Derisa forcat ruse përpiqen të futen më thellë në lindje të Ukrainës, me synimin që ta pushtojnë të gjithë rajonin e Donjeckut, fotografi i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, fotografon përpjekjet intensive të një njësie artilerie ukrainase që mbron qytetin me rëndësi strategjike, Pokrovsk. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Lufta e artiljerëve ukrainas për Pokrovskun

1
Dmytro, një anëtar i Brigadës së 15-të të Gardës Kombëtare të Ukrainës, hedh një gëzhojë të shpenzuar pasi qëlloi mbi pozicionet ruse pranë Pokrovskut, më 5 shtator. Qyteti është qendër kryesore logjistike për ushtrinë ukrainase,
Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi më 8 shtator se forcat e saj kishin pushtuar qytetin Novohrodivka, rreth 12 kilometra nga Pokrovsku.
Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi më 8 shtator se forcat e saj kishin pushtuar qytetin Novohrodivka, rreth 12 kilometra nga Pokrovsku.

2
Një ushtar ukrainas përgatit predha 105 milimetërshe.
Nëse bie Pokrovsku, i cili dikur kishte një popullsi prej rreth 60.000 banorësh, Ukrainës mund t'i duhet të tërhiqet në Çasiv Jari, duke e çuar vijën e parë më afër Kramatorskut.
Nëse bie Pokrovsku, i cili dikur kishte një popullsi prej rreth 60.000 banorësh, Ukrainës mund t'i duhet të tërhiqet në Çasiv Jari, duke e çuar vijën e parë më afër Kramatorskut.

3
Kjo njësi artilerie, e ngarkuar për zmbrapsjen e përparimeve të forcave ruse, gjuan qindra fishekë çdo ditë.

4
Yuriy, një 40-vjeçar që doli vullnetar për të luftuar një ditë pas pushtimit të plotë të Rusisë më 24 shkurt 2022, del nga bunkeri i tij për një kafe të nxehtë në një moment qetësie të shkurtër gjatë luftimeve.