Përmes asociacionit të komunave serbe, Kosova po rrezikon të krijojë nivelin e tretë të pushtetit, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, drejtori i Institutit KIPRED, Ilir Deda. Sipas tij, aktualisht në kuadër të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit po diskutohet që ky asociacion të ketë kompetenca në infrastrukturë, siguri, kulturë në menaxhim të buxhetit dhe çështje që ndërlidhen me një nivel rajonal të pushtetit.
RADIO EVROPA E LIRË
ILIR DEDA
Qëllimi i BE-së ka qenë që më 4 mars të mbyllen shumica e çështjeve që kanë të bëjnë me veriun e Kosovës. Domethënë, duhej të zgjidhej forma përfundimtare e largimit të strukturave të sigurisë, funksionimi i gjykatës së Kosovës në veri, si dhe kompetencat e asociacionit të komunave serbe. Paralelisht, do të duhej që të arrihej përparim në dy tema, në zgjidhjen e problemit të telekomunikacionit dhe atë të energjetikës.
Por, tash po e shohim që pika thelbësore është veriu i Kosovës dhe duke e parë këtë që po ndodh ditëve të fundit në Prishtinë dhe në Beograd, nuk duket se do të arrihet deri te një marrëveshje se si do të duket dhe si do të ri-integrohet kjo pjesë e Kosovës në kuadër të sistemit dhe rregullimit kushtetues juridik të shtetit tonë.
ILIR DEDA
Delegacioni i Prishtinës nuk është veçuar me transparencë të këtij procesi dhe të rezultateve të dialogut. Kështu që, çka është me rëndësi të dihet është që Bashkimi Evropian e ka një nguti të madhe që gjatë marsit të përfundojë marrëveshja për veriun, për energjetikë dhe telekomunikacion, në mënyrë që në prill të shkohet drejt vendimit të qershorit, i cili ka të bëjë me datën për Serbinë dhe për datën për fillimin e negociatave për MSA, për Kosovën.
Nëse e shohim se kemi shumë pak kohë, vetëm edhe muajin mars, të gjithë do të jenë në një presion jashtëzakonisht të madh që të pranojnë çfarëdo zgjidhje, vetëm të thuhet se kanë mbërri deri te zgjidhjet. Në Kosovë këtë javë ka ekzistuar një debat i gjallë i udhëhequr nga shoqëria civile dhe mediat, të cilat janë ngritur në mbrojtje të Kushtetutës dhe Pakos së Ahtisaarit dhe në kundërshtim ndaj çfarëdo ndryshimi të Kushtetutës, planit dhe ndaj çfarëdo statusi tjetër për veriun e Kosovës.
ILIR DEDA
Kushtetuta lejon dy forma të bashkëpunimit të komunave. Një është nëpërmjet asociacionit, i cili mund të bëjë trajnime, ndërtim të kapaciteteve dhe koordinim në këto punë. Dhe, pjesa e dytë ka të bëjë me bashkëpunimin ndërmjet komunave, të cilat mund të ndërtojnë partneritet mes vete për të ofruar shërbime të caktuara nga kompetencat e tyre. Këto dyja nuk mund të përzihen njëra me tjetrën.
Atë që pamë ne, ishte një tentim që të dyja të lidhen bashkë në këtë asociacion. Po ashtu, u pa shumë qartazi se në Prishtinë, nga Qeveria, nuk ekzistonte qartësi se çfarë asociacioni do të ishte ky.
A do të ishte asociacion i komunave vetëm në veri apo asociacion i komunave serbe në gjithë Kosovën? E, pastaj dëgjuam, po ashtu, se ky asociacion do ta ketë statusin e një OJQ-je.
Kjo menjëherë i parashtron disa pyetje: e para - pse duhet të bisedohet me Beogradin në Bruksel për një OJQ; pyetja e dytë është pse duhet të kërkohet ndihma e SHBA-ve që një OJQ të mos ketë kompetenca ekzekutive dhe pyetja e tretë është, pse për këtë OJQ vlen ligji për qeverisje komunale dhe bashkëpunim ndër-komunal dhe nuk vlen ligji për OJQ-të, sikurse për OJQ-të tjera?
ILIR DEDA
Këto kompetenca janë listuar në planin 10 – 11 pikësh të Brukselit për veriun e Kosovës. Duhet të them që një OJQ nuk mund të ketë kuvendin e vet komunal nga komunat, nuk mund të ketë zyrtarë që kanë të bëjnë me infrastrukturë, siguri, kulturë e tjera.
Domethënë këto janë ekzekutim i fortë i fuqisë apo fuqi ekzekutive dhe nuk mund të menaxhojnë me buxhet për zhvillim të komunave, buxhet ky që do të ndahej nga të hyrat doganore, buxheti qendror i Kosovës dhe nga Republika e Serbisë. Domethënë, asociacioni me Kushtetutë dhe ligje të Kosovës ka vetëm kompetencë të trajnimeve, të ndërtimit të kapaciteteve dhe të mundësive të politikë-bërjes në nivelin lokal dhe asgjë më shumë.
Çka do që del jashtë kësaj, do të çonte në krijimin e nivelit të tretë qeverisës në Kosovë, e Kosova i ka vetëm dy nivele qeverisëse, atë qendror dhe lokal. Kurse, asociacioni me kompetenca ekzekutive do të sillte edhe një trup vendimmarrës të nivelit të tretë, e ky do të ishte niveli rajonal.
ILIR DEDA
Çka shihet tash, në këto momente, ka një konsensus të plotë në Kosovë, të paktën deklarativ, që të mos vijë deri te ndryshimi i rregullimit të brendshëm kushtetues të Kosovës dhe që të mos vijë deri te një entitet territorial e etnik në veri. Kjo është pozitive dhe në qoftë se edhe akterë të ndryshëm në perëndim kanë version ndaj Planit të Ahtisaarit, ai duhet të jetë problem i tyre. Plani i Ahtisaarit është kompromisi i Kosovës dhe i bashkësisë ndërkombëtare për shtetin e Kosovës dhe ky shtet nuk mund të defunksionalizohet në të ardhmen.
ILIR DEDA
Veriu është peng i strukturave të Serbisë dhe pretendimeve territoriale të Serbisë ndaj Kosovës dhe dëshirës së Serbisë për ndarjen e Kosovës. Pa marrë parasysh a do të ishte kjo ndarje e menjëhershme apo ndarje në faza, këtë ndarje në faza do ta ndihmonte asociacioni i komunave me kompetenca ekzekutive.
Kështu që trysnia duhet të bëhet në Beograd që të largohen këto struktura paralele. E, nëse flasim për veriun, të gjithë duhet ta kenë të qartë që ky territor i ka 35 mijë banorë dhe është rreth 1 mijë kilometra katrorë. Askush nuk mund ta shohë integrimin e një pjese me popullatë aq të vogël si diçka shumë sfiduese.
Aty duhet të vijë deri te ndërtimi i mirëbesimit me popullatën lokale, e cila nuk ka besim në institucionet e Prishtinës dhe me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, gradualisht duhet që të ndryshohet realiteti në veri dhe duhet që të vijë deri tek akomodimi i serbëve të veriut në shtetin tonë.
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Deda, më 4 mars pritet të mbahet raundi i ri i bisedimeve ndërmjet kryeministrave Thaçi e Daçiq. Në agjendë pritet të jetë sërish çështja e strukturave serbe në veri. Cilat janë pritjet e juaja nga ky takim?
ILIR DEDA
Qëllimi i BE-së ka qenë që më 4 mars të mbyllen shumica e çështjeve që kanë të bëjnë me veriun e Kosovës. Domethënë, duhej të zgjidhej forma përfundimtare e largimit të strukturave të sigurisë, funksionimi i gjykatës së Kosovës në veri, si dhe kompetencat e asociacionit të komunave serbe. Paralelisht, do të duhej që të arrihej përparim në dy tema, në zgjidhjen e problemit të telekomunikacionit dhe atë të energjetikës.
Por, tash po e shohim që pika thelbësore është veriu i Kosovës dhe duke e parë këtë që po ndodh ditëve të fundit në Prishtinë dhe në Beograd, nuk duket se do të arrihet deri te një marrëveshje se si do të duket dhe si do të ri-integrohet kjo pjesë e Kosovës në kuadër të sistemit dhe rregullimit kushtetues juridik të shtetit tonë.
RADIO EVROPA E LIRË
Nëse i referohemi delegacionit të Prishtinës, Beogradi është pajtuar që t’i shuajë strukturat paralele. Por, në Beograd thuhet e kundërta. Prisni ju që Beogradi në të vërtetë të pajtohet për shuarjen e tyre?
ILIR DEDA
Delegacioni i Prishtinës nuk është veçuar me transparencë të këtij procesi dhe të rezultateve të dialogut. Kështu që, çka është me rëndësi të dihet është që Bashkimi Evropian e ka një nguti të madhe që gjatë marsit të përfundojë marrëveshja për veriun, për energjetikë dhe telekomunikacion, në mënyrë që në prill të shkohet drejt vendimit të qershorit, i cili ka të bëjë me datën për Serbinë dhe për datën për fillimin e negociatave për MSA, për Kosovën.
Nëse e shohim se kemi shumë pak kohë, vetëm edhe muajin mars, të gjithë do të jenë në një presion jashtëzakonisht të madh që të pranojnë çfarëdo zgjidhje, vetëm të thuhet se kanë mbërri deri te zgjidhjet. Në Kosovë këtë javë ka ekzistuar një debat i gjallë i udhëhequr nga shoqëria civile dhe mediat, të cilat janë ngritur në mbrojtje të Kushtetutës dhe Pakos së Ahtisaarit dhe në kundërshtim ndaj çfarëdo ndryshimi të Kushtetutës, planit dhe ndaj çfarëdo statusi tjetër për veriun e Kosovës.
RADIO EVROPA E LIRË
Me çka mund të cenohet këtu Plani i Ahtisaarit dhe Kushtetuta e Kosovës?
ILIR DEDA
Kushtetuta lejon dy forma të bashkëpunimit të komunave. Një është nëpërmjet asociacionit, i cili mund të bëjë trajnime, ndërtim të kapaciteteve dhe koordinim në këto punë. Dhe, pjesa e dytë ka të bëjë me bashkëpunimin ndërmjet komunave, të cilat mund të ndërtojnë partneritet mes vete për të ofruar shërbime të caktuara nga kompetencat e tyre. Këto dyja nuk mund të përzihen njëra me tjetrën.
Atë që pamë ne, ishte një tentim që të dyja të lidhen bashkë në këtë asociacion. Po ashtu, u pa shumë qartazi se në Prishtinë, nga Qeveria, nuk ekzistonte qartësi se çfarë asociacioni do të ishte ky.
A do të ishte asociacion i komunave vetëm në veri apo asociacion i komunave serbe në gjithë Kosovën? E, pastaj dëgjuam, po ashtu, se ky asociacion do ta ketë statusin e një OJQ-je.
Kjo menjëherë i parashtron disa pyetje: e para - pse duhet të bisedohet me Beogradin në Bruksel për një OJQ; pyetja e dytë është pse duhet të kërkohet ndihma e SHBA-ve që një OJQ të mos ketë kompetenca ekzekutive dhe pyetja e tretë është, pse për këtë OJQ vlen ligji për qeverisje komunale dhe bashkëpunim ndër-komunal dhe nuk vlen ligji për OJQ-të, sikurse për OJQ-të tjera?
RADIO EVROPA E LIRË
Konkretisht, cilat mendoni se do të jenë kompetencat ekzekutive të këtij asociacioni?
ILIR DEDA
Këto kompetenca janë listuar në planin 10 – 11 pikësh të Brukselit për veriun e Kosovës. Duhet të them që një OJQ nuk mund të ketë kuvendin e vet komunal nga komunat, nuk mund të ketë zyrtarë që kanë të bëjnë me infrastrukturë, siguri, kulturë e tjera.
Domethënë këto janë ekzekutim i fortë i fuqisë apo fuqi ekzekutive dhe nuk mund të menaxhojnë me buxhet për zhvillim të komunave, buxhet ky që do të ndahej nga të hyrat doganore, buxheti qendror i Kosovës dhe nga Republika e Serbisë. Domethënë, asociacioni me Kushtetutë dhe ligje të Kosovës ka vetëm kompetencë të trajnimeve, të ndërtimit të kapaciteteve dhe të mundësive të politikë-bërjes në nivelin lokal dhe asgjë më shumë.
Çka do që del jashtë kësaj, do të çonte në krijimin e nivelit të tretë qeverisës në Kosovë, e Kosova i ka vetëm dy nivele qeverisëse, atë qendror dhe lokal. Kurse, asociacioni me kompetenca ekzekutive do të sillte edhe një trup vendimmarrës të nivelit të tretë, e ky do të ishte niveli rajonal.
RADIO EVROPA E LIRË
Kryeministri Thaçi ka thënë sërish se nuk bëhet fjalë për “bosnjëzim” e Kosovës dhe projekte të ngjashme për veriun. Si e shihni ju, atëherë, fundin e këtij dialogu?
ILIR DEDA
Çka shihet tash, në këto momente, ka një konsensus të plotë në Kosovë, të paktën deklarativ, që të mos vijë deri te ndryshimi i rregullimit të brendshëm kushtetues të Kosovës dhe që të mos vijë deri te një entitet territorial e etnik në veri. Kjo është pozitive dhe në qoftë se edhe akterë të ndryshëm në perëndim kanë version ndaj Planit të Ahtisaarit, ai duhet të jetë problem i tyre. Plani i Ahtisaarit është kompromisi i Kosovës dhe i bashkësisë ndërkombëtare për shtetin e Kosovës dhe ky shtet nuk mund të defunksionalizohet në të ardhmen.
RADIO EVROPA E LIRË
Megjithatë, veriu ka kohë që funksionon jashtë kontrollit, jashtë autoritetit të shtetit të Kosovës. Sa e shihni sfiduese integrimin e kësaj pjese, kësaj popullate në kuadër të sistemit legal, juridik e kushtetues të Kosovës?