Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit, duke e akuzuar se ka bashkëpunuar me Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA) dhe se, në një rast tjetër, ka shantazhuar një person për një shumë prej mbi 13 mijë eurosh.
Pas gërmimeve që zgjatën katër javë, të hënën Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur e prezantoi një raport në Prishtinë lidhur me këtë proces.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kundërshtuar thirrjet për mbajtjen e zgjedhjeve në Ukrainë gjatë luftës, duke i cilësuar ato si “një cunam” që do të “përçante Ukrainën”, në një kohë kur Rusia po i intensifikon sulmet e saj vdekjeprurëse.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, u zotua se do të përshpejtojë dërgimin e raketave të reja për pengimin e sulmeve ajrore në Ukrainë.
Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Serbi e kanë vlerësuar me rëndësi të madhe politike praninë konkrete institucionale të Shqipërisë në Luginë të Preshevës, përmes hapjes së një konsullate në Bujanoc.
Në Durrës të Shqipërisë, autoritetet thanë se kanë arrestuar tre shtetas të Kosovës, dhe kanë sekuestruar rreth 80 kilogramë kanabis të llojit "Gelato", që dyshohet se u trafikua nga Kanadaja për t'u shpërndarë më pas në Shqipëri dhe Kosovë.
Një sulm me dronë rusë ndaj një qendre tregtare në qytetin ukrainas Krivji Rih më 21 gusht, la të vrarë të paktën 16 persona dhe plagosi më shumë se 130 të tjerë, përfshirë 23 fëmijë, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike.
Prokuroria e Shtetit në Qarkun e Splitit ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave të akuzuar për spiunazh, përkatësisht ndaj një piloti kroat, që kishte shërbyer në misionin e KFOR-it, dhe partneres së tij serbe.
Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, deklaroi se do të ishte “nder” për deputetët e legjislaturës së 11-të që ish-presidenti Hashim Thaçi të zgjidhej sërish në këtë post.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se institucionet e vendit janë në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in për hapjen e plotë të urës kryesore mbi lumin Ibër dhe “marrjen tërësisht nën kontroll” të saj nga Policia e Kosovës.
Mungesa e luftës në Afganistan gjatë pesë vjetëve që kur talianët rimorën pushtetin, teksa forcat ndërkombëtare u tërhoqën nga vendi, nuk nënkupton siguri për popullin afgan, u tha në një panel diskutimi të organizuar nga Radio Evropa e Lirë (REL).
Gjykata Speciale do ta shpallë më 16 shtator në Hagë aktgjykimin në rastin ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha e një arsenal armësh, municionesh, e uniformash ushtarake u gjetën në fshatrat përreth Kalludrës së Zubin Potokut
NATO vlerëson se çdo vendim për rihapjen e mundshme të urës mbi lumin Ibër për trafik të veturave duhet “adresojë nevojat e të gjitha komuniteteve lokale”.
Prokuroria Speciale dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore thanë se në Zubin Potok, në lokacionet ku dyshohet se ka varre masive, bazuar në vlerësimet preliminare janë identifikuar mbetje kockore që dyshohet se u përkasin të paktën 23 individëve.
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë pas pretendimeve për keqtrajtimin e një qytetari serb, të identifikuar vetëm me inicialet N.R.
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, po takohen të martën në përpjekje për të arritur pajtim për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Komisioni Evropian (KE) tha të martën se pret “koordinim efektiv dhe konsultime kuptimplota ndërmjet komunave të prekura dhe institucioneve qendrore të Kosovës” për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër.
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar se Lëvizja Vetëvendosje do të ketë "takim së shpejti" me Lidhjen Demokratike të Kosovë, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri të shtetit.
Shfaq më shumë