Ndërlidhjet

Raketat Tomahawk në qendër të bisedimeve Trump-Zelensky në Shtëpinë e Bardhë

Takimi mes presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe atij amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë në gusht të këtij viti.
Takimi mes presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe atij amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë në gusht të këtij viti.

Shkurtimisht

• Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po kërkon raketa Tomahawk nga SHBA-ja për të goditur caqe thellë brenda Rusisë.
• Udhëheqësi amerikan, Donald Trump, po shqyrton mundësinë e dërgimit të raketave, por nuk ka marrë ende një vendim.
• Rusia ka paralajmëruar se furnizimi i Ukrainës me raketa Tomahawk mund të përshkallëzojë konfliktin.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dëshiron raketa Tomahawk për luftën kundër pushtimit të vendit të tij nga Rusia.

Presidenti amerikan, Donald Trump, duke e kthyer vëmendjen te sulmi i Moskës ndaj Ukrainës pas një nisme të suksesshme diplomatike në Lindjen e Mesme, tha se Shtetet e Bashkuara mund t’i ofrojnë Kievit këto lloje raketash.

Ndërkohë, presidenti rus, Vladimir Putin, i cili ka bllokuar përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit që nisi më 2022, ka paralajmëruar kundër një përshkallëzimi.

Në këtë tekst mund të mësoni se ku duhet fokusuar kur Trump ta mirëpresë Zelenskyn në Uashington më 17 tetor.

...raketat Tomahawk

Teksa pushtimi rus i Ukrainës po i afrohet përvjetorit të katërt, Ukraina po synon që të posedojë raketa Tomahawk, të prodhimit amerikan, për të dobësuar përpjekjet e luftës së Rusisë duke goditur ndërtesat e naftës dhe energjisë thellë brenda territorit rus.

Trump tha se SHBA-ja mund të japë këto raketa lundruese që kanë një rreze veprimi nga 1.250 deri në 2.500 kilometra, por nuk ka njoftuar për një vendim dhe ka sugjeruar se ai mund të diskutojë për këtë çështje me Putinin para se të vendosë.

“Unë mund të them: ‘Shiko, nëse kjo luftë nuk do të ndalet, unë mund t’i dërgoj [Ukrainës] raketa Tomahawks’. Rusisë nuk i duhet kjo. Mendoj se është e duhur që unë ta ngre këtë çështje”, tha Trump për gazetarët më 12 tetor. Udhëheqësi amerikan ka shprehur zemërim lidhur me refuzimin e Rusisë që të ndalë luftën e saj kundër Ukrainës.

Si do të mund ta ndihmonin Ukrainën raketat amerikane Tomahawk

Një version i hershëm i raketës Tomahawk, duke u testuar mbi Nju-Meksiko, më 1976.

Tomahawk u krijua në vitet '70, mes tensioneve të Luftës së Ftohtë me Bashkimin Sovjetik. Raketa lundruese është e menduar për të fluturuar në largësi të mëdha, mjaftueshëm ulët për të shmangur shumicën e radarëve, me shpejtësi të një avioni pasagjerësh.
1/8 Një version i hershëm i raketës Tomahawk, duke u testuar mbi Nju-Meksiko, më 1976.

Tomahawk u krijua në vitet '70, mes tensioneve të Luftës së Ftohtë me Bashkimin Sovjetik. Raketa lundruese është e menduar për të fluturuar në largësi të mëdha, mjaftueshëm ulët për të shmangur shumicën e radarëve, me shpejtësi të një avioni pasagjerësh.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u tha gazetarëve më 6 tetor se ai “në njëfarë mënyre e ka marrë një vendim” lidhur me furnizimin e Ukrainës me raketat Tomahawk. Kështu do të ndryshonte gjendja në fushëbetejë midis Moskës dhe Kievit, nëse Uashingtoni e furnizon atë me këtë armë të avancuar. (Përgatiti: Trim Haliti)
Fotografi e kombinuar që shfaq një Tomahawk duke shpërthyer mbi një aeroplan, gjatë testimeve më 1986.

Raketa me gjatësi prej 5.5-metrash është e pajisur me një predhë me peshë prej gjysmë toni, dhe mund të fluturojë rreth 1.600 kilometra.
2/8 Fotografi e kombinuar që shfaq një Tomahawk duke shpërthyer mbi një aeroplan, gjatë testimeve më 1986.

Raketa me gjatësi prej 5.5-metrash është e pajisur me një predhë me peshë prej gjysmë toni, dhe mund të fluturojë rreth 1.600 kilometra.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u tha gazetarëve më 6 tetor se ai “në njëfarë mënyre e ka marrë një vendim” lidhur me furnizimin e Ukrainës me raketat Tomahawk. Kështu do të ndryshonte gjendja në fushëbetejë midis Moskës dhe Kievit, nëse Uashingtoni e furnizon atë me këtë armë të avancuar. (Përgatiti: Trim Haliti)
Kombinimi i rrezes së veprimit, shpejtësisë dhe fuqisë shkatërruese e bën atë të jetë armë që s'e ka shokun në fushëbetejë në Ukrainë.

Secila raketë është e pajisur me sisteme komplekse të brendshme të navigacionit, dhe kushton rreth 2 milionë dollarë.
3/8 Kombinimi i rrezes së veprimit, shpejtësisë dhe fuqisë shkatërruese e bën atë të jetë armë që s'e ka shokun në fushëbetejë në Ukrainë.

Secila raketë është e pajisur me sisteme komplekse të brendshme të navigacionit, dhe kushton rreth 2 milionë dollarë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u tha gazetarëve më 6 tetor se ai “në njëfarë mënyre e ka marrë një vendim” lidhur me furnizimin e Ukrainës me raketat Tomahawk. Kështu do të ndryshonte gjendja në fushëbetejë midis Moskës dhe Kievit, nëse Uashingtoni e furnizon atë me këtë armë të avancuar. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një Tomahawk duke fluturuar pranë një avioni luftarak F-14 të marinës së SHBA-së, mbi Kaliforninë jugore, më 2002.

Kievi ka bërë vazhdimisht thirrje për furnizim me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi. Më 2024, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, la të kuptohet se Kievi kishte kërkuar Tomahawk. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë asokohe u raportua ta kishte quajtur kërkesën "tërësisht të parealizueshme".
4/8 Një Tomahawk duke fluturuar pranë një avioni luftarak F-14 të marinës së SHBA-së, mbi Kaliforninë jugore, më 2002.

Kievi ka bërë vazhdimisht thirrje për furnizim me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi. Më 2024, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, la të kuptohet se Kievi kishte kërkuar Tomahawk. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë asokohe u raportua ta kishte quajtur kërkesën "tërësisht të parealizueshme".
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u tha gazetarëve më 6 tetor se ai “në njëfarë mënyre e ka marrë një vendim” lidhur me furnizimin e Ukrainës me raketat Tomahawk. Kështu do të ndryshonte gjendja në fushëbetejë midis Moskës dhe Kievit, nëse Uashingtoni e furnizon atë me këtë armë të avancuar. (Përgatiti: Trim Haliti)
Personeli i marinës britanike duke ngarkuar një Tomahawk në një bazë detare në Oqeanin Indian, në nëntorin e vitit 2001.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur zemërim gjithnjë e më të madh me Moskën për shkak të ngecjes së negociatave për paqe. Furnizimi i mundshëm i Ukrainës me Tomahawk u raportua të jetë kthyer në agjendë së voni, teksa Shtëpia e Bardhë po synon ta detyrojë Kremlinin "t'i përjetojë dhimbjet" e luftës që ka nisur.
5/8 Personeli i marinës britanike duke ngarkuar një Tomahawk në një bazë detare në Oqeanin Indian, në nëntorin e vitit 2001.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur zemërim gjithnjë e më të madh me Moskën për shkak të ngecjes së negociatave për paqe. Furnizimi i mundshëm i Ukrainës me Tomahawk u raportua të jetë kthyer në agjendë së voni, teksa Shtëpia e Bardhë po synon ta detyrojë Kremlinin "t'i përjetojë dhimbjet" e luftës që ka nisur.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u tha gazetarëve më 6 tetor se ai “në njëfarë mënyre e ka marrë një vendim” lidhur me furnizimin e Ukrainës me raketat Tomahawk. Kështu do të ndryshonte gjendja në fushëbetejë midis Moskës dhe Kievit, nëse Uashingtoni e furnizon atë me këtë armë të avancuar. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një Tomahawk e lëshuar nga një nëndetëse duke goditur një objektiv në Ishullin San Klementi, një qendër stërvitore e marinës amerikane pranë bregut të Kalifornisë jugore, gjatë një prove të kryer në nëntorin e vitit 1998.

Në një bisedë telefonike në fillim të muajit korrik, presidenti Trump raportohet ta ketë pyetur homologun Zelensky: "Volodymyr, a mund ta godisni ju Moskën? [...] A mund ta godisni edhe Shën Petersburgun?". Presidenti ukrainas thuhet të jetë përgjigjur: "Sigurisht se po. Mundemi, nëse na i jepni armët".

Më 15 korrik, Trump mohoi se po synon ta armatosë Kievin me raketat me rreze të gjatë veprimi.
6/8 Një Tomahawk e lëshuar nga një nëndetëse duke goditur një objektiv në Ishullin San Klementi, një qendër stërvitore e marinës amerikane pranë bregut të Kalifornisë jugore, gjatë një prove të kryer në nëntorin e vitit 1998.

Në një bisedë telefonike në fillim të muajit korrik, presidenti Trump raportohet ta ketë pyetur homologun Zelensky: "Volodymyr, a mund ta godisni ju Moskën? [...] A mund ta godisni edhe Shën Petersburgun?". Presidenti ukrainas thuhet të jetë përgjigjur: "Sigurisht se po. Mundemi, nëse na i jepni armët".

Më 15 korrik, Trump mohoi se po synon ta armatosë Kievin me raketat me rreze të gjatë veprimi.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u tha gazetarëve më 6 tetor se ai “në njëfarë mënyre e ka marrë një vendim” lidhur me furnizimin e Ukrainës me raketat Tomahawk. Kështu do të ndryshonte gjendja në fushëbetejë midis Moskës dhe Kievit, nëse Uashingtoni e furnizon atë me këtë armë të avancuar. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një anije e marinës amerikane duke lëshuar një raketë Tomahawk në Detin Mesdhe, në marsin e vitit 2011.

Nuk dihet se si do ta përdorte Ukraina armën, e cila lëshohet zakonisht nga anijet apo nëndetëset luftarake.

Raketat Tomahawk mund të lëshohen edhe nga disa aeroplanë luftarkë, por një zyrtar ukrainas ka pranuar se ato "nuk janë të lehta për t'u përdorur" pa avionë bombardues strategjikë, të cilët Kievi nuk i ka.
7/8 Një anije e marinës amerikane duke lëshuar një raketë Tomahawk në Detin Mesdhe, në marsin e vitit 2011.

Nuk dihet se si do ta përdorte Ukraina armën, e cila lëshohet zakonisht nga anijet apo nëndetëset luftarake.

Raketat Tomahawk mund të lëshohen edhe nga disa aeroplanë luftarkë, por një zyrtar ukrainas ka pranuar se ato "nuk janë të lehta për t'u përdorur" pa avionë bombardues strategjikë, të cilët Kievi nuk i ka.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u tha gazetarëve më 6 tetor se ai “në njëfarë mënyre e ka marrë një vendim” lidhur me furnizimin e Ukrainës me raketat Tomahawk. Kështu do të ndryshonte gjendja në fushëbetejë midis Moskës dhe Kievit, nëse Uashingtoni e furnizon atë me këtë armë të avancuar. (Përgatiti: Trim Haliti)
Sistemet amerikane Typhoon, të cilat mund të lëshojnë raketa lundruese Tomahawk.

Raketalëshues të rinj tokësorë për Tomahawk ekzistojnë, por teknologjinë aktualisht e zotëron vetëm SHBA-ja.

Sistemet e lëshimit nga toka për raketat lundruese nisën të ndërtohen pas dështimit të Traktatit për Forcat Bërthamore me Rreze Mesatare Veprimi, më 2019. Marrëveshja SHBA-Rusi ndalonte raketat tokësore me rreze prej ndërmjet 500 dhe 5.500-kilometrash.
8/8 Sistemet amerikane Typhoon, të cilat mund të lëshojnë raketa lundruese Tomahawk.

Raketalëshues të rinj tokësorë për Tomahawk ekzistojnë, por teknologjinë aktualisht e zotëron vetëm SHBA-ja.

Sistemet e lëshimit nga toka për raketat lundruese nisën të ndërtohen pas dështimit të Traktatit për Forcat Bërthamore me Rreze Mesatare Veprimi, më 2019. Marrëveshja SHBA-Rusi ndalonte raketat tokësore me rreze prej ndërmjet 500 dhe 5.500-kilometrash.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u tha gazetarëve më 6 tetor se ai “në njëfarë mënyre e ka marrë një vendim” lidhur me furnizimin e Ukrainës me raketat Tomahawk. Kështu do të ndryshonte gjendja në fushëbetejë midis Moskës dhe Kievit, nëse Uashingtoni e furnizon atë me këtë armë të avancuar. (Përgatiti: Trim Haliti)
Previous slide
Next slide

Kjo çështje u përmend gjatë bisedës telefonike më 16 tetor: Putin i tha Trumpit se nëse Ukrainës i jepen këto raketa, kjo do t’i jepte një goditje “të madhe” raportit SHBA-Rusi dhe gjasave për paqe në Ukrainë, tha këshilltari i Kremlinit, Yuri Ushakov.

Pas bisedës, Trump sugjeroi se nevojat e SHBA-së do të ndërlikonin çdo përpjekje për të furnizuar Ukrainën me Tomahawk.

“Ne na duhen raketat Tomahawk edhe për SHBA-në”, tha ai për gazetarët. “Ne kemi shumë raketa të tilla, por ne na duhen ato. Nuk mund të shterojmë [stoqet] e shtetit tonë... Prandaj, nuk e di se çfarë mund të bëjmë për këtë çështje”.

Trump shpreson të shfrytëzojë momentumin e krijuar nga armëpushimi dhe marrëveshja për të burgosurit, të ndërmjetësuar nga SHBA-ja në Gaza, dhe të bëhet përparim drejt përfundimit të konfliktit më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Analistët thanë se vetë raketat Tomahawk me gjasë nuk do të ndryshonin situatën, por mund t’i japin një shtysë të rëndësishme fushatës së Kievit për sulme thellë brenda territorit rus.

Lufta ka treguar se “nuk ekziston asnjë lloj arme apo municion i vetëm që mund të shërbejë si një zgjidhje magjike”, tha për Radion Evropa e Lirë, Luke Coffey, hulumtues i lartë në Institutin Hudson, me seli në SHBA.

“Megjithatë, raketat Tomahawk do të kishin një ndikim praktik në fushëbetejë, duke dëmtuar prodhimin e pajisjeve të mbrojtjes dhe logjistikën ruse që gjenden pas vijave të frontit”, tha ai. “Ato do të kishin një ndikim simbolik, duke treguar se presidenti Trump, në fakt, ka vendosmërinë për t’i bërë më shumë presion Rusisë që ta sjellë në tryezën e negociatave”.

Nëse SHBA-ja i ofron raketa Ukrainës, analistët thanë se ajo çfarë ka rëndësi është se sa raketa do t’i japë dhe sa shpejtë.

“Pyetja kryesore është sa do të [ofrojë] Shtetet e Bashkuara për Ukrainën”, tha për Radion Evropa e Lirë, Mark Cancian, ekspert ushtarak në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington.

“Trump dëshiron të arrijë një marrëveshje”, shtoi ai. “Nëse dëshiron të ushtrojë presion mbi Rusinë, duhet të gjejë një mënyrë për të dërguar armët tek Ukraina shpejt”.

“Raketat Tomahawk mund të shënjestrojnë caqe thellë brenda territorit rus, por për të pasur shanse që të shmangin me sukses sistemet ruse të mbrojtjes ajrore, Ukraina me gjasë duhet të gjuajë disa raketa të tilla njëherësh”, tha për REL-in, Dara Massicot, hulumtuese në Institutin Carnegie Endowment për Paqe Ndërkombëtare, njëherësh eksperte për ushtrinë ruse.

“Tomahawk-ët shtojnë presionin, por sasia e presionit varet shumë nga koha kur arrijnë, sa sasi mund të dorëzohen dhe si lëshohen”, shtoi ajo.

Vlerësimet se sa raketa Tomahawk mund të ofrojnë SHBA-ja variojnë. Mackenzie Eaglen, hulumtuese dhe eksperte ushtarake në Institutin amerikan Enterprise, tha se marina mund të “jetë në gjendje të japë disa” të një lloji të kësaj rakete për Ukrainën. Cancian tha se numri i përgjithshëm i raketave mund të jetë disa qindra ose deri në 1.000, nëse përfshihen edhe versionet e vjetra.

Mark Galeotti, analist dhe autor për politikën dhe sigurinë ruse, me seli në Mbretërinë e Bashkuar, tha se “numrat relativisht të ulët që SHBA-ja ndoshta do të ishte e gatshme t’i ofronte” Ukrainës do të bënin Tomahawk-ët më shumë si “simbol politik” sesa një faktor vendimtar ushtarak.

“Nëse Trump i ofron ato me një afat të qartë kohor, ai po sinjalizon një ashpërim të dukshëm të qëndrimit të tij”, tha Galeotti për REL-in.

...apo, s’ka raketa Tomahawk

Disa zyrtarë të lartë ukrainas kanë qenë në Uashington këtë javë duke u përgatitur për takimin e 17 tetorit, përfshirë kryeministren Yulia Svyrydenko dhe shefin e fuqishëm të stafit të Zelenskyt, Andriy Yermak. Trump dhe Zelensky kanë biseduar dy herë përmes telefonit brenda dy ditësh.

Me gjithë diskutimet rreth Tomahawk-ëve, nëse takimi Trump–Zelensky nuk prodhon një premtim për t’i ofruar ato, do të përbënte një kthim prapa për Kievin.

Por, takimi nuk ka të bëjë vetëm me raketat Tomahawk.

Teksa Rusia kryen sulme të vazhdueshme ndaj infrastrukturës së energjisë së Ukrainës dhe godet civilët në shtëpitë e tyre, në spitale dhe trena, Ukraina po ashtu po synon që të sigurojë më shumë armë të mbrojtjes ajrore përmes programit në të cilin shtetet evropiane blejnë armë nga SHBA-ja dhe më pas i dërgojnë në Ukrainë.

Galeotti sugjeroi se Ukraina ka ambicie të larta, por do të ishte e gatshme të pranonte më pak. “Deri në një masë”, tha ai, “Zelensky po përdor taktikat e tij të zakonshme duke e përmendur shumë një armë të posaçme që e di se ka pak gjasa ta marrë, për të tentuar të bëjë tjetrin të ofrojë diçka tjetër si një ‘çmim ngushëllues’”.

Edhe pa një marrëveshje për Tomahawk-ët, takimi mund të tregojë se Uashingtoni nuk ka ndërmend të braktisë Ukrainën ose ta shtyjë atë drejt kompromiseve të shpejta – sikurse heqja dorë nga territori, qoftë edhe në mënyrë joformale – në emër të një marrëveshjeje të paqes.

Kujtimet nga Zyra Ovale

Toni i bisedimeve do të vëzhgohet nga afër, veçmas në Kiev, ku kanë ende kujtime nga takimi në Shtëpinë e Bardhë i Zelenskyt në shkurt, që shkoi keq për të.

Ukraina do të jetë e kujdesshme ndaj çdo shenje të një ndryshimi që mund të vijë nga Trumpi, pas asaj që presidenti amerikan e quajti një telefonatë “shumë produktive” me Putinin, e cila prodhoi një marrëveshje për t’u takuar ballë për ballë për herë të parë që nga gushti. Por, për këtë takim nuk është caktuar ndonjë datë.

Lucian Kim, analist i lartë për Ukrainën në Grupin e Krizave, tha se mundësia për një marrëveshje lidhur me furnizimin me raketa Tomahawk duket se janë ulur pas telefonatës Trump-Putin.

“Zelensky mund të kërkojë ende raketa Tomahawk, por është e vështirë të imagjinohet që Trump të pranojë para një nisme të re të SHBA-së për të dhënë fund luftës”, shkroi Kim në platformën X.

Pas debaklit të shkurtit, marrëdhëniet midis Trump dhe Zelenskyt kanë qenë dukshëm më miqësore, dhe zyrtarë amerikanë kanë shprehur solidaritet me Ukrainën gjatë deklaratave të bëra këtë javë. Megjithatë, ata kanë theksuar rolin e madh që sipas Uashingtonit duhet të luajë Evropa dhe po ashtu nuk kanë zbuluar qëndrimin e Trumpit sa i përket raketave Tomahawk.

Gjatë bisedave me Svyrydenko, sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, “riafirmoi mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin ukrainas”, tha Departamenti amerikan i Thesarit më 14 tetor.

Nëse lufta nuk përfundon, SHBA-ja dhe aleatët e saj “do t’i vendosin kosto Rusisë për agresionin e saj të vazhdueshëm”, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, gjatë një takimi të Grupit të Kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës, që u mbajt në selinë e NATO-s më 15 tetor.

Përveç armëve, një pyetje tjetër kryesore mbetet: A do të ashpërsojë Trumpi sanksionet ndaj Rusisë? Deri tani, ai ka qëndruar pasiv, përveç se ka vendosur tarifa më të larta ndaj Indisë për shkak të blerjes së naftës ruse.

Zelensky ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme nga Uashingtoni të ashpërsojë sanksionet, por ka pasur pak diskutime për masa të reja para samitit.

Reagimi i Rusisë

Moska e ka paralajmëruar Uashingtonin që të mos i ofrojë Ukrainës raketat Tomahawk, me ish-presidentin Dmitry Medvedev që bëri një kërcënim bërthamor, duke thënë se kjo “mund të përfundojë keq për të gjithë,” pasi Rusia nuk do të mund të dallonte nëse një raketë ishte konvencionale apo bërthamore.

Putin ka pohuar se furnizimi me raketa Tomahawk do të përfshinte Shtetet e Bashkuara direkt në luftë, duke pretenduar se personeli amerikan do të duhej të operonte çdo lëshues të raketave, një pretendim që analistë si Cancian, Coffey dhe Eaglen e kundërshtuan.

Disa analistë kundërshtuan deklaratat e Medvedevit, duke i cilësuar thjesht si kërcënime boshe. Analistët kanë përmendur se Medvedevi, që tani është zëvendëssekretar i Këshillit të Sigurisë së Putinit, edhe në të kaluarën ka bërë kërcënime të tilla bërthamore.

“Mendoj se shqetësimet e tyre janë të sinqerta, por në të njëjtën kohë, Rusia përdor shpesh retorikë bërthamore për të ndikuar te ne që të mos i ofrojmë këto sisteme Ukrainës dhe kërcënimet bërthamore, në këtë kontekst, nuk më duken të besueshme”, tha Massicot.

Cancian tha se Rusia është “e irrituar” nga mundësia që Ukraina të sigurojë Tomahawk, por theksoi se “nuk ka dyshim që [këto raketa] janë konvencionale”.

Ai tha se sulmet ndaj objekteve energjetike ndoshta janë shansi më i mirë i Ukrainës për “t’i bërë presion Rusisë mjaftueshëm që ajo të shkojë në tryezën e negociatave”.

Por, nuk ka garanci se kjo do të ndodhë.

“Kjo nuk do ta detyrojë Putinin të ulet në tryezë”, tha Galeotti, duke iu referuar një skenari ku Kievi do të pranonte raketat Tomahawk. “Madje, me dronët e tij mbi Evropë dhe ndryshimet ligjore që i lejojnë të dërgojë rezervistë në luftë, ai [Putin] po sinjalizon se ka po ashtu opsione për ta përshkallëzuar situatën”.

“Për Putinin, lufta në Ukrainë është një betejë ekzistenciale për vendin e Rusisë në botë, si dhe për trashëgiminë e tij historike. Putin është me të vërtetë i gatshëm të luftojë ‘për aq kohë sa të jetë e nevojshme’ për të nënshtruar Ukrainën”, tha Kim nga Grupi i Krizave.

“Edhe pse Rusia mund të mos ketë arritur fitore të rëndësishme në fushëbetejë këtë vit, Kremlini beson se do të triumfojë në luftën rraskapitëse të shoqëruar me zvogëlimin e mbështetjes perëndimore”, theksoi ai.

Përgatiti: Mimoza Sadiku
Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG