Përmes asociacionit të komunave serbe, Kosova po rrezikon të krijojë nivelin e tretë të pushtetit, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, drejtori i Institutit KIPRED, Ilir Deda.
Ish-kryenegociatori serb në dialogun me Prishtinën, Borisllav Stefanoviq pranon në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, se mund të ketë struktura të MUP-it të dikurshëm në territorin e Kosovës, por se ato nuk kanë formacion të veprimit, e as zinxhir komandues.
Integrimi i serbëve të komunave veriore duhet të kalojë përmes ofrimit të vetëqeverisjes lokale sipas Planit të presidentit Ahtisaari, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Në pesë-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, bashkë-hartuesi i Planit të Ahtisaarit, Albert Rohan, në intervistën për Radion Evropa e Lirë tërheq vërejtjen që, në kuadër të negociatave të tashme, të mos bëhen lëshime për veriun, duke thënë se duhet përjashtuar plotësisht, si ndarja, ashtu edhe autonomia rajonale e komunave serbe në Kosovë.
Mosuniteti i vendeve të Bashkimit Evropian rreth statusit të Kosovës po ndikon në vonesat që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza nëpër vendet e BE-së, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
"Një prej objektivave kryesor, që prej marrjes së mandatit, ka qenë depolitizimi, jo vetëm përmes veprimeve, por në radhë të parë përmes legjislacionit", thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi.
Lidhja Demokratike e Kosovës përkrah dialogun që aktualisht po zhvillohet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duke besuar se përmes këtij procesi mund të vijë deri te normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
“Është takim simbolik dhe është i rëndësishëm, sepse për të parën herë takohen presidenti i Republikës së Kosovës dhe presidenti i Republikës së Serbisë”, ka thënë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë.
Shqetësimet për deklaratat e presidentit të zgjedhur të Çekisë, Milosh Zeman, se “nuk e njeh pavarësinë e Kosovës” dhe se “do të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me të”, i ul analisti çek, Filip Tesar. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se për punët diplomatike është kompetente qeveria dhe jo presidenti. Tesar po ashtu thotë se një hap i tillë do të nxiste edhe reagimin e BE-së.
Shfaq më shumë