Zgjedhjet e parakohshme për presidentin e Republikës Sërpska nuk ishin vendimtare, thotë analisti Toby Vogel. Komentet vijnë pas publikimit të rezultateve të para nga zgjedhjet e së dielës, sipas të cilave, Sinisha Karan nga Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD) doli fitues.