Sulmi i fundit i raportuar me dronë detarë në Detin e Zi nuk përbën herën e parë që Ukraina supozohet se ka përdorur armë të tilla. Një ekspert detar ka treguar për projektin e Radios Evropa e Lirë, Current Time, se si Ukraina me sa duket po përdor dronë detarë për të goditur anijet ruse.
Në muajin maj të vitit 2022, Volodymyr Labuzov u burgos kur forcat ruse morën kontrollin e portit ukrainas të Mariupolit pas disa javësh luftime. Labuzov, një mjek ushtarak që kishte punuar në një spital të improvizuar në këtë zonë, u bë një nga 2.500 personat e burgosur nga forcat ruse.
Në Kiev të Ukrainës, përfundoi çmontimi i stemës sovjetike nga monumenti "Mëmëdheu", i cili filloi më 30 korrik. Është planifikuar që deri në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, në vend të stemës së Bashkimit Sovjetik, të vendoset emblema ukrainase.
Ushtari ukrainas, Serhiy Raylyan, 26-vjeçar, ka humbur që të dyja këmbët dhe shikimin, pasi automjeti i tij shkeli mbi një minë në verën e vitit 2022, pranë vijës së frontit, në rajonin e Donjeckut, në Ukrainë.
Banakier, kryetar komune, muzikant, mekanik, elektricist dhe shumë profesione të tjera. Radio Evropa e Lirë ka pyetur pjesëtarë të ushtrisë ukrainase se çfarë profesionesh kanë pasur në jetën civile.
Anton Kotsko nga qyteti i Borisllavit, në rajonin perëndimor të Lvivit, në Ukrainë, është diagnostikuar me kancer në tru katër vjet më parë, por trajtimi i tij është ndërprerë nga pushtimi i vendit të tij nga Rusia. Tani 14-vjeçar, ai po jeton në Republikën Çeke, ku edhe po mjekohet.
Ushtarët ukrainas që po luftojnë në rajonin e Zaporizhjës, po përballen me barazhe sulmesh nga ana e forcave ruse, të cilat po përpiqen të ruajnë kontrollin e rrugëve të vlefshme strategjike të furnizimit.
Njësitet ukrainase të vëzhgimit ajror po bashkëpunojnë ngushtë me këmbësorinë në kundërofensivën ndaj forcave okupuese ruse. Radio Evropa e Lirë ka kaluar një ditë me pjesëtarët e një brigade të mekanizuar të ushtrisë ukrainase në vijën e frontit, në rajonin e Zaporizhjës.
Ushtarët ukrainas po avancojnë përreth Bahmutit me tanke të kapura ruse. Trupat ukrainase i morën automjetet luftarake ruse gjatë operacioneve të kundërofensivës në rajonin e Harkivit, vitin e kaluar.
Vladyslav Vashchuk ka luajtur futboll për Dinamo Kievin dhe ka përfaqësuar vendin e tij, Ukrainën, në skenën ndërkombëtare, para se të tërhiqej nga sporti më 2011. Tani, ai i është bashkuar ushtrisë ukrainase.
Një ministër ukrainas shprehu shqetësimet e tij për strehët e mbyllura në Kiev, pas një inspektimi fillestar që iu bë atyre. Kjo ndodhi pas vrasjes së tre civilëve - përfshirë një vajzë 9 vjeçe - të cilët nuk arritën të hynin në një strehë më 1 qershor, pasi ishte e mbyllur.
Punonjësit e uzinës bërthamore të Çernobilit thonë se ushtarët rusë kanë shfaqur shenja helmimi nga rrezatimi, gjatë okupimit të tyre. Ata thonë se disa ushtarëve u janë shfaqur fshika, ndërsa disa prej tyre villnin, pas shpërfilljes së paralajmërimeve kundër hapjes së llogoreve në tokë radioaktive.
Banorët e Hersonit panë se si ujërat e përmbytjeve përfshinë lagjet e tyre pranë lumit Dnjepër, pasi diga Nova Kahovka u hodh në erë. Zyrtarët ukrainas thonë se dhjetëra mijëra njerëz jetojnë në zona të rrezikuara.
Ekipet e Radios Evropa e Lirë kapën pamjet e para të përmbytjeve në qytetin jugor të Ukrainës, Herson, pasi një digë e madhe, e pushtuar nga forcat ruse, u hodh në erë. Incidenti çoi në evakuime masive të banorëve. (Përgatitën: Valona Tela dhe Lendi Susuri)
Denys Kharlashyn, 17-vjeçar, ka jetuar me familjen e tij në Mariupol, teksa forcat ruse e kanë kthyer qytetin në gërmadhë. Adoleshenti ukrainas ka vendosur të shkruajë përvojën e tij në një ditar.
Një zëdhënës i ushtrisë ukrainase ka thënë më 22 maj se forcat ruse kanë rënë “në grackë” në Bahmut dhe se trupat ukrainase janë duke avancuar për t’i rrethuar rusët brenda në qytet.
Një grua ukrainase ka ndihmuar në identifikimin e një ushtari rus, për të cilin ka thënë se e ka dhunuar, kur fshati i saj, në afërsi të Kievit, është pushtuar nga forcat ruse.
Një njësi ajrore e ushtrisë së Ukrainës po përpiqet t’i pengojë forcat ruse nga kapja e Bahmutit. Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë, Maryan Kushnir, kaloi dy ditë në vijën e frontit me ushtarë ukrainas, të cilët ndanë përshtypjet e tyre rreth luftimeve në zonë.
Ish-deputetja suedeze, Caroline Nordengrip, aktualisht vullnetare në këmbësorinë ukrainase, thotë se ka zgjedhur t’i bashkohet luftës kundër agresionit rus, sepse Ukraina është “një vend i mrekullueshëm”, për lirinë dhe paqen e së cilës ia vlen të rrezikohet.
Shfaq më shumë