Nga frika se jeta e tij ishte në rrezik, Ernest Suleymanov iku nga Krimeja pasi forcat ruse zaptuan gadishullin nga Ukraina, më 2014. Tani, ai drejton një restorant në kryeqendrën polake, Varshavë, përballë Ambasadës ruse.
Gjashtëqind minatorë janë thirrur në ushtrinë ukrainase, nga një minierë 370 metra nën tokë, në rajonin e Dnipropetrovskut. Gratë kanë mbushur shumicën e boshllëqeve pasi qeveria ndryshoi ligjin në mënyrë që t’i lejojë gratë të punojnë në miniera, në një përpjekje që t’i mbajë ato hapur.
Një ekip i Radios Evropa e Lirë po xhironte dhjetëra kilometra larg vijës së frontit, në rajonin e Donjeckut, në Ukrainë, kur ata papritmas u tronditën nga shpërthime. Gazetaret Yevheniia Kytaiva dhe Anna Kudriavtseva shpëtuan, dhe nxituan t’u jepnin ndihmën e parë ushtarëve të plagosur ukrainas.
Dhjetëra udhëheqës botërorë, përfshirë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të marrin pjesë në Konferencën e sivjetme të Munihut për Sigurinë. Luftërat në Ukrainë dhe në Gazë pritet të dominojnë ngjarjen që do të zhvillohet në qytetin jugor gjerman.
Violetta Oliynyk, artiste dhe argjendare, tani është e zënë duke ndërtuar dronë për përdorim në vijat e frontit, ku po shërbejnë vëllezërit dhe babai i saj.
Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë, Maryan Kushnir, shkoi në llogoret e ftohta në verilindje të Ukrainës, ku forcat e Kievit po përballen me mot të ashpër dhe sulme artilerie, në një luftë që po zgjat dhe në dukje të pafund. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Në shkurtin e vitit 2022, mjeku i ushtrisë ukrainase, Yuriy Armash, u zu rob në Herson, u torturua dhe u mbajt disa muaj. Përderisa ndodhej në robëri, ai shfrytëzoi përgatitjen e tij mjekësore për t’i trajtuar të burgosurit e tjerë ukrainas. Disa thonë se ai ua shpëtoi jetën.
Organizata ukrainase e vullnetarëve, Unburned, ofron trajtim estetik mjekësor për njerëzit që kanë pësuar dëmtime të lëkurës, si rezultat i pushtimit nga Rusia. Rehabilitimi dhe rikonstruktimi mundësohet pa pagesë për ata që kanë pësuar djegie lufte.
Një nënë ukrainase ka rrëfyer për Radion Evropa e Lirë se si ajo dhe binjaket e saj i mbijetuan më 2022 bombardimit të spitalit të lindjes në qytetin-port ukrainas të Mariupolit, dhe se si ajo i nxori fëmijët e saj drejt një vendi të sigurt.
Ushtarët ukrainas po prodhojnë me printerë 3D pjesë për flotën e tyre të dronëve vëzhgues dhe kamikazë. Dronët po përdoren në vijën e frontit, afër qytetit të Avdijivkës, në rajonin ukrainas të Donjeckut, ku trupat ruse dhe ukrainase po vazhdojnë të luftojnë për kontroll të territorit.
Kateryna Ukrayinets ishte në muajin e katërt të shtatzënisë, kur mori vesh se bashkëshorti i saj ishte vrarë duke e mbrojtur Ukrainën kundër forcave ruse. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, e veja 21-vjeçare ka thënë se nuk kishte ide se si do të jetonte pa babanë e fëmijës së saj.
Trupat ukrainase po vazhdojnë të mbahen në Avdijivka, teksa forcat ruse po e sulmojnë qytetin industrial në rajonin e Donjeckut. Moska nisi një ofensivë në zonë në fillim të tetorit, në një përpjekje për të zaptuar territorin në front.
Ish-mjeku ushtarak ukrainas, Roman Zamriy, tregon tmerret dhe sfidat gjatë përkujdesjes në vijën e frontit, përfshirë gabimet fatale të bëra gjatë luftimeve.
Pasi pësoi lëndime serioze në betejë kundër forcave ruse, një ushtar ukrainas, që po merr trajtim mjekësor në Bruksel, ka gjetur një frymëzim të ri për jetë – te ukrainishtfolësja e rritur në Belgjikë, Lidia Zubrytska.
Gjatë një misioni të shpejtë sulmues, një pilot ukrainas i një helikopteri Mi-8 tregon sekretet e sukseseve të ekuipazhit të tij: fluturime të ulëta, kthesa të shpejta, si dhe një ekip i dedikuar mbështetës.
Pasi i ikën pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga ana e Rusisë më 2022, rreth 14.000 shtetas ukrainas që janë strehuar në Izrael, e kanë gjetur veten përsëri nën sulme, teksa militantët e grupit palestinez, Hamas, nisën një sulm të paprecedent ndaj vendit.
Teksa ndanë xhirime të realizuara me kamerat trupore, ushtarët ukrainas kujtuan rolin e tyre në çlirimin e Klishçijivkës së okupuar nga rusët, në rajonin e Donjeckut. Ata përshkruan kaosin mes ushtarëve armiq, teksa disa prej tyre u përpoqën të dorëzoheshin, përderisa të tjerët luftuan deri në fund.
Dhjetëra persona, përfshirë një vajzë gjashtëvjeçare, u vranë nga një sulm rus, i cili goditi një kafene gjatë një mbledhjeje komemorative në një fshat në rajonin e Harkivit, në Ukrainën verilindore, më 5 tetor, sipas zyrtarëve ukrainas.
Shfaq më shumë