Disa muaj para nisjes së luftës në shkallë të plotë, Rusia i ka kërkuar Ukrainës që të heqë dorë nga ambiciet për anëtarësim në NATO, si dhe garanci që aleanca veriatlantike do t’i tërhiqte forcat nga krahu i saj lindor. Në atë periudhë, Moska veçse kishte nisur t’i poziciononte ushtarët afër kufijve ukrainas.
Kronologjia e bisedimeve për paqe në Ukrainë
As pas më shumë se tre vjetëve të luftës në Ukrainë, kërkesat e Rusisë ndaj Ukrainës dhe Perëndimit nuk kanë ndryshuar.







Kërkesat e Rusisë para nisjes së luftës
Pushtimi dhe bisedimet fillestare
Rusia e ka nisur luftën në Ukrainë më 24 shkurt. Katër ditë më vonë, delegacionet ruse dhe ukrainase janë takuar në kufirin bjelloruso-ukrainas për të diskutuar armëpushimin dhe korridoret humanitare. Dy runde tjera bisedimesh janë mbajtur në fillim të marsit. Ukraina ka kërkuar tërheqjen e plotë të trupave ushtarake ruse, Rusia i ka përsëritur kërkesat për neutralitet. Takimet kanë përfunduar pa marrëveshje.
Bisedimet në Stamboll dhe korniza bazë
Turqia ka qenë nikoqire e bisedimeve të profilit të lartë në Stamboll. Ukraina ka ofruar neutralitet në këmbim të garancive ndërkombëtare për siguri. Rusia ka bërë kërkesa shtesë, përfshirë të drejtën e vetos mbi politikat e ardhshme të sigurisë në Ukrainë.
Dështimi i negociatave pas vrasjeve në Buça
Bisedimet në Stamboll kanë dështuar edhe për shkak të dyshimeve për krime lufte të kryera nga forcat ruse ndaj civilëve në Buça, qytet në periferi të Kievit. Rusia e ka refuzuar propozimin ukrainas që do t’ia lejonte Kievit mbajtjen e stërvitjeve ushtarake me aleatët, pa lejen e Moskës.
Iniciativa për transportim të grurit përmes Detit të Zi
Kombet e Bashkuara dhe Turqia nënshkruajnë një marrëveshje që i mundësonte Ukrainës transportimin e grurit. Kështu, Kievi i siguronte të hyrat për të cilat kishte shumë nevojë. Megjithatë, kjo marrëveshje, e cila i uli shqetësimet për çmimet globale të ushqimit, është anuluar një vit më vonë.
Rusia kryen mobilizim të pjesshëm
Pas një kundërofensive të suksesshme ukrainase, Kremlini e ka bërë publik mobilizimin e pjesshëm, dhe i ka mbledhur rreth 300.000 burra. Ky vendim, i cili i ka tronditur rusët, e ka sinjalizuar synimin e Moskës për ta vazhduar luftën, pavarësisht problemeve në fushëbetejë.
Pretendimet për aneksim pas referendumeve
Rusia e ka shpallur aneksimin e rajoneve ukrainase, Donjeck, Luhansk, Herson dhe Zaporizhja, pas mbajtjes së referendumeve të kontestueshme. Moska ende nuk i kontrollon plotësisht këto territore dhe kërkon vazhdimisht nga Ukraina që t’i tërheqë forcat prej atyre tokave, si parakusht për ndonjë armëpushim të mundshëm.
Ukraina e prezanton planin për paqe
Propozimi i Ukrainës, i prezantuar në samitin e 20 vendeve më të industrializuara (G20) kërkonte rikthimin e integritetit territorial dhe tërheqjen e plotë të trupave ushtarake ruse. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, e ka akuzuar më pas Ukrainën për “prezantim të kushteve që janë qartazi joreale”.
Dështon marrëveshja për grurin
Rusia tërhiqet nga iniciativa për transportim të grurit ukrainas përmes Detit të Zi, dhe kështu merr fund mbrojtja për eksportet e grurit. Dështimi i marrëveshjes e mbylli edhe një kanal të rrallë bashkëpunimi.
Samiti i parë për paqe në Xhedah
Mbi 40 shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Kina, por jo Rusia, kanë marrë pjesë në samitin për paqe në Ukrainë, të mbajtur në Arabinë Saudite. Samiti kishte për qëllim rritjen e mbështetjes për propozimin e Kievit për paqe, mirëpo në fund përfundoi pa ndonjë marrëveshje të obligueshme.
Trump dhe Putin bisedojnë përmes telefonit
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe presidenti rus, Vladimir Putin e kanë zhvilluar bisedën e parë telefonike prej kthimit të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë. Ky ka qenë edhe komunikimi i parë mes liderëve të SHBA-së dhe Rusisë prej nisjes së luftës. Pas bisedës, Trump ka bërë të ditur se do të nisin negociata direke, me qëllim të dhënies fund të luftës.
Takimi mes amerikanëve dhe rusëve në Arabinë Saudite
Zyrtarë të lartë amerikanë dhe rusë e kanë shtruar terrenin për bisedime tjera dhe një takim potencial mes Trumpit dhe Putinit. Për takimin ka pasur kritika, për shkak të mungesës së palës ukrainase.
Trumpi e qorton publikisht Zelenskyn
Presidenti amerikan, Donald Trump e ka qortuar publikisht presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, i cili ka përfunduar pa marrëveshje për minerale. Trumpi e ka pezulluar mbështetjen ushtarake për Kievin, të cilën e rikthyer shpejt, pasi Ukraina është pajtuar për një armëpushim 30-ditor, pa parakushte. Rusia, në anën tjetër, e ka hedhur poshtë propozimin.
Witkoff shkon në Moskë
I dërguari amerikan, Steve Witkoff e ka realizuar vizitën e tij të tretë në Moskë, pas kërcënimeve të Trumpit për të vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë dhe shteteve tjera që importojnë naftë ruse.
“S’ka marrëveshje” në samitin në Alaskë
Para se të zhvilloheshin bisedimet në Alaskë, Trump ka thënë se mund të kishte “shkëmbime territoriale” në mes të Rusisë dhe Ukrainës, mirëpo më vonë i ka thënë Zelenskyt dhe liderëve evropianë që nuk do t’i diskutojë ndarjet territoriale me Putinin. Trump ka thënë, pas takimit, se ekipi i tij ka arritur “përparim të madh”, por që “nuk përfundon asgjë derisa të mos ketë marrëveshje”. Putini ka thënë se Rusia këmbëngul në atë që e quan “rrënjë të problemit” – shprehje që përdor Kremlini, përmes së cilës kërkon çarmatosjen e ushtrisë ukrainase, dhe që Ukraina të heqë dorë nga ambiciet për anëtarësim në NATO.