Papa Benedikti XVI filloi vizitën katërditore në Britani. Kjo është vizita e parë e Papës pas 28 vjetësh dhe e para vizitë shtetërore. Mbretëresha Elizabeta II e priti Papën në rezidencën e saj në Edinburg, në Skoci. Pontifikati shpreson t’i përmirësojë marrëdhëniet e shtrënguara ndërmjet Kishës katolike dhe anglikane.
Irani ka filluar ushtrimet ushtarake të shkallës së gjerë në Gjirin Persik, në periudhën e mospajtimeve me Perëndimin lidhur me programin e kontestuar bërthamor iranian. Pentagoni tha dje se aksioni ushtarak i Shteteve të Bashkuara kundër Iranit, mbetet opsion, megjithëqë Uashingtoni po zhvillon diplomaci dhe po i shtyn sanksionet ekonomike, për t’i ndalur aktivitetet atomike të Iranit.
Fantazmat e luftës së Bosnjës janë rikthyer sërish këtë javë. Të hënën filloi gjykimi i Radovan Karaxhiqit në Gjykatën e Hagës. Në të njëjtën ditë, autoritetet britanike arrestuan ish-udhëheqësin boshnjak të luftës, Ejup Ganiq. Të dyja rastet kanë nisur një debat të ashpër mes serbëve e boshnjakëve rreth ngjarjeve të fillimluftës në Bosnjë.
Në 20-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit dhe kolapsit të komunizmit në pjesën më të madhe të Evropës Lindore, Radio Evropa e Lirë hedh një vështrim mbi ngjarjet dinamike të 1989-ës, që riformësuan skenën politike në botë.
Presidenti Barack Obama tha se "strategjia dalëse" e Shteteve të Bashkuara do të jetë pjesë e politikës së re gjithëpërfshirëse amerikane për Afganistanin dhe Pakistanin.
Amerikanët më 12 shkurt festojnë ditëlindjen e 200-të të presidentit të tyre të 16-të, Abraham Lincoln. Ai njihet si një nga liderët më të mëdhenj amerikanë. Për të kuptuar më thellësisht trashëgiminë e Lincolnit, për Radion Evropa e Lirë flet historiani Rodney O.Davis.
Gazetari Thomas Crampton i kaloi pesë ditë duke mbuluar Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Crampton i tha Radios Evropa e Lirë se për dallim nga tubimet e mëparshme në Davos, ky i sivjetmi i ka lënë një ndjenjë të "depresionit ekstrem".