"S'duhet të nënvlerësohen": Trupat ukrainase përshkruajnë koreanoveriorët e kapur
Ukraina publikoi këtë javë një video që shfaq dy luftëtarë koreanoveriorë, të kapur nga forcat ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë. Mijëra burra nga Koreja e Veriut raportohet të jenë dislokuar për t’i ndihmuar Rusisë përballë forcave ukrainase që kanë zaptuar territor atje. Në një intervistë me Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë, ushtarët e përfshirë në kapjen e koreanoveriorëve i kanë përshkruar ata si luftëtarë me përvojë, të cilët u frikoheshin reperkusioneve ndaj familjeve të tyre në atdhe. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ekrem Fazliu)
Përmbajtja
-
17 korrik 2025
Pse po e mbron Izraeli pakicën druze në Siri?
-
16 korrik 2025
Çfarë bëri Supremja?
-
14 korrik 2025
Gjahtarët ukrainas të dronëve patrullojnë rrugët në front