Pasi familja Kolisnichenko mori vesh se në banesën e saj në Krime banonte një person të cilin ajo fare nuk e njihte, pjesëtarët e saj e kuptuan se Rusia ua kishte zaptuar pronën në mungesën e tyre.
Dronët rusë që po patrullojnë përreth Çasiv Jarit, në rajonin e Donjeckut, në Ukrainë, e kanë bërë tejet të rrezikshëm udhëtimin drejt dhe prej qytetit në vijën e frontit.
Shumë gazetarë në Ukrainë thonë se janë të lodhur fizikisht dhe emocionalisht.
Shumë banorë në Kiev, të intervistuar nga Radio Evropa e Lirë, ngulmuan se integriteti territorial i Ukrainës duhet të respektohet.
Gjashtëmbëdhjetëvjeçari Vladyslav Rudenko ndodhej në banesën e tij, në rajonin e Hersonit, kur ushtarët rusë e detyruan të shkonte në Krimenë e okupuar.
Më shumë se dy muaj pasi një dron rus ia shkaktoi një vrimë të madhe, autoritetet ukrainase po vazhdojnë të kërkojnë mënyra për riparimin e mburojës së uzinës bërthamore të Çernobilit.
Trupat ukrainase, që po luftojnë për të mbrojtur pozicionet në verilindje të rajonit të Harkivit, thonë se shpëtuan për pak nga rrethimi i forcave ruse, që po përparonin.
Ndërsa shitjet globale të Tesla-s kanë pësuar një rënie të ndjeshme gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, marka e automjeteve elektrike ka përjetuar një rritje të shitjeve në Ukrainë.
Udhëheqës ushtarakë nga disa vende po zhvillojnë bisedime këtë javë në selinë e marinës turke në Ankara, të përqendruara në sigurinë në Detin e Zi në rast se arrihet një marrëveshje armëpushimi mes Rusisë dhe Ukrainës.
Njerëzit vendosën lule për të kujtuar viktimat e një sulmi vdekjeprurës me raketa ruse në qytetin ukrainas, Sumi.
Një njësi e pilotëve ukrainas të dronëve, e vendosur në Pokrovsk, po punon për ta mbrojtur këtë qytet të vijës së parë të frontit nga një valë sulmesh ruse.
Ekuipazhet e dy anijeve ukrainase për zbulimin e minave detare po trajnohen në Britani, për t’u përgatitur kështu për një mision të ardhshëm në Detin e Zi. Ato pritet të vendosen vetëm në rast të arritjes së një armëpushim të qëndrueshëm mes Rusisë dhe Ukrainës.
Qyteti i Siverskut, në rajonin e Donjeckut, në Ukrainë, është rrafshuar gati krejtësisht. Banorët e paktë që kanë mbetur jetojnë në bodrume, për t’u mbrojtur nga sulmet e përditshme ajrore ruse.
Armët e prodhimit amerikan vazhduan të përdoren aktivisht në fushëbetejat e Ukrainës, pavarësisht një pezullimi të përkohshëm të ndihmave ushtarake nga Shtetet e Bashkuara. Dërgesat e municioneve dhe armëve vazhduan më 12 mars, pasi u ngrinë për pak më shumë se një javë.
Forcat ruse po vazhdojnë përparimin e tyre të shpejtë në rimarrjen e territorit në rajonin e Kurskut dhe më 12 mars pretenduan se kanë marrë kontrollin e qytezës Sudzha, teksa presidenti rus, Vladimir Putin, takoi komandantët ushtarakë duke iu bërë thirrje që të vazhdojnë përparimin.
Pamjet me dron mbi varrezat ushtarake në Ukrainë zbulojnë shkallën e humbjeve njerëzore nga konflikti në këtë vend. Ndërsa pushtimi i plotë nga Rusia ka hyrë në vitin e katërt, Qeveria ukrainase i mban të klasifikuara shifrat zyrtare të viktimave.
Teksa forcat ukrainase po ballafaqohen me sulme ajrore ruse, ato po shohin një numër në rritje të dronëve me fibra optike – armë të kontrolluara nga tela të hollë që zgjaten teksa ato fluturojnë drejt objektivit të tyre.
Forcat ukrainase, të cilat po e mbajnë të okupuar një pjesë të rajonit të Kurskut në Rusi që nga vera e kaluar, ndodhen nën trysni të vazhdueshme ushtarake dhe mund t’iu duhet ta braktisin territorin, thonë analistët e intervistuar nga Radio Evropa e Lirë.
Ushtria ukrainase filloi të rekrutojë 18 deri në 24-vjeçarë, në baza vullnetare, pasi forcat e saj të armatosura janë duke u përballur me mungesa të mëdha në luftën kundër trupave pushtuese ruse.
Një bazë nëndetësesh në Balaklava dikur ishte një sekret sovjetik, më pas u rihap si një muze turistik. Tani, aktivistët pretendojnë se baza po riaktivizohet edhe një herë për luftimin e anijeve ruse.
Shfaq më shumë