Shumë ish-kandidatë për kryetarë komunash fituan mandate si deputetë në Kuvendin e Kosovës, e shumë të tjerë humbën garën zgjedhore të 28 dhjetorit. Kush mbeti jashtë Kuvendit të Kosovës, e kush po bëhet për herë të parë deputet? Tregojmë në këtë video.
Viteve të fundit vërehet një rënie e lehtë e numrit të fëmijëve të braktisur në Kosovë. Jo sepse arsyet që i shtyjnë nënat drejt këtij vendimi janë zhdukur, por sepse numri i lindjeve ka rënë.
Teatri në Kosovë ka evoluuar, por nuk e ka “aromën” e dikurshme, nuk ka më shfaqje kult dhe “është vendosur pas skenës”, thotë regjisori Isa Qosja, pedagog i pensionuar i Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës.
Dy ditë pas zgjedhjeve të parakohshme të së dielës, tani po bëhet gjithnjë e më e qartë se kush do të jenë 120 anëtarët e rinj të Kuvendit të Kosovës.
Investimi në aksione apo blerja e pjesëve të vogla të kompanive premton fitim, por shpesh shoqërohet me pasiguri dhe frikë nga rreziku. Sa e vështirë është të investosh? Çfarë duhet ditur para se të fillosh?
Investimet e gjigantëve të teknologjisë në inteligjencë artificiale (IA) pritet të jenë masive më 2026. IA pritet të avancohet nga instrument në asistent pune në shumë fusha, e sidomos në shëndetësi e zhvillim softuerësh. E, si është situata në Kosovë?
Gruaja e parë gjeneralmajor në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), Irfete Spahiu, rrëfen për sfidat, përkushtimin dhe motivin që e ka mbajtur në shërbim të vendit për gati tri dekada. Për Radion Evropa e Lirë, ajo tregon rrugëtimin e saj.
Rreth 52 mijë vota më pak, apo minus pesë vende në Kuvendin e Kosovës – ky është bilanci i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), nëse krahasohen dy palë zgjedhjet parlamentare të mbajtura këtë vit.
Pak para ndërrimit të moteve, shumë njerëz e bëjnë bilancin e vitit që lënë pas. Çfarë funksionoi, çfarë dështoi, çfarë na ndodhi, çfarë mund të bëhej më mirë... Natyrshëm lindin dëshirat edhe për vitin e ardhshëm.
Fotografitë e shkrepura nga fotoreporterët e Shërbimit të Kosovës të Radios Evropa e Lirë (REL) kanë kapur disa prej ngjarjeve më interesante në Kosovë gjatë vitit 2025.
Edhe pse gjatë vitit 2025 politikanët promovuan statistika që e nxirrnin Kosovën si vend që kryesonte matjet globale për përmirësim të mirëqenies dhe si një nga vendet më të sigurta në Evropë, të dhëna të tjera nxjerrin në pah një realitet krejt tjetër.
Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lista Serbe, parti që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, ka fituar rreth 42 mijë vota
Shfaq më shumë