Disa orë pasi presidenti Vladimir Putin e shkarkoi nga posti i ministrit të Transportit të Rusisë, Roman Starovoit u gjet në veturën e tij Tesla, të parkuar në periferinë e Moskës, i vdekur si pasojë e një plage me armë zjarri, thanë hetuesit.
Në gusht të vitit 2023, një mercenar famëkeq serb i Bosnjës u shfaq në një program propagandistik rus, për të rekrutuar luftëtarë për luftën gjithëpërfshirëse kundër Ukrainës, që Kremlini kishte nisur 18 muaj më parë.
Tashmë ka përpjekje të mëdha diplomatike, bisedime në prapaskena dhe qëndrime publike që po ndodhin mes Uashingtonit, Moskës dhe Kievit për të gjetur një mënyrë se si të ndalet lufta në shkallë të plotë ruse kundër Ukrainës, që ka nisur pothuajse tre vjet më parë.
Çfarë kanë të përbashkët Rezidenca Mezhyhirya e Ukrainës, Pallati Oguzhan i Turkmenistanit dhe Kompleksi Presidencial i Turqisë? Të gjitha u ndërtuan me shpenzime enorme, duke e ekspozuar gjërat luksoze dhe të rehatshme dhe hapësirat e shumta -- monumente të kamjes dhe fuqisë së sundimit autoritar.
Korridori i Mesëm – një rrugë tregtare prej 6.500 kilometrash, e cila lidh Kinën me Evropën përmes Azisë Qendrore dhe Kaukazit – është zgjeruar që prej pushtimit të Ukrainës nga Rusia. (Përgatiti: Trim Haliti)