Rrahman Osmani është operator i studios në byronë në Prishtinë të Radios Evropa e Lirë.
Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, është mbajtur Parada e Krenarisë. Gjatë kësaj jave u zhvilluan aktivitete të ndryshme për promovimin e barazisë dhe fuqizimin e komunitetit LGBTI+.
Kaltrinë Rrustemi, artiste pamore dhe skulptore, tash e një vit ka ardhur në Prishtinë, nga Zvicra, ku është lindur, është rritur dhe ka studiuar. Ajo thotë se ka arritur në masë të madhe të integrohet në shoqërinë kosovare.
Gati 15 muaj që nga nisja e luftës në Ukrainë, organizata Medica Gjakova po u ofron disa mësime organizatave në Ukrainë se si t’i trajtojnë rastet e dhunës seksuale gjatë luftës.
Nga sot e deri më 2 qershor, Kosova do të jetë nikoqire e stërvitjes më të madhe ndërkombëtare në rajonin e Ballkanit, "Defender Europe 2023" [Mbrojtësi i Evropës 2023], që do të mbahet në Babaj të Bokës të Gjakovës. Ceremonia e hapjes u mbajt të dielën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Arinjtë Andri, Kassandra, Vini, Rina, Ari, Nala, Mali, Hana, Mira, Ero, Anik, Lena, Hope, Stivi, Ema, Oska, Roni, Tomi, Gjina dhe Pashuku janë banorët simpatikë të Pyllit të Arinjve Prishtina. Vitin e fundit, ky pyll është pasuruar me ardhjen e luanit, Gjoni.
Në qendër të një lufte për pushtet janë dy gjeneralë nga fraksione rivale ushtarake. Tensionet mes tyre janë rritur së voni, për shkak të mënyrës sesi duhet të shkojë vendi drejt sundimit civil.