Gratë duhet të jenë më aktive dhe më këmbëngulëse me qëllim të përfshirjes në biznes, thotë në intervistën e javës të Radios Evropa e Lirë, Hamide Latifi, udhëheqëse e organizatës joqeveritare, “Gratë në Biznes”.
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, beson se Kosova ka përkrahjen e dy të tretave të nga 47 anëtarët e Këshillit të Evropës që të anëtarësohet në këtë institucion.
Kryetari i Bashkësisë Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi, tha se i riu nga Gostivari i vrarë në Siri, si dhe shqiptarë të tjerë eventualë, u bashkohen vëllezërve sirianë që të çlirohen nga kthetrat e një sistemi totalitar.
Ambientin e të bërit biznes po e pengon burokracia nga agjenci të ndryshme qeveritare. Pengesa paraqet niveli lokal, ndërsa investimet e huaja nuk i sjellin ligjet dhe rregulloret, por një përvojë e mirë e tyre, thotë për Radion Evropa e Lirë, Mimoza Kusari- Lila, ministre e Tregtisë dhe Industrisë.
Ish-ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers, shpreh shqetësim për mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe thekson se ato janë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë.
Serbia vazhdon politikën e dy binarëve, në një anë sikur bën marrëveshjen me ndërmjetësimin e Brukselit për të ecur në rrugën e integrimeve evropiane, kurse në anën tjetër nuk e bën asnjë hap konkret për t’i normalizuar marrëdhëniet me Kosovën, tha Jakup Krasniqi.
Toleranca ndërfetare te shqiptarët i ka rrënjët e thella dhe të kamotshme dhe atë s'kanë mundur ta asgjësojnë ndarjet, sundimet e të huajve dhe as kalimi nga një sistem në tjetrin, thotë për Radion Evropa e Lirë, Dom Lush Gjergji, vikar i përgjithshëm i Ipeshkvisë së Kosovës.
Problemet e mërgimtarëve lindin qysh me hyrjen në kufirin e Serbisë dhe deri me rastin e hyrjes në territorin e Kosovës. Shpesh mërgimtarëve u është kërkuar të paguajnë para me qëllim që të kalojnë më lehtë kufirin, thotë për Radion Evropa e Lirë, ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli.
“Nuk do të ketë ndarje të Kosovës, shkëputje të ndonjë pjese të saj dhe ky është një parim shumë i rëndësishëm”, thotë Eliot Engel, ligjvënës amerikan në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë.
Shfaq më shumë