Shiu shkakton dëme në Onkologji
Si pasojë e reshjeve të shiut fundjavën që shkoi (5 dhe 6 gusht), në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë shkaktuar dëme. Por, pavarësisht zotimeve se dëmet do të sanohen, gjendja vazhdon të jetë e njëjtë dhe pacientët po detyrohen që të marrin terapinë në kushte të tilla.
 
1
Tavani në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pësoi dëme si pasojë e rreshjeve të shiut. 
 
2
Dy kompani janë duke punuar në renovimin e kulmit, por nuk kanë arritur që ta mbulojnë atë me kohë dhe shiu i fundjavës së shkuar ka depërtuar brenda Onkologjisë. 
 
3
Dokumente të ndryshme për pacidentët janë dëmtuar si pasojë e shiut. 
 
4
Shiu ka shkaktuar dëme të ndryshme brenda Klinikës së Onkologjisë, përfshirë edhe rreth paneleve ndriçuese. 
 
 
 
