Gazetarët në veri të Serbisë po përballen me “nivele të paprecedente” të kanosjes, përfshirë kërcënime me dhunë fizike. Dinko Gruhonjiq ka gjetur kërcënime me vdekje të shkruara para shtëpisë së tij. Ai është një ndër shtatë gazetarë në Serbi që janë kërcënuar gjatë marsit.
Emigrantë që u përpoqën të hynin në Serbi nga Maqedonia e Veriut, duke ndjekur rrugën drejt Bashkimit Evropian, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se policia e Serbisë i ka rrahur me shkopinj gome.
Një pemë ulliri, e cila llogaritet të jetë 2200-vjeçare, në qytezën malazeze të Tivarit, ndodhet në rrezik, pasi është zbuluar se një pjesë e saj po thahet. Tashmë ka nisur puna për një sistem të ri drenazhi, në përpjekje për të shpëtuar pemën e lashtë.
Qytetarë të Bosnjë e Hercegovinës, të cilët jetojnë afër minierave të hapura të qymyrit, druajnë se gërmimet e mëdha po e destabilizojnë tokën e tyre dhe se mihjet mund të jenë duke u zgjeruar ilegalisht nën pronat e njerëzve.
Protestat janë përhapur në të gjithë Bosnjë e Hercegovinën pasi një burrë transmetoi drejtpërdrejt vrasjen e ish-gruas së tij në Instagram. Në funeralin e Nizama Hecimoviqit morën pjesë mijëra njerëz.
Aktivisti rus kundër luftës, Vladimir Volokhonsky, ka ikur në Serbi, pasi është përballur me arrestim në atdhe, por tani i frikohet dëbimit në Rusi. Kundërshtarët e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës thonë se Serbia po koordinohet gjithnjë e më shumë me Kremlinin për t’i shënjuar ata.
Si ishin dikur dhe si janë pas dy dekadash lagjet më të famshme të Shkupit? Teksa pamjet e vitit 2003 nga lart tregojnë zona të gjelbëruara në hapësira publike, më 2023 të njëjtat vende shihen të mbushura me komplekse të mëdha banimi.