Momenti kur predha ruse ra pranë ekipit të REL-it në Ukrainë
Një predhë ruse gati e goditi drejtpërdrejt një ekip gazetarësh të Radios Evropa e Lirë në vijën e frontit, në rajonin e Donjeckut, në Ukrainë. Korrespondenti Roman Pahulych dhe kameramani Pavlo Kholodov po xhironin me një njësit dronësh të ushtrisë ukrainase më 10 tetor kur ndodhi sulmi. Ata dhe ushtarakët e plagosur ukrainas u evakuuan në një pikë stabilizimi për kontrolle mjekësore dhe trajtim, ndërsa më vonë u liruan. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)
Përmbajtja
-
5 qershor 2026A e zgjidh vota e 7 qershorit krizën politike në Kosovë?
-
3 qershor 2026Pse po protestohet për Zvërnecin?