Rusia kthen 1,200 trupa ukrainase të vrarë, ndërsa luftime të ashpra vazhdojnë në Donjeck. Marrëveshjet e paqes deri tani nuk kanë sjellë progres për t'i dhënë fund konfliktit.
Rajoni është duke u përgatitur për një konflikt të zgjatur pas bombardimeve të papritura të Izraelit ndaj objekteve bërthamore dhe ushtarake të Iranit të premten, ku u vranë disa gjeneralë dhe shkencëtarë të lartë bërthamorë.
Sadik Selimoviq, i mbijetuar i masakrave të vitit 1995 në Srebrenicë, rrëfen se si kërkimi për mbetjet mortore të familjarëve të tij ndikoi që ai të bëhet hetues në Institutin për Persona të Zhdukur të Bosnje e Hercegovinës.
Lufta 20-mujore e ushtrisë izraelite me Hamasin – grupin e shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – ka vazhduar, pavarësisht se Izraeli e ka hapur një front të ri lufte me Iranin.
Kjo është dita e dytë radhazi që Irani kryen sulme ajrore në Izraeli, si përgjigje hakmarrëse për një sulm shkatërrues që Izraeli i kreu një ditë më herët kundër objekteve të lidhura me programin bërthamor të Teheranit.
Izraeli ka pretenduar se sulmet ajrore të ndërmarra më 13 qershor kanë vrarë katër gjeneralë të lartë të ushtrisë iraniane, përfshirë tre prej tyre nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), forca ushtarake më e fuqishme në vend.
Fondacioni Humanitar për Gazën (GHF) – që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli – ka dështuar në misionin e tij, në aspektin humanitar, thanë Kombet e Bashkuara më 13 qershor.
Izraeli thotë se ka ndërmarrë sulme ndaj objekteve bërthamore në Iran më 13 qershor. Sulmet ndodhën gjatë natës dhe u raportuan edhe në kryeqytetin Teheran. Fotografitë dhe pamjet nga vendngjarja tregojnë shpërthime dhe ndërtesa të dëmtuara.
Mbetet e paqartë nëse sulmi izraelit ka arritur qëllimin kryesor: dëmtimin e programit bërthamor të Iranit, për të cilin Izraeli pretendon se është pranë prodhimit të armëve
Izraeli ndërmori sulme ndaj Iranit për të penguar atë që kryeministri Benjamin Netanyahu e quajti kërcënim ekzistencial. Në mesin e objektivave ishte një qendër komande e Gardës Revolucionare të Iranit në Teheran.
Analistët dhe emisionet e afërta me Kremlinin e kanë shijuar çdo pamje të protestuesve në Los Anxhelos këtë javë dhe disa prej tyre madje kanë proklamuar se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë në mes të një “lufte të re civile”.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli kreu një operacion ushtarak, synimi i të cilit ishte “frenimi i kërcënimit të Iranit ndaj vetë mbijetesës së Izraelit”.
Shfaq më shumë