shenja identifikuese, që thuhet se ishin pjesëtarë të Xhandarmërisë serbe.
Në QKUK, pacientët me kancer jo gjithmonë marrin ndihmë profesionale nga psikologët klinikë, ndonëse ajo është e rëndësishme për përballimin emocional të sëmundjes.
Diplomati i pensionuar amerikan, Christopher Hill po e vazhdon dëshminë e tij në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale, me seli në Hagë.
Shumica e kryetarëve në 38 komunat e Kosovës u zgjodhën me përqindje të ulët të mbështetjes, për shkak të pjesëmarrjes së vogël në votime.
Balotazhi i së dielës e përmbylli garën e zgjedhjeve lokale në Kosovë. Kush nga sa komuna i fitoi për t’i udhëhequr, e çka ndryshuan këto zgjedhje? E shpjegojmë në pak minuta.
Gjyqi ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët i mohojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999, po shkon drejt përfundimit.
Projektligji “Akti për Demokracinë dhe Prosperitetin e Ballkanit Perëndimor” në SHBA ndalon mbështetjen e çdo politike që synon ndryshimin e kufijve në Ballkan përgjatë vijave etnike, por analistët e shohin atë më shumë si një nismë simbolike, me gjasa të ulëta për t’u bërë ligj.
Rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale në Kosovë krijuan një balancë të re politike, me fuqi pothuajse të barabarta mes partive kryesore.
Balotazhi i 9 nëntorit e përmbylli garën për kryetarët e 38 komunave të Kosovës. Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës fituan më së shumti komuna – 7 sosh – duke marrë për bazë edhe rezultatet e rundit të parë.
Shtrirja e partive politike nëpër 38 komunat e Kosovës është bërë e qartë pas mbajtjes së balotazhit për kryetarë në 18 komuna, më 9 nëntor.
Shfaq më shumë