Ndërlidhjet

Donbasi dhe më gjerë: Pengesat territoriale për paqen në Ukrainë

Një ushtar ukrainas patrullon një pozicion në vijën e frontit pranë Pokrovskut në rajonin e Donjeckut, Ukrainë, 20 nëntor.
Një ushtar ukrainas patrullon një pozicion në vijën e frontit pranë Pokrovskut në rajonin e Donjeckut, Ukrainë, 20 nëntor.

Shkurtimisht

  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, thotë se Kievi nuk ka të drejtë ligjore e as morale të heqë dorë nga tokat e veta.
  • Rusia kërkon kontroll të plotë mbi Donbasin, të cilin nuk ka arritur ta pushtojë tërësisht as pas viteve të tëra luftimesh vdekjeprurëse.
  • Një propozim amerikan për paqe, i cili shihet si i favorshëm për Rusinë, është rishikuar, por hollësitë nuk janë bërë publike.

Midis një vale të shpejtë diplomacie lidhur me përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për një marrëveshje paqeje, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha më 8 dhjetor se Kievi nuk ka as të drejtë ligjore e as morale të heqë dorë nga ndonjë pjesë e tokës së vet.

“Natyrisht, Rusia ngul këmbë që ne të heqim dorë nga tokat tona. Ne, pa asnjë dyshim, nuk duam të japim asgjë. Pikërisht për këtë po luftojmë”, tha Zelensky, vendi i të cilit është përballur me agresion ushtarak nga Rusia që nga viti 2014 dhe me një pushtim të plota qysh nga shkurti i vitit 2022.

Duket e thjeshtë. Megjithatë, në të njëjtën bisedë online me gazetarë, ai tha se bisedimet me Uashingtonin përfshijnë “çështje të ndërlikuara që lidhen me territorin” dhe se “ende nuk është arritur kompromis për këtë”.

Më poshtë mund ta lexoni një vështrim mbi kontrollin territorial në Ukrainë, që është një nga pengesat më të mëdha në rrugën drejt paqes.

Donbasi

Qëllimet dhe fiksimet që e nxitën presidentin rus, Vladimir Putin, ta niste pushtimin shkojnë shumë përtej thjesht grabitjes së tokave; ato përfshijnë një dëshirë për ta nënshtruar Ukrainën, për ta dobësuar Perëndimin dhe për t’i përmbysur disa nga rezultatet e Luftës së Ftohtë dhe shpërbërjes së perandorisë sovjetike.

Por, kontrolli mbi rajonet Donjeck dhe Luhansk, që përbëjnë Donbasin, është qartazi synimi kryesor.

Pse Putin e do me çdo kusht rajonin ukrainas Donbas?
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:47 0:00

Dhe, së bashku me sundimin e Krimesë dhe pjesëve të rajoneve Zaporizhja dhe Herson, kjo mund të jetë më e pakta që Putin beson se mund ta pranojë, të paktën për tani, pa u vlerësuar në atdheun e vet si një dështak i një lufte për të cilën në fillim shpresonte ta bënte Ukrainën të gjunjëzohet brenda javësh.

Telashi për Putinin është se forcat e tij nuk kanë qenë në gjendje ta pushtojnë të gjithë Donbasin. Përveç, disa pjesëve të vogla në rajonin Luhansk, pjesa tjetër është nën pushtimin rus, pjesë e pothuajse një të pestës së territorit të Ukrainës që kontrollohet nga Moska.

Por, Donjecku ka dalë të jetë më i vështirë: trupat ruse kontrollojnë rreth 77 për qind të rajonit, pasi janë zhvendosur me hapa të ngadaltë në një ofensivë të gjatë dhe rraskapitëse, por nuk kanë arritur të marrin përfundimisht qytetin e shkatërruar të Pokrovskut, dhe disa qendra të tjera të banuara mbeten nën kontrollin e Kievit.

Në 3 minuta

Çdo të enjte, zhvillimet më të rëndësishme përpiqemi t'jua zbërthejmë dhe t’jua sjellim sa më thjesht, shkurt e shqip. Regjistrohuni falas këtu për ta pranuar të parët në emailin tuaj çdo numër të newsletter-it tonë.

Numri i madh i ushtarëve rusë të vrarë mund ta ketë forcuar vendosmërinë e Putinit për ta përfunduar kapjen e rajonit, nga frika se përndryshe gjakderdhja do të shihej si e kotë.

Në çdo rast, marrja nën kontroll të plotë e Donbasit tani është kërkesë themelore e tij në çfarëdo marrëveshje për paqe. Putin tha javën e kaluar se Rusia do të merrte me forcë pjesën e mbetur nëse përpjekjet diplomatike nuk sjellin tërheqjen e Ukrainës nga to.

Për Ukrainën, pjesa e Donbasit që ajo kontrollon është po aq thelbësore, në mos edhe më shumë.

Çdo marrëveshje për paqe që i jep tokë Rusisë ose forcon kontrollin e Kremlinit mbi tokën që ai pushton, do të shihej në Kiev dhe në Perëndim si shpërblim i agresionit të Moskës. Megjithatë, një pakt që i detyron forcat ukrainase të tërhiqen nga toka që kanë mbrojtur, gjithashtu me një kosto të madhe njerëzore, do të ishte edhe më i vështirë për t’u kapërdirë.

Vendbanimet e Ukrainës që i pushtoi Rusia më 2024

Vuhledari në rajonin e Donjeckut të Ukrainës u pushtua në tetor 2024 dhe nga qyteti mbetën vetëm rrënoja. Beteja për Vuhledarin zgjati dy vjet. Kjo foto tregon ndërtesa banimi të shkatërruara në Vuhledar në shtator të vitit 2023.
1/16 Vuhledari në rajonin e Donjeckut të Ukrainës u pushtua në tetor 2024 dhe nga qyteti mbetën vetëm rrënoja. Beteja për Vuhledarin zgjati dy vjet. Kjo foto tregon ndërtesa banimi të shkatërruara në Vuhledar në shtator të vitit 2023.
Moska pushtoi një zonë katër herë më të madhe se Kievi në vitin 2024. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, i shkrepi këto imazhe pak para se trupat ruse të hynin brenda.
Një ndërtesë banimi e djegur në Avdijivka, rajoni i Donjeckut, në nëntor të vitit 2023. Në javët e fundit të betejës për qytetin, që përfundoi në shkurt të vitit 2024, asnjë ndërtesë nuk mbeti e paprekur. Sipas një komandanti lokal ukrainas, pushtimi i qytetit i kushtoi Rusisë 47.000 ushtarë. Autoritetet ruse nuk flasin hapur për humbjet e ushtrisë së tyre në beteja individuale dhe luftën në përgjithësi.
2/16 Një ndërtesë banimi e djegur në Avdijivka, rajoni i Donjeckut, në nëntor të vitit 2023. Në javët e fundit të betejës për qytetin, që përfundoi në shkurt të vitit 2024, asnjë ndërtesë nuk mbeti e paprekur. Sipas një komandanti lokal ukrainas, pushtimi i qytetit i kushtoi Rusisë 47.000 ushtarë. Autoritetet ruse nuk flasin hapur për humbjet e ushtrisë së tyre në beteja individuale dhe luftën në përgjithësi.
Moska pushtoi një zonë katër herë më të madhe se Kievi në vitin 2024. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, i shkrepi këto imazhe pak para se trupat ruse të hynin brenda.
Një ushtar ukrainas në Avdijivka qëndron pranë shkronjave të dëmtuara të një tabele "I Love Avdijivka" në nëntor të vitit 2023, kur fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, e vizitoi për herë të fundit para pushtimit të qytetit. Ushtria ruse kapi Avdijivkan në shkurt të vitit 2024 dhe faza e fundit e betejës zgjati më shumë se pesë muaj.
3/16 Një ushtar ukrainas në Avdijivka qëndron pranë shkronjave të dëmtuara të një tabele "I Love Avdijivka" në nëntor të vitit 2023, kur fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, e vizitoi për herë të fundit para pushtimit të qytetit. Ushtria ruse kapi Avdijivkan në shkurt të vitit 2024 dhe faza e fundit e betejës zgjati më shumë se pesë muaj.
Moska pushtoi një zonë katër herë më të madhe se Kievi në vitin 2024. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, i shkrepi këto imazhe pak para se trupat ruse të hynin brenda.
Kjo shtëpi në fshatin Precjstivka, afër Vuhledarit, u shkatërrua në maj të vitit 2023. Trupat ruse pushtuan vendbanimin në shtator të vitit 2024.
4/16 Kjo shtëpi në fshatin Precjstivka, afër Vuhledarit, u shkatërrua në maj të vitit 2023. Trupat ruse pushtuan vendbanimin në shtator të vitit 2024.
Moska pushtoi një zonë katër herë më të madhe se Kievi në vitin 2024. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, i shkrepi këto imazhe pak para se trupat ruse të hynin brenda.
Kjo shtëpi në fshatin Preçjstivka, afër Vuhledarit, u shkatërrua në maj të vitit 2023. Trupat ruse pushtuan vendbanimin në shtator 2024.
5/16 Kjo shtëpi në fshatin Preçjstivka, afër Vuhledarit, u shkatërrua në maj të vitit 2023. Trupat ruse pushtuan vendbanimin në shtator 2024.
Moska pushtoi një zonë katër herë më të madhe se Kievi në vitin 2024. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, i shkrepi këto imazhe pak para se trupat ruse të hynin brenda.
Rajoni i Donjeckut, qershor 2023. Fshati Blahodatne ishte një nga ata që u çliruan nga ushtria ukrainase gjatë kundërofensive ushtarake të Ukrainës në verën e vitit 2023, kur Nuzhnenko bëri këtë foto. Në dhjetor 2024, Blahodatne u ripushtua.
6/16 Rajoni i Donjeckut, qershor 2023. Fshati Blahodatne ishte një nga ata që u çliruan nga ushtria ukrainase gjatë kundërofensive ushtarake të Ukrainës në verën e vitit 2023, kur Nuzhnenko bëri këtë foto. Në dhjetor 2024, Blahodatne u ripushtua.
Moska pushtoi një zonë katër herë më të madhe se Kievi në vitin 2024. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, i shkrepi këto imazhe pak para se trupat ruse të hynin brenda.
Rrugët e qytetit të Selydove, afër Pokrovskut në rajonin e Donjeckut të Ukrainës. Fotoja është bërë më 9 tetor 2024 dhe më 31 tetor, Selydove ishte okupuar.
7/16 Rrugët e qytetit të Selydove, afër Pokrovskut në rajonin e Donjeckut të Ukrainës. Fotoja është bërë më 9 tetor 2024 dhe më 31 tetor, Selydove ishte okupuar.
Moska pushtoi një zonë katër herë më të madhe se Kievi në vitin 2024. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, i shkrepi këto imazhe pak para se trupat ruse të hynin brenda.
Një banor vendas i fshatit Terny, rajoni i Donjeckut, qëndron pranë shtëpisë së tij në marsin e vitit 2023. Luftimet për fshatin e dëmtuar rëndë filluan në janar 2023. Ai është nën pushtimin e plotë që në fillim të këtij viti.
8/16 Një banor vendas i fshatit Terny, rajoni i Donjeckut, qëndron pranë shtëpisë së tij në marsin e vitit 2023. Luftimet për fshatin e dëmtuar rëndë filluan në janar 2023. Ai është nën pushtimin e plotë që në fillim të këtij viti.
Moska pushtoi një zonë katër herë më të madhe se Kievi në vitin 2024. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, i shkrepi këto imazhe pak para se trupat ruse të hynin brenda.
Një biçikletë në Vuhledar të Ukrainës. Ky qytet i vogël me ndërtesat e tij shumëkatëshe ndodhet në një kodër, gjë që i dha ushtrisë ukrainase një avantazh në luftime dhe bëri të mundur zmbrapsjen e sulmeve.
9/16 Një biçikletë në Vuhledar të Ukrainës. Ky qytet i vogël me ndërtesat e tij shumëkatëshe ndodhet në një kodër, gjë që i dha ushtrisë ukrainase një avantazh në luftime dhe bëri të mundur zmbrapsjen e sulmeve.
Moska pushtoi një zonë katër herë më të madhe se Kievi në vitin 2024. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, i shkrepi këto imazhe pak para se trupat ruse të hynin brenda.
Sipas hartës DeepState, Çasiv Jari në rajonin e Donjeckut të Ukrainës është pjesërisht i pushtuar nga trupat ruse. Fotoja tregon rrethin Kanal, të cilin ata e pushtuan në korrik të vitit 2024. Beteja për qytetin filloi pas pushtimit të Bahmutit në maj 2023 dhe vazhdon deri më sot.
10/16 Sipas hartës DeepState, Çasiv Jari në rajonin e Donjeckut të Ukrainës është pjesërisht i pushtuar nga trupat ruse. Fotoja tregon rrethin Kanal, të cilin ata e pushtuan në korrik të vitit 2024. Beteja për qytetin filloi pas pushtimit të Bahmutit në maj 2023 dhe vazhdon deri më sot.
Moska pushtoi një zonë katër herë më të madhe se Kievi në vitin 2024. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, i shkrepi këto imazhe pak para se trupat ruse të hynin brenda.
Pas pushtimit të Avdijivkës, trupat ruse vazhduan të përparojnë. Kjo foto është bërë në rrugën midis Avdijivkës dhe fshatit Berdyçi në nëntor të vitit 2023. Pushtimi i Berdyçit u konfirmua nga ushtria ukrainase në prill të vitit 2024.
11/16 Pas pushtimit të Avdijivkës, trupat ruse vazhduan të përparojnë. Kjo foto është bërë në rrugën midis Avdijivkës dhe fshatit Berdyçi në nëntor të vitit 2023. Pushtimi i Berdyçit u konfirmua nga ushtria ukrainase në prill të vitit 2024.
Moska pushtoi një zonë katër herë më të madhe se Kievi në vitin 2024. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, i shkrepi këto imazhe pak para se trupat ruse të hynin brenda.
Një zonë në rrethin Kurakhova në rajonin e Donjeckut të Ukrainës në majin e vitit të kaluar. Në atë kohë, puna pranverore në terren vazhdoi atje. Kjo zonë u pushtua në nëntor 2024 dhe qendra administrative e rrethit, Kurakhove, u pushtua në janar të këtij viti.
12/16 Një zonë në rrethin Kurakhova në rajonin e Donjeckut të Ukrainës në majin e vitit të kaluar. Në atë kohë, puna pranverore në terren vazhdoi atje. Kjo zonë u pushtua në nëntor 2024 dhe qendra administrative e rrethit, Kurakhove, u pushtua në janar të këtij viti.
Moska pushtoi një zonë katër herë më të madhe se Kievi në vitin 2024. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, i shkrepi këto imazhe pak para se trupat ruse të hynin brenda.
Rita me macen e saj në Avdijivka. Për fatin e tyre nuk dihet. Rreth 900 civilë ishin në Avdijivka në kohën e okupimit. Njerëzit jetonin në bodrume dhe përdornin ndihma humanitare për të mbijetuar kur ishte ende e mundur për t'i dhënë ato. Para luftës, rreth 30.000 njerëz jetonin në Avdijivka.
13/16 Rita me macen e saj në Avdijivka. Për fatin e tyre nuk dihet. Rreth 900 civilë ishin në Avdijivka në kohën e okupimit. Njerëzit jetonin në bodrume dhe përdornin ndihma humanitare për të mbijetuar kur ishte ende e mundur për t'i dhënë ato. Para luftës, rreth 30.000 njerëz jetonin në Avdijivka.
Moska pushtoi një zonë katër herë më të madhe se Kievi në vitin 2024. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, i shkrepi këto imazhe pak para se trupat ruse të hynin brenda.
Në korrik të vitit 2024, filluan betejat për fshatin Vozdvyzhenka, në rajonin e Donjeckut, Ukrainë. Pak para kësaj, në maj të vitit 2024, Nuzhnenko fotografoi pasojat e granatimeve të një ndërmarrje bujqësore pranë Vozdvyzhenkas. Që nga janari, Vozdvyzhenka është nën okupim.
14/16 Në korrik të vitit 2024, filluan betejat për fshatin Vozdvyzhenka, në rajonin e Donjeckut, Ukrainë. Pak para kësaj, në maj të vitit 2024, Nuzhnenko fotografoi pasojat e granatimeve të një ndërmarrje bujqësore pranë Vozdvyzhenkas. Që nga janari, Vozdvyzhenka është nën okupim.
Moska pushtoi një zonë katër herë më të madhe se Kievi në vitin 2024. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, i shkrepi këto imazhe pak para se trupat ruse të hynin brenda.
Dheu në rajonin e Donjeckut, pranë fshatit Kostiantjnivka. Kjo tokë u pushtua në shtator të vitit 2024, katër muaj pas realizimit të kësaj fotoje.
15/16 Dheu në rajonin e Donjeckut, pranë fshatit Kostiantjnivka. Kjo tokë u pushtua në shtator të vitit 2024, katër muaj pas realizimit të kësaj fotoje.
Moska pushtoi një zonë katër herë më të madhe se Kievi në vitin 2024. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, i shkrepi këto imazhe pak para se trupat ruse të hynin brenda.
Një grua është evakuuar nga Novohrodivka, rajoni i Donjeckut, në gusht të vitit 2024. Trupat ruse pushtuan qytetin 20 ditë pasi u shkrep kjo foto. Burri në të djathtë është Owen, një vullnetar nga Zelanda e Re. Një ish-mjek luftarak, ai shkoi në Ukrainë për të ndihmuar të shpëtojë njerëz.
16/16 Një grua është evakuuar nga Novohrodivka, rajoni i Donjeckut, në gusht të vitit 2024. Trupat ruse pushtuan qytetin 20 ditë pasi u shkrep kjo foto. Burri në të djathtë është Owen, një vullnetar nga Zelanda e Re. Një ish-mjek luftarak, ai shkoi në Ukrainë për të ndihmuar të shpëtojë njerëz.
Moska pushtoi një zonë katër herë më të madhe se Kievi në vitin 2024. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, i shkrepi këto imazhe pak para se trupat ruse të hynin brenda.
Previous slide
Next slide

Një gjë e tillë mund të ketë pasoja të mëdha politike për Ukrainën dhe Zelenskyn, gjë që është arsye pse Putini e dëshiron.

Siç theksoi Zelensky më 8 dhjetor, është edhe një pengesë e fortë ligjore për t’i dorëzuar tokë një shteti tjetër: Kushtetuta e Ukrainës, e cila thotë se çdo ndryshim territorial “zgjidhet ekskluzivisht” përmes një referendumi kombëtar.

De facto, de jure

Një ndërlikim tjetër - të paktën sepse Putini ngul këmbë ta bëjë të tillë - është pretendimi i Moskës, i pabazuar në realitet por i mishëruar në ligjin rus për më shumë se tri vjet, se rajonet Luhansk, Donjeck, Zaporizhja dhe Herson janë pjesë e Rusisë, jo e Ukrainës.

Putini përpiqet ta theksojë këtë pretendim duke thënë se Rusia do ta “çlirojë” pjesën e mbetur të Donbasit, në vend se të thotë se do të marrë apo do të pushtojë toka ukrainase.

Kjo çështje e pazgjidhshme e Donbasit u përmend edhe në propozimin 28-pikësh për paqe të hartuar nga Shtetet e Bashkuara, i cili shkaktoi një stuhi diplomacie kur u bë publik muajin e kaluar.

Drafti u cilësua nga shumë si tepër i favorshëm për Rusinë dhe Ukraina e kundërshtoi atë në bisedimet me zyrtarë amerikanë dhe udhëheqës evropianë, të cilët janë rreshtuar për t’i mbështetur përpjekjet e Kievit për shmangien e një marrëveshjeje të njëanshme.

Por, formulimi për Donbasin, i cili qartazi shkaktoi pakënaqësi në Ukrainë, duket se nuk do t’i pëlqente as Rusisë.

Së bashku me Krimenë, të cilën Rusia e pushtoi në vitin 2014, drafti propozonte që rajonet Donjeck dhe Luhansk të “njihen si de facto ruse”, e jo de jure, siç dëshiron Moska.

Ai gjithashtu kërkonte që Ukraina t’i tërhiqte forcat e saj nga pjesa e rajonit Donjeck që ajo mban, dhe që kjo tokë të kthehej në një “zonë neutrale të demilitarizuar” që do të ishte “e njohur ndërkombëtarisht” si tokë ruse, por që forcat ruse nuk do të lejoheshin të hynin.

Ndër pengesat e tjera të mundshme, si çështja e atyre që do ta mbikëqyrnin zbatimin e marrëveshjes në Donbas, disa analistë thanë se njohja de facto është kundërthënëse në terma: Njohja, sidomos e përcaktuar në një pakt paqeje, sugjeron pranimin formal, ndërsa de facto nënkupton pranimin joformal të fakteve në terren.

Zelensky tha më 8 dhjetor se drafti amerikan ishte kufizuar nga 28 pika në 20, dhe se disa prej pikave më pak të favorshme për Ukrainën ishin hequr.

Megjithatë, ai nuk është publikuar dhe mënyra sesi trajtohet territori mbetet e paqartë, megjithëse, nga komentet e Zelenskyt, dukej qartë se Kievi nuk është i kënaqur.

Më 9 dhjetor, Zelensky tha se Ukraina dhe mbështetësit evropianë do t’ia dërgojnë së shpejti një propozim të “rishikuar” Shteteve të Bashkuara.

Hersoni dhe Zaporizhja

Përveç Krimesë dhe Donbasit, rajonet Zaporizhja dhe Herson paraqesin sfidë për çdo përpjekje për paqe.

Rusia kontrollon pjesë të secilit rajon, duke krijuar një “korridor tokësor” nga kufiri rus deri te ngushtica që lidh Krimenë e pushtuar me Ukrainën, si dhe kontroll mbi termocentralin bërthamor të Zaporizhjas - i cili është më i madhi në Evropë dhe një çështje tjetër e ndërlikuar në bisedimet e paqes.

Por, pasi Ukraina rimori qytetin e Hersonit në një kundërofensivë të madhe në vjeshtën e vitit 2022, Rusia nuk mban nën kontroll kryeqytetin e asnjërit prej dy rajoneve.

Midis përpjekjeve të SHBA-së për paqe që nisën kur Trump mori detyrën në janar të këtij viti, Moska herë pas here është dukur e hapur për marrëveshje që do ta lejonte Ukrainën t’i mbajnë në kontroll tokat që i kontroll - ashtu siç parashikonte propozimi 28-pikësh.

Megjithatë, Putini hodhi dyshime mbi këtë ide në deklaratat e tij të ashpra javën e kaluar, duke pohuar se Rusia do t’i marrë me forcë jo vetëm Donbasin, por edhe “Novorossian”, nëse Ukraina nuk tërheq forcat e saj, duke përdorur një term shumë të kontestuar që i referohet sundimit të Rusisë cariste mbi pjesë të Ukrainës lindore dhe jugore.

Përveç Krimesë, Luhanskut, Donjeckut, Zaporizhjas dhe Hersonit, Rusia kontrollon edhe disa zona shumë më të vogla në rajonet Harkiv, Sumi dhe Dnipropetrovsk.

Plani 28-pikësh thoshte se “Rusia do të heqë dorë nga territoret e tjera që kontrollon jashtë pesë rajoneve”, por nuk jepte hollësi.

Përgatiti: Ekrem Idrizi
Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG