Shumë kohë para se ta merrte detyrën këtë javë dhe para zgjedhjeve të nëntorit, presidenti Donald Trump është zotuar se do ta lehtësojë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës, megjithëse ka dhënë shumë pak hollësi se si do ta arrinte një gjë të tillë.
Prej kur është parë që Rusia ka dështuar ta pushtojë Ukrainën në javët e para të luftës, të gjithë e kanë përsëritur vetëm një shprehje për dy vjet rresht, që luftës nuk po i shihet fundi.
Kur një aeroplan udhëtarësh me 67 njerëz në bord u rrëzua në tokë në bregdetin e Kazakistanit mëngjesin e 25 dhjetorit, mediat dhe autoritetet ruse vepruan shpejt për t’i theksuar shkaktarët e mundshëm: mjegulla e trashë, përplasja me zogj dhe shpërthimi i një boce oksigjeni në kabinë.
Konferenca vjetore e presidentit rus, Vladimir Putin me gazetarët dhe publikun, konsiderohet si mundësi që shtetasit rusë të pyesin presidentin për çështjet që kanë më së shumti rëndësi për ta.
Kur e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ishte i bindur se forcat ruse do ta rrëzonin Qeverinë ukrainase brenda javësh dhe se Moska do ta rimerrte nën kontroll të plotë vendin pas 30 vjetëve pavarësi.
Në provincën Idlib të Sirisë, një burrë përpiqet ta shuajë zjarrin derisa të tjerët vrapojnë nëpër rrugën e mbushur me gërmadha drejt korridorit të një spitali të dëmtuar rëndë.
Në sipërfaqe, ishte një sulm ushtarak ndaj Ukrainës. Por, lëshimi nga Rusia i asaj që presidenti Vladimir Putin e përshkroi si raketë të re me rreze të mesme veprimi kishte të bënte me dërgim të një mesazhi, që shumica e sinjaleve thonë se kryesisht iu drejtua Uashingtonit dhe Perëndimit.
Perceptimi i përgjithshëm është se përfundimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës nuk është afër. Por, fitorja e Donald Trumpit mund të nxisë një përpjekje për ta arritur një marrëveshje paqeje, ku Ukraina, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe shtete të tjera do të diskutojnë për kushtet e mundshme.
Teksa liderët nga e mbarë bota nisën të uronin kur u bë e qartë se Donald Trump kishte fituar mandatin e dytë presidencial, nuk kishte asnjë sinjal të ndonjë mesazhi nga presidenti rus, Vladimir Putin, dhe zëdhënësi i tij sugjeroi se një mesazh i tillë mund të mos vinte kurrë.
“Lufta, trazirat dhe politika kaotike e SHBA-së ia kanë lehtësuar Rusisë manovrimin” në Lindjen e Mesme, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) Thanassis Cambanis, drejtor i Century International, një organizatë me bazë në SHBA.
Në përpjekjen e saj jetike për të zmbrapsur pushtimin rus, Ukraina përballet me sfida të shumta.
Dimri po vjen, forcat ruse po çajnë përpara, dhe e ardhmja e mbështetjes nga përkrahësi më i fuqishëm i Kievit është e pasigurt, sepse Shtetet e Bashkuara janë buzë mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale muajin e ardhshëm, ku gara është shumë e nxehtë.
Shtetet e Bashkuara kanë arritur të nxjerrin prej burgjeve ruse shtetas amerikanë, perëndimorë dhe disa rusë të burgosur prej Qeverisë së tyre. Pse Qeveria e presidentit rus, Vladimir Putin, i ka liruar ata dhe pse tani?
Lista e personave të liruar më 1 gusht gjatë një këmbimi të të burgosurve nga disa shtete ka numrin më të madh të të liruarve të këtij lloji që nga Lufta e Ftohtë.
Në SHBA, arrestimi i ushtarit ka rritur shqetësimet se Rusia po mban amerikanët në burgje që potencialisht t’i përdorë ata për këmbimin me të burgosur rusë, apo edhe për qëllime të tjera gjeopolitike.
E para, ajo do ta largonte vëmendjen nga lufta në Ukrainë në një kohë vendimtare, kur Kievi është duke u përballur me sfida të mëdha në vijën e frontit, të cilat mund të përkeqësohen në javët apo muajt në vijim.
Presidenti rus ka sugjeruar se Ukraina dhe Perëndimi kanë gisht në sulmin vdekjeprurës në Moskë.
Një javë pas zgjedhjeve të parafundit presidenciale në Rusi, më 2018, një zjarr i madh në një qendër tregtare në Siberi pati ka rezultuar me mbi 60 persona të vdekur, shumica prej tyre fëmijë.
Shfaq më shumë