Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar mori pushtetin në komunat në veri të Kosovës, prej nga ishte larguar vetë në nëntor të vitit 2022 në shenjë proteste ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës.