Sumi kujton viktimat e sulmit vdekjeprurës me raketa ruse
Njerëzit vendosën lule për të kujtuar viktimat e një sulmi vdekjeprurës me raketa ruse në qytetin ukrainas, Sumi. Të paktën 34 persona u vranë dhe 117 u plagosën në sulmin e 13 prillit, i cili ndodhi në mesditë ndërsa njerëzit ishin mbledhur në qendër të qytetit për të shënuar festën e krishterë, e njohur si e Diela e Larit.