Ndërlidhjet

Deputetët e legjislaturës së njëmbëdhjetë gjatë seancës konstituive të 6 gushtit.
Deputetët e legjislaturës së njëmbëdhjetë gjatë seancës konstituive të 6 gushtit.

Drejtpërdrejt Deputetët në Kuvend për vazhdimin e seancës konstituive

E përditësuar
  • Me kërkesë të kryesuesit, Avni Dehari, nga LVV-ja, Kuvendi vazhdon sot seancën konstituive të nisur më 6 gusht
  • Partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë, por edhe organizatat joqeveritare kanë thënë se afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit ka skaduar në mesnatë
  • Vazhdimi i seancës vjen në kohën kur LVV dhe LDK duket se janë ende larg një marrëveshjeje për krijimin e institucioneve
11:11

LDK merr pjesë në seancë

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se partia e tij do të jetë pjesëmarrëse në seancën e sotme.

Ai tha se shpreson që të ketë ndryshim të qasjes dhe të respektohet Kushtetuta, duke u konstituuar Kuvendi.

“Sot po presim që zhvillimet politike të çojnë drejt normalizimit të Kuvendit”, tha Haziri.

Lutfi Haziri
Lutfi Haziri
11:01

Haradinaj: LVV qëllimshëm e dogji afatin kushtetues, duhet ta trajtojmë me kujdes

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Ramush Haradinaj, tha se qëllimshëm, Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu “kanë djegur afatin kushtetues” për formimin e institucioneve.

Ai tha se kjo çështje duhet të trajtohet me kujdes, sepse sipas tij, bëhet fjalë për themelet e shtetit.

“Rendi ynë kushtetues ka hyrë në situatë të re dhe duhet ta trajtojmë me kujdes”, tha ai.

Ramush Haradinaj.
Ramush Haradinaj.
10:51

Tahiri: Qëllimi i LVV-së është të blejë kohë

Besnik Tahiri, deputet i zgjedhur i Aleancës, tha se qëllimi i LVV-së është të blejë kohë.

"Qëllimi është të bëhet një akt jokushtetues. Opozita ta çojë në Kushtetuese, që të mund të blihet kohë, të rritet presioni për një marrëveshje politike", tha ai.

Sipas tij, tha se tani po bëhet lojë për "kush-kujt po ia lë fajin".

Besnik Tahiri
Besnik Tahiri


10:45

Hoxhaj i PDK-së: Nuk do ta bojkotojmë punën e Kuvendit, seanca është jokushtetuese

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, tha se partia e tij nuk i thotë jo parlamentarizmit dhe nuk do ta bojkotojë punën e Kuvendit.

“Në seancë do ta themi qëndrimin tonë. Është seancë antikushtetuese, antidemorkatike që shkel çdo parim të procedurave se si duhet të konstituohet Kuvendi”, tha ai.

Sipas tij, kreu i LVV-së, Albin Kurti, “po përmbys rendin kushtetues” pas çdo cikli zgjedhor, në përpjekje për ta nënshtruar opozitën.

“Është situatë anarkike, jashtë rendit kushtetues”, tha Hoxhaj para nisjes së seancës.

Enver Hoxhaj gjatë një seance plenare. Fotografi nga arkivi.
Enver Hoxhaj gjatë një seance plenare. Fotografi nga arkivi.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG