Prishtina shijon Festivalin e Gastronomisë
Festivali i Gastronomisë në Prishtinë i ka hapur të enjten dyert në sheshin Adem Jashari. Ai do të jetë i hapur deri më 27 korrik. Festivali synon t’i promovojë të gjitha aspektet e kuzhinës dhe traditave të shqiptarëve. “Çdo ditë, Festivali do të sjellë shije unike të shefave vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe performanca muzikore të jashtëzakonshme”, është thënë në njoftimin e këtij viti të festivalit. Natën e parë e ka hapur këngëtari Armend Rexhepagiqi.
 
1
Qytetarët kanë nisur të mblidhen në sheshin Adem Jashari pak para orës 17:00, kur edhe ka nisur festivali zyrtarisht.
 
 
2
Edhe moti ka qenë në favor të festivalit. Nxehtë.
 
 
3
Këtë vit është duke u mbajtur edicioni i tretë i festivalit.
 
 
4
Në publik janë parë të gjitha moshat, qoftë për të shijuar ushqime, qoftë për muzikë.
 
 
 
 
